{"id":71,"date":"2006-04-25T23:17:56","date_gmt":"2006-04-25T21:17:56","guid":{"rendered":"http:\/\/psikologjia.com\/?p=71"},"modified":"2006-04-25T23:17:56","modified_gmt":"2006-04-25T21:17:56","slug":"zhvillimi-normal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/psikologjia-e-zhvillimit\/zhvillimi-normal\/","title":{"rendered":"Zhvillimi Normal"},"content":{"rendered":"<p>N&euml;se do t&euml; ndaleshim tek psikologjia e zhvillimit, do t&euml; v&euml;renim se f&euml;mij&euml;ria dhe adoleshenca ndahen n&euml; kat&euml;r periudha: <\/p>\n<ol>\n<li>foshnj&euml;ria, <\/li>\n<li>f&euml;mij&euml;ria e hershme, <\/li>\n<li>periudha e latenc&euml;s dhe <\/li>\n<li>adoleshenca<\/li>\n<\/ol>\n<p><!--more--><br \/><span style=\"font-size: 10pt; font-family: Verdana\"><\/p>\n<p align=\"justify\">Po t&euml; analizojm&euml; se&ccedil;il&euml;n prej tyre do t&euml; shohim se n&euml; tre prej fushave t&euml; zhvillimit t&euml; f&euml;mij&euml;s, ndodhin ndryshime t&euml; r&euml;nd&euml;sishme dhe pik&euml;risht:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<div align=\"justify\">n&euml; fush&euml;n e zhvillimit psiko-motor <\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\">n&euml; zhvillimin njoh&euml;s<\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\">n&euml; zhvillimin socialemocional&nbsp;Zhvillimi psikik n&euml;nkupton rritjen psikike dhe zhvillimin motorik t&euml; trupit dhe gjymtyr&euml;ve. <\/div>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p align=\"justify\">Zhvillimi njoh&euml;s, konjitiv n&euml;nkupton zhvillimin e intelektit t&euml; p&euml;rgjithsh&euml;m, por n&euml; t&euml; nj&euml;jt&euml;n koh&euml; edhe zhvillimin e perceptimit, t&euml; p&euml;rq&euml;ndrimit, t&euml; kujtes&euml;s, zhvillimin e t&euml; folurit dhe t&euml; mendimit nga koncepte t&euml; thjeshta n&euml; ato abstrakte. Zhvillimi emocional n&euml;nkupton zhvillimin e t&euml;r&euml;sis&euml; s&euml; emocioneve ndaj vetes dhe t&euml; tjer&euml;ve. Zhvillimi social-shoq&euml;ror p&euml;rfshin njohjen e m&euml;nyrave t&euml; sjelljes q&euml; na japin mund&euml;si t&euml; hyjm&euml; n&euml; shoq&euml;ri me t&euml; tjeret dhe rregullojn&euml; e p&euml;rshtasin jet&euml;n e individit n&euml; komunitet. <\/p>\n<p align=\"justify\">P&euml;r t&euml; kuptuar ndryshimet e zhvillimit ka r&euml;nd&euml;si t&euml; v&euml;m&euml; n&euml; dukje se zhvillimi njer&euml;zor i nj&euml; individi &euml;sht&euml; pasoj&euml; e veprimit t&euml; nd&euml;rsjellt&euml; midis maturimit biologjik dhe p&euml;rvoj&euml;s s&euml; fituar duke m&euml;suar. Maturimi biologjik nuk shkakton automatikisht rritje emocionale. Kjo do t&euml; thot&euml; se zhvillimi psiko-motor &euml;sht&euml; i mundur vet&euml;m n&euml;p&euml;rmjet t&euml; m&euml;suarit, p&euml;rs&euml;ritjes dhe t&euml; q&euml;nit aktiv n&euml; kontakt me mjedisin. N&euml;se nuk do t&euml; kishte maturim biologjik p&euml;r disa lloj pro&ccedil;esesh, veprimesh, at&euml;here do t&euml; ishte e v&euml;shtir&euml; q&euml; k&euml;to lloj veprimesh t&euml; m&euml;soheshin dhe t&euml; praktikoheshin. Veprimet duhet t&euml; m&euml;sohen kur kan&euml; koh&euml;n e tyre, as m&euml; her&euml;t dhe as m&euml; von&euml; p.sh f&euml;mija biologjikisht &euml;sht&euml; gati t&euml; ec&euml; dhe t&euml; flas&euml; zakonisht midis vitit t&euml; par&euml; dhe t&euml; tret&euml; t&euml; jet&euml;s. N&euml;se dikush do t&euml; provonte ta b&euml;nte k&euml;t&euml; pro&ccedil;es m&euml; her&euml;t apo m&euml; von&euml; sigurisht q&euml; do t&euml; d&euml;shtonte.T&euml; nj&euml;jt&euml;n gj&euml; mund ta themi edhe p&euml;r koh&euml;n kur nj&euml; f&euml;mij&euml; m&euml;son t&euml; shkruaj&euml; dhe t&euml; lexoj&euml;. Duke gjykuar nga pik&euml;pamja e modeleve arsimore, &euml;sht&euml; e r&euml;nd&euml;sishme t&euml; njihen koh&euml;t ideale dhe m&euml; t&euml; p&euml;rshtatshme t&euml; t&euml; m&euml;suarit dhe t&euml; zot&euml;rimit t&euml; disa veprimtarive e aft&euml;sive. Vet&euml;m k&euml;shtu nj&euml; kualifikim apo trajnim mund t&euml; jet&euml; i suksessh&euml;m.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<font color=\"#000000\">&nbsp;<\/font> <\/p>\n<ol style=\"margin-top: 0pt\">\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<h4 align=\"justify\">Foshnj&euml;ria<\/h4>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p align=\"justify\">Foshnj&euml;ria p&euml;rfshin dy vitet e para t&euml; jet&euml;s s&euml; njeriut. P&euml;r nj&euml; periudh&euml; t&euml; gjat&euml; kohe ka ekzistuar mendimi se foshnja &euml;sht&euml; nj&euml; q&euml;nie krejt&euml;sisht e varur prej t&euml; tjer&euml;ve. N&euml; dit&euml;t tona ky mendim ka ndryshuar. Tani mendohet se f&euml;mija lind me disa reflekse q&euml; e b&euml;jn&euml; t&euml; mundur mbijetes&euml;n e tij. Shumica e k&euml;tyre reflekseve humbet disa muaj pas lindjes duke u z&euml;vend&euml;suar me veprime motorike t&euml; m&euml;suara. Reflekset m&euml; t&euml; r&euml;nd&euml;sishme tek foshnja i porsalindur jan&euml; refleksi i koll&euml;s dhe i t&euml; teshtitur&euml;s, t&euml; cilat mbajn&euml; t&euml; pastra rrug&euml;t e frym&euml;marrjes dhe refleksi i kapjes dhe i thithjes, q&euml; ndihmojn&euml; f&euml;mij&euml;n t&euml; ushqehet. Mjek&euml;t kan&euml; arritur t&euml; zbulojn&euml; qysh her&euml;t &ccedil;rregullimet neurologjike tek f&euml;mij&euml;t duke ekzaminuar reflekset neonatal&euml;. N&euml; foshnj&euml;ri v&euml;rehet nj&euml; rritje shum&euml; &euml; madhe trupore, si dhe ndryshime t&euml; dukshme n&euml; l&euml;vizje. Aft&euml;sit&euml; p&euml;r t&euml; l&euml;vizur zhvillohen n&euml; t&euml; nj&euml;jt&euml;n m&euml;nyr&euml; si pjes&euml;t e trupit para lindjes.&nbsp;N&euml; muajin e par&euml; f&euml;mija ngre kok&euml;n dhe n&euml; muajin e tret&euml; arrin t&euml; rrotullohet mbi bark. Nd&euml;rmjet muajit t&euml; gjasht&euml; dhe t&euml; shtat&euml; ulet drejt dhe pastaj zvarritet e ngrihet n&euml; k&euml;mb&euml;. N&euml; fund t&euml; vitit t&euml; par&euml; f&euml;mija q&euml;ndron n&euml; k&euml;mb&euml; pa u mbajtur dhe hedh hapin e par&euml;. N&euml; k&euml;t&euml; periudh&euml; muskujt m&euml; t&euml; vegj&euml;l zhvillohen gradualisht dhe f&euml;mija arrin t&euml; kapet pas sendeve dhe t&euml; luaj&euml; me to. Do t&euml; p&euml;rmendim disa prej faktor&euml;ve m&euml; t&euml; zakonsh&euml;m q&euml; pengojn&euml; zhvillimin psiko-fizik t&euml; f&euml;mij&euml;s t&euml; cilat jan&euml; komplikacionet n&euml; lindjet e parakohshme, prematuranca (lindjet n&euml;n pesh&euml;), kequshqyerja, abandonimi dhe neglizhimi.&nbsp;<span>N&euml; vitin e par&euml; t&euml; jet&euml;s zhvillimi i aft&euml;sis&euml; njoh&euml;se t&euml; f&euml;mij&euml;s v&euml;rehet m&euml; shum&euml; n&euml; zhvillimin &euml; perceptimit, t&euml; kujtes&euml;s, nd&euml;rsa n&euml; vitin e dyt&euml; n&euml; zhvillimin e t&euml; folurit. <\/span><span>Ndjeshm&euml;ria tek f&euml;mij&euml;t zhvillohet shum&euml; her&euml;t. &Euml;sht&euml; konstatuar se disa or&euml; pas lindjes f&euml;mij&euml;s i t&euml;rheqin v&euml;mendjen zhurmat e papritura dhe pas disa dit&euml;sh &euml;sht&euml; n&euml; gjendje t&euml; njoh&euml; z&euml;rin e n&euml;n&euml;s. Foshnja parap&euml;lqen z&euml;rin e n&euml;n&euml;s para tingujve t&euml; tjer&euml;. At&euml; e t&euml;rheqin m&euml; shum&euml; tingujt e but&euml; dhe melodit&euml; e fjal&euml;t e k&euml;ng&euml;ve. Ai &euml;sht&euml; n&euml; gjendje q&euml; t&euml; dalloj&euml; objekte t&euml; m&euml;dha, n&euml; nj&euml; distanc&euml; prej 30 cm (kjo &euml;sht&euml; zakonisht distanca midis n&euml;n&euml;s dhe f&euml;mij&euml;s kur e ushqen). N&euml; nj&euml; studim t&euml; kryer nga (Fielda,1982; &Euml;ortman dhe Loftus 1992) ka dal&euml; se foshnja arrin t&euml; dalloj&euml; shprehjet e g&euml;zimit dhe t&euml; trishtimit n&euml; fytyr&euml;n e n&euml;n&euml;s, apo kujdestarit qysh n&euml; 36 or&euml;t e para pas lindjes. F&euml;mij&euml;t reagojn&euml; m&euml; shum&euml; ndaj stimujve q&euml; ndryshojn&euml; n&euml; mjedis, prandaj duhet q&euml; f&euml;mija t&euml; rritet n&euml; nj&euml; ambjent me ngjyra, lodra e tinguj. N&euml; fush&euml;n e zhvillimit social-emocional pas lindjes, f&euml;mija arrin t&euml; shpreh&euml; emocionet ndaj rreziqeve t&euml; mundshme dhe t&euml; reagoj&euml; lidhur me kontaktet me njer&euml;zit e tjer&euml;. P&euml;rmes shprehjes s&euml; emocioneve f&euml;mija arrin ti jape mesazhe t&euml; rriturit p&euml;r at&euml; cka nuk i p&euml;lqen, ose t&euml; shpreh&euml; k&euml;naq&euml;sin&euml; duke buz&euml;qeshur. Kjo &euml;sht&euml; periudha kur midis f&euml;mij&euml;s dhe n&euml;n&euml;s krijohet nj&euml; lidhje e fuqishme emocionale, nj&euml; marr&euml;dh&euml;nie e p&euml;rbashk&euml;t, nd&euml;rsa gjat&euml; vitit t&euml; dyt&euml; t&euml; jet&euml;s f&euml;mija k<br \/>\nrijon lidhje emocionale me an&euml;tar&euml;t e tjer&euml; t&euml; familjes. Krijimi i lidhjeve t&euml; fuqishme dhe i marr&euml;dh&euml;nieve t&euml; nd&euml;rsjellta qysh n&euml; foshnj&euml;ri jan&euml; nj&euml; baz&euml; e r&euml;nd&euml;sishme p&euml;r zhvillimin individual t&euml; f&euml;mij&euml;s n&euml; t&euml; ardhmen.<\/span>&nbsp;Problemet emocionale dhe relacionale tek individi shp&euml;sh jan&euml; rezultat i munges&euml;s s&euml; k&euml;tyre lidhjeve e nd&euml;rprerjes s&euml; atashimit (marr&euml;dh&euml;nies s&euml; p&euml;rbashk&euml;t n&euml;n&euml;-f&euml;mij&euml;).Frika &euml;sht&euml; nj&euml; tjet&euml;r emocion q&euml; shprehet duksh&euml;m tek f&euml;mija. F&euml;mija shpesh reagon i trembur, i frik&euml;suar ndaj situatave apo personave t&euml; ndrysh&euml;m. Tek f&euml;mija I porsalindur shfaqen n&euml; m&euml;nyr&euml; spontane dy lloj&euml; frik&euml;rash: <\/p>\n<ol style=\"margin-top: 0pt\">\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">Frika nga zhurmat e forta dhe,<\/div>\n<\/li>\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">Frika nga mungesa e mb&euml;shtetjes.<\/div>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">N&euml; vitin e dyt&euml; t&euml; jet&euml;s zhvillohet frika nga ndarja. F&euml;mija ka frik&euml; mos humbet lidhjet me njer&euml;zit e af&euml;rm dhe shpreh frik&euml; ndaj t&euml; huajve. Mendohet se k&euml;to lloje frik&euml;rash ekzistojn&euml; tek t&euml; gjith&euml; f&euml;mij&euml;t n&euml; mbar&euml; bot&euml;n dhe reagimi nuk &euml;sht&euml; rezultat i di&ccedil;kaje t&euml; m&euml;suar, por &euml;sht&euml; i lindur. Tek f&euml;mija ekzistojn&euml; mekanizmat mbrojt&euml;s, t&euml; cil&euml;t jan&euml; t&euml; trash&euml;guar dhe tep&euml;r t&euml; domosdosh&euml;m p&euml;r t&euml; mbijetuar.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<strong><em><font color=\"#000000\">&nbsp;<\/font><\/em><\/strong> <\/p>\n<h4 style=\"margin: 0pt 0pt 0pt 18pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">2. F&euml;mij&euml;ria e hershme<\/h4>\n<p style=\"margin: 0pt 0pt 0pt 18pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<span>Kjo periudh&euml; fillon nga viti i dyt&euml; i jet&euml;s deri n&euml; t&euml; gjashtin, deri n&euml; koh&euml;n kur f&euml;mija fillon klas&euml;n e par&euml;. <\/span><span>N&euml; k&euml;t&euml; periudh&euml; kemi nj&euml; ngadal&euml;sim t&euml; zhvillimit fizik. Gjat&euml; f&euml;mij&euml;ris&euml; s&euml; hershme f&euml;mij&euml;t p&euml;rvet&euml;sojn&euml; shum&euml; aft&euml;si, vecan&euml;risht ato q&euml; lidhen me aktivitetin e muskujve m&euml; t&euml; vegj&euml;l t&euml; duarve dhe gishtave, si dhe me koordinimin e gjymtyr&euml;ve. Gjat&euml; k&euml;saj periudhe f&euml;mij&euml;t zot&euml;rojn&euml; disa nga aft&euml;sit&euml; motorie komplekse si p.sh ngasin biciklet&euml;n, lidhin k&euml;puc&euml;t, operojn&euml; mir&euml; me kuba e lodra formuese dhe arrijn&euml; t&euml; vizatojn&euml; objekte q&euml; nuk i kan&euml; prezente. Disa prej faktor&euml;ve m&euml; kryesor&euml; q&euml; pengojn&euml; zhvillimin normal n&euml; f&euml;mij&euml;rin&euml; e hershme jan&euml;; s&euml;mundjet e shpeshta, abandonimi, dhuna, keqtrajtimi fizik. F&euml;mij&euml;t e keqtrajtuar kan&euml; sjellje agresive, hiperaktivitet.<\/span>&nbsp;Tek f&euml;mij&euml;t ndikojn&euml; shum&euml; problemet q&euml; kan&euml; prind&euml;rit. (Padija, padurimi, pap&euml;rgjegj&euml;sia, p&euml;rdorimi i tep&euml;rt i qet&euml;suesve, divorcet, s&euml;mundjet psiqike t&euml; prind&euml;rve). &nbsp;Kur prind&euml;rit ndodhen n&euml; situata stresante t&euml; jet&euml;s si: papun&euml;sia, v&euml;shtir&euml;sit&euml; ekonomike, s&euml;mundjet e ndryshme, ndjehen t&euml; paaft&euml; p&euml;r t&euml; marr&euml; p&euml;rsip&euml;r p&euml;rgjegj&euml;sit&euml; prind&euml;rore. Tashm&euml; &euml;sht&euml; v&euml;rtetuar se f&euml;mij&euml;t q&euml; vuajn&euml; nga keqtrajtimi fizik n&euml; familje jan&euml; t&euml; prirur &euml; b&euml;hen individ&euml; t&euml; dhunsh&euml;m n&euml; t&euml; ardhmen. T&euml; gjitha k&euml;to pasoja ndikojn&euml;duksh&euml;m n&euml; zhvillimin psiko-fizik t&euml; f&euml;mij&euml;s. N&euml; k&euml;to situata &euml;sht&euml; e domosdoshme q&euml; prind&euml;rve tu ofrohet ndihm&euml; psikosociale dhe n&euml; raste tep&euml;r ekstreme tu hiqet e drejta prind&euml;rore, duke j&rsquo;ua larguar f&euml;mij&euml;t. Ka shum&euml; faktor&euml; t&euml; tjer&euml; q&euml; ndikojn&euml; tek f&euml;mij&euml;t duke krijuar probleme t&euml; rritjes e zhvillimit. Mund t&euml; p&euml;rmendim divorcin e prind&euml;rve, lindjen e nj&euml; f&euml;mije tjet&euml;r, p&euml;r t&euml; cilin f&euml;mija i par&euml; nuk &euml;sht&euml; p&euml;rgatitur. F&euml;mij&euml;t fillojn&euml; t&euml; reagojn&euml; me m&euml;nyra t&euml; ndryshme.&nbsp;Sjellja e tyre ndryshon, ata humbasin sigurin&euml;, ndjejn&euml; ankth. Shpesh f&euml;mij&euml;t marrin mbi vete dhe ndjenj&euml;n e fajit, prandaj &euml;sht&euml; e domosdoshme q&euml; t&euml; ndihmohen duk&euml; ju q&euml;ndruar pran&euml;. N&euml; k&euml;to situata f&euml;mija dhe familja duhet t&euml; mb&euml;shteten, pasi ekziston rreziku i nj&euml; regresi n&euml; gjith&euml; zhvillimin e f&euml;mij&euml;s. F&euml;mija mund t&euml; filloj&euml; t&euml; urinoj&euml; nat&euml;n, t&euml; belb&euml;zoj&euml; e t&euml; tjera si k&euml;to.&nbsp;<span>N&euml; trevje&ccedil;arin e dyt&euml; t&euml; jet&euml;s tek f&euml;mija m&euml;ndimi &euml;sht&euml; m&euml; konkret dhe mb&euml;shtetet n&euml; p&euml;rvoj&euml;n personale, n&euml; t&euml; shumt&euml;n e rasteve f&euml;mij&euml;t nuk arrijn&euml; t&euml; b&euml;jn&euml; dallimin midis imagjinat&euml;s dhe realitetit. <\/span><span>Ata jan&euml; plot fantazi. F&euml;mija n&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; nuk ka marr&euml;dh&euml;nie objektive, ai nuk arrin t&euml; b&euml;j&euml; konkluzione logjike p.sh mbledhje, zbritje. Kjo faz&euml; quhet faza e t&euml; menduarit paraoperacional. &Euml;sht&euml; mosha e pyetjeve t&euml; shumta, f&euml;mija &euml;sht&euml; tep&euml;r kurioz. Prind&euml;rit dhe t&euml; rriturit e tjer&euml; duhet t&euml; jen&euml; t&euml; duruar dhe t&euml; qet&euml; p&euml;r t&euml; shuar &ccedil;do kuriozitet f&euml;mij&euml;ror, p&euml;r t&euml; mos d&euml;mtuar lidhjet emocionale t&euml; f&euml;mij&euml;s.<\/span>&nbsp;Ndryshe nga f&euml;mij&euml;t tre vje&ccedil;ar&euml; q&euml; jan&euml; tep&euml;r kurioz&euml; dhe kureshtar&euml;, f&euml;mij&euml;t gjasht&euml;vje&ccedil;ar&euml; jan&euml; eksplorues t&euml; ambjentit, harxhojn&euml; m&euml; shum&euml; koh&euml; p&euml;r tu marr&euml; me lojra dhe aktivitete q&euml; kan&euml; nj&euml; kuptim. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; kemi nj&euml; rritje graduale t&euml; zhvillimit intelektual, dhe f&euml;mija arrin t&euml; gjykoj&euml; se c&rsquo;&euml;sht&euml; e mira dhe e keqja. &nbsp;<span>Por cilat jan&euml; pasojat e k&euml;tyre veprimeve? &Euml;sht&euml; mosha kur f&euml;mija shkon n&euml; kop&euml;sht, jeton mes moshatar&euml;ve t&euml; tij dhe p&euml;r pasoj&euml; zhvillimi i t&euml; folurit merr hov. Para se t&euml; futet n&euml; shkoll&euml; f&euml;mija ka nj&euml; fjalor t&euml; pasur (rreth 5000 fjal&euml;). <\/span><span>Ai arrin t&euml; formoj&euml; fjali me shum&euml; fjal&euml;, p.sh deri n&euml; 10. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; f&euml;mija dallon mir&euml; ngjyrat, fillon t&euml; num&euml;roj&euml; pa gabime, t&euml; njoh&euml; shkronjat dhe t&euml; nxjerr&euml; kuptimin e nj&euml; p&euml;rralle apo tregimi. Jemi n&euml; koh&euml;n kur tek f&euml;mija zhvillohet kujtesa afatgjat&euml;, arrin t&euml; njoh&euml; objekte edhe p&euml;rmes figurave, t&euml; ritregoj&euml; nj&euml; ngjarje, t&euml; recitoj&euml; nj&euml; vjersh&euml;. Zhvillimi intelektual i f&euml;mij&euml;s nxitet e stimulohet nga shum&euml; faktor&euml;. <\/span>&nbsp;F&euml;mija duhet t&euml; luaj&euml; me lodra dh&euml; objekte t&euml; p&euml;rshtatshme p&euml;r mosh&euml;n e tij edhe programet televizive duhet t&euml; plot&euml;sojn&euml; k&euml;rkesat dhe nevojat e stadit t&euml; zhvillimit. Pavar&euml;sisht nga t&euml; gjitha k&euml;to, loja me moshatar&euml;t dhe komunikimi me prind&#038;euml<br \/>\n;rit mbeten par&euml;sore. Duhet p&euml;rmendur edhe r&euml;nd&euml;sia q&euml; ka larmia e programeve m&euml;simore n&euml; kopshte.&nbsp;<span>&Euml;sht&euml; &euml; r&euml;nd&euml;sishme t&euml; theksohet se rolet gjinore f&euml;mija fillon ti m&euml;soj&euml; e p&euml;rvet&euml;soj&euml; qysh n&euml; f&euml;mij&euml;rin&euml; e hershme. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; f&euml;mija zhvillon konceptin e identitetit t&euml; vet seksual. N&euml; mosh&euml;n tre vje&ccedil;ar&euml; nj&euml; f&euml;mij&euml; arrin t&euml; dalloj&euml; shok&euml;t nga shoqet, zakonisht n&euml; baz&euml; t&euml; karakteristikave fizike. K&euml;shtu n&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; dj&euml;mt&euml; fillojn&euml; t&euml; b&euml;hen m&euml; agresiv&euml;, nd&euml;rsa vajzat m&euml; emotive. K&euml;to ndryshime fillojn&euml; t&euml; ushqehen apo t&euml; rriten p&euml;rmes modeleve prind&euml;rore, karaktereve t&euml; t&euml; rriturve q&euml; p&euml;lqehen m&euml; shum&euml; nga f&euml;mij&euml;t. K&euml;shtu para se t&euml; hyj&euml; n&euml; shkoll&euml; f&euml;mija arrin t&euml; zot&euml;roj&euml; disa aft&euml;si dhe t&euml; ket&euml; nj&euml; koncept personal p&euml;r veten dhe bot&euml;n q&euml; e rrethon. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; t&euml; m&euml;suarit &euml;sht&euml; kryesisht spontan dhe nga p&euml;rvoja e modeli i prind&euml;rve, v&euml;llez&euml;rve e motrave m&euml; t&euml; m&euml;dha. F&euml;mij&euml;t i referohen sjelljes s&euml; prind&euml;rve, t&euml; an&euml;tar&euml;v&euml; t&euml; tjer&euml; t&euml; familjes dhe shoq&euml;ris&euml;. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; f&euml;mija p&euml;rvet&euml;son disa sjellje t&euml; cilat ndikojn&euml; n&euml; m&euml;nyr&euml; pozitive n&euml; zhvillimin e karakteristikave personale t&euml; tij. Sjellja e prind&euml;rve brenda familjes,modelet e komunikimit t&euml; antar&euml;ve t&euml; tjer&euml; t&euml; shoq&euml;ris&euml;, ndikojn&euml; mjaft n&euml; zhvillimin social-shoq&euml;ror t&euml; f&euml;mij&euml;s. Duhet t&euml; kemi parasysh se prind&euml;rit reagojn&euml; me m&euml;nyra t&euml; ndryshme sjelljeje ndaj f&euml;mij&euml;ve t&euml; tyre. <\/span><span>Do t&euml; vecojm&euml; tre m&euml;nyra<\/span><span> <\/span><span>sjelljeje:<\/span> <\/p>\n<ol style=\"margin-top: 0pt\">\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">sjellje e ekuilibruar<\/div>\n<\/li>\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">sjellje joelastike<\/div>\n<\/li>\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">sjellje toleruese<\/div>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p align=\"justify\">&nbsp;Nga studimet e kryera ka rezultuar se m&euml;nyra e ekuilibruar e sjelljes karakterizohet nga nj&euml; marr&euml;dh&euml;nie e q&euml;ndrueshme emocionale, nga nj&euml; mir&euml;kuptim e komunikim i hapur midis prind&euml;rve dhe f&euml;mij&euml;ve. Prind&euml;rit k&euml;rkojn&euml; nga f&euml;mij&euml;t &ldquo;sjellje normale&rdquo; dhe n&euml; t&euml; nj&euml;jt&euml;n koh&euml; respektojn&euml; t&euml; drejtat e tyre.&nbsp;Krejt ndryshe ndodh me prind&euml;rit q&euml; nd&euml;shkojn&euml; &ccedil;do sjellje e veprim t&euml; f&euml;mij&euml;s. Ata jan&euml; gjithmon&euml; kritik. F&euml;mij&euml;t e k&euml;tyre prind&euml;rve rriten si q&euml;nie t&euml; varura prej t&euml; tjer&euml;ve, pa inisiativ&euml; dhe t&euml; depersonalizuar. Po t&euml; analizojm&euml; modelet e sjelljeve t&euml; prind&euml;rve &ldquo;tolerant&euml;&rdquo;, kuptojm&euml; se n&euml; marr&euml;dh&euml;niet prind-f&euml;mij&euml; shpesh ka konfuzion, p&euml;rzierje t&euml; roleve familjare dhe f&euml;mij&euml;t kan&euml; probleme t&euml; p&euml;rshtatjes dhe adaptimit me rregullat dhe normat e shoq&euml;ris&euml;.&nbsp;N&euml; f&euml;mij&euml;ri, f&euml;mija p&euml;rvet&euml;son si modelet e sjelljeve pozitive, ashtu edhe ato negative. Ata m&euml;sojn&euml; t&euml; ndihmojn&euml; s&euml; bashku, t&euml; luajn&euml;, por edhe t&euml; shfaqin sjellje agresive e t&euml; jen&euml; t&euml; dhunsh&euml;m. N&euml; agresivitetin e f&euml;mij&euml;ve ndikojn&euml; disa faktor&euml; ku mund t&euml; p&euml;rmendim:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>Zem&euml;rim, m&euml;rzitje, t&euml; cilat vijn&euml; nga pazot&euml;sia p&euml;r t&euml; arritur nj&euml; q&euml;llim t&euml; caktuar<\/span><\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>T&euml; mos vler&euml;suarit e f&euml;mij&euml;s nga prind&euml;rit<\/span><\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>Imitimi i sjelljes s&euml; prind&euml;rve<\/span><\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>Krijimi i nj&euml; imazhi negativ p&euml;r veten<\/span><\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>Munges&euml; v&euml;mendjeje nga t&euml; tjer&euml;t<\/span><\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div align=\"justify\"><span>&Ccedil;rregullime hormonale (niveli i hormoneve mund t&euml; jet&euml; m&euml; i lart&euml; se normal)<\/span><font color=\"#000000\">&nbsp;<\/font> <\/div>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p style=\"margin: 0pt; text-align: justify\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&Euml;sht&euml; pik&euml;risht kjo mosh&euml; kur f&euml;mij&euml;t z&euml;n&euml; shok&euml;t e par&euml; t&euml; s&euml; nj&euml;jt&euml;s gjini, mosh&euml;, forc&euml; fizike. Duke krijuar lidhjet e para shoq&euml;rore ata kan&euml; m&euml; shum&euml; mund&euml;si t&euml; shprehin emocionet, t&euml; tregojn&euml; mir&euml;kuptim, t&euml; ndihmojn&euml; s&euml; bashku e t&euml; kuptojn&euml; nevoj&euml;n e madhe p&euml;r pavar&euml;si e liri personale.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<font color=\"#000000\">&nbsp;<\/font> <\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; 3. Periudha e latenc&euml;s<\/h4>\n<p style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">Kjo &euml;sht&euml; periudha kur n&euml; zhvillimin e f&euml;mij&euml;s ndodhin ndryshime t&euml; r&euml;nd&euml;sishme. F&euml;mija hyn n&euml; shkoll&euml;, zhvillimi i tij njoh&euml;s hyn n&euml; nj&euml; faz&euml; t&euml; re. Tek f&euml;mija lind dhe zhvillohet t&euml; menduarit konkret operacional. N&euml; baz&euml; t&euml; aft&euml;sive perceptuese t&euml; m&euml;nduarit e tij kalon n&euml; pro&ccedil;ese m&euml; t&euml; nd&euml;rlikuara se m&euml; par&euml;. Zhvillohet aft&euml;sia e t&euml; menduarit simbolik dhe abstrakt. F&euml;mija mund t&euml; arsyetoj&euml; me logjik&euml;, t&euml; ndjek&euml; rrjedh&euml;n e ngjarjeve e dukurive q&euml; ndodhin p&euml;rreth tij. Fjalori i tij sa vjen e b&euml;het m&euml; i pasur, m&euml;son t&euml; shkruaj&euml;, t&euml; l&euml;xoj&euml;, t&euml; zgjeroj&euml; konceptin mbi num&euml;rimin. Rriten njohurit&euml; e tij dhe tashm&euml; koncepti mbi bot&euml;n e veten p&euml;rfshin dhe njohurit&euml; q&euml; i jep shkolla.&nbsp;N&euml; vitin e tremb&euml;dhjet&euml; t&euml; jet&euml;s, zhvillimi njoh&euml;s hyn n&euml; nj&euml; faz&euml; t&euml; re. Kjo &euml;sht&euml; r&euml;zultat i pjekuris&euml; biologjike dh&euml; i p&euml;rvojave t&euml; fituara nga bashk&euml;veprimi me t&euml; tjer&euml;t. F&euml;mija tani operon edhe p&euml;rmes mendimit abstrakt. Kjo &euml;sht&euml; mosha e ndryshimeve t&euml; m&euml;dha. Ai &euml;sht&euml; n&euml; gjendje t&euml; planifikoj&euml;, t&euml; zgjidh&euml; probleme, t&euml; parashikoj&euml; dhe t&euml; arrij&euml; n&euml; p&euml;rfundime. Tani tek f&euml;mija &euml;sht&euml; konsoliduar pro&ccedil;esi i t&euml; m&euml;suarit dhe p&euml;rvet&euml;simit.&nbsp;N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; mund t&euml; ndeshim disa lloj v&euml;shtir&euml;sish si psh: probleme t&euml; v&euml;mendjes, t&euml; p&euml;rq&euml;ndrimit, probleme n&euml; t&euml; lexuar (disleksi). F&euml;mija ka tendenc&euml;n t&euml; nxitoj&euml; p&euml;r t&euml; mbaruar shpejt. Ka v&euml;shtir&euml;si n&euml; shkrim, n&euml; num&euml;rim, t&euml; gjitha k&euml;to probleme e v&euml;shtir&euml;si kalohen me ndihm&euml;n e mb&euml;shtetjen e profesionist&euml;ve.&nbsp;Do t&euml; ndalemi pak tek fusha emocionale n&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml;. Kjo &euml;sht&euml; mosha kur tek f&euml;mija frik&euml;rat e mbetura nga f&euml;mij&euml;ria si (frika nga err&euml;sira, nga t&euml;<br \/>\n panjohurit, frika nga ndarja me prind&euml;rit), jan&euml; larguar. Ndodh q&euml; n&euml; k&euml;t&euml; faz&euml; f&euml;mij&euml;t t&euml; zhvillojn&euml; lloje t&euml; tjera frik&euml;rash p.sh: frika nga shkolla, f&euml;mija nuk ka d&euml;shir&euml; t&euml; shkoj&euml; n&euml; shkoll&euml;. Kjo frik&euml; &euml;sht&euml; e lidhur zakonisht me k&euml;rkesat e larta t&euml; prind&euml;rve p&euml;r rezultate t&euml; larta t&euml; f&euml;mij&euml;ve n&euml; shkoll&euml;. Kur f&euml;mij&euml;t ndryshojn&euml; ambjentin ku jan&euml; rritur, largohen nga sht&euml;pit&euml; e tyre, ndjejn&euml; frik&euml; p&euml;rball&euml; s&euml; panjohur&euml;s q&euml; i pret, ata jan&euml; anksioz&euml; sesi do t&euml; prit&euml;n nga shok&euml;t e rinj, nga m&euml;suesit, sa do t&euml; jen&euml; n&euml; gj&euml;ndje t&euml; plot&euml;sojn&euml; k&euml;rkesat e reja? Duke q&euml;n&euml; se n&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; f&euml;mij&euml;t jan&euml; m&euml; t&euml; pjekur, m&euml; realist&euml;, arrijn&euml; t&euml; kuptojn&euml; mir&euml; at&euml; cka ndodh p&euml;rreth tyre. P&euml;rvec k&euml;tyre tek k&euml;ta f&euml;mij&euml; &euml;sht&euml; prezente edhe frika ndaj s&euml;mundjeve apo vdekjes s&euml; pjestar&euml;ve t&euml; familjes.&nbsp;N&euml; mosh&euml;n e shkoll&euml;s f&euml;mij&euml;t krijojn&euml; grupet e m&euml;dha shoq&euml;rore, zgjedhin nj&euml; &ldquo;udh&euml;heq&euml;s&rdquo; dhe arrijn&euml; ti kuptojn&euml; mir&euml; k&euml;to role. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; fillojn&euml; e thellohen ndryshimet midis djemve e vajzave. Vajzat jan&euml; m&euml; t&euml; prirura p&euml;r t&euml; krijuar shoq&euml;ri t&euml; ngusht&euml;, nd&euml;rsa djemt&euml; synojn&euml; t&euml; krijojn&euml; nj&euml; rreth &nbsp;m&euml; t&euml; gjer&euml; shoq&euml;ror.&nbsp;N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; ka nj&euml; tendenc&euml; p&euml;r t&euml; sajuar ngjarje, ndodhi. Fillojne sjelljet agresive, t&euml; cilat varen shum&euml; nga imitimi i modelit familjar. N&euml; fund t&euml; k&euml;saj periudhe v&euml;rejm&euml; se gadishm&euml;ria p&euml;r t&euml; ndihmuar e bashk&euml;punuar ulen disi dhe n&euml; t&euml; nj&euml;jt&euml;n koh&euml; zhvillohet ndjenja e konkurenc&euml;s, egocentrizmit, rritet besimi n&euml; vetvete dhe autonomia personale. Mendimi q&euml; krijojn&euml; t&euml; tjer&euml;t dhe respekti p&euml;r veten varen shum&euml; nga suksesi n&euml; shkoll&euml;, nga zot&euml;rimi i detyrave t&euml; zhvillimit, nga miq&euml;sia me shok&euml;t. F&euml;mij&euml;t duhet t&euml; p&euml;rfshihen n&euml; ato veprimtari dhe aktivitete q&euml; ndihmojn&euml; n&euml; talentin dhe prirjet e vecanta t&euml; tyre, si edhe n&euml; rritjen e besimit. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; konsolidohen tipare dhe cil&euml;si t&euml; personalitetit.&nbsp;Dy nga tiparet m&euml; konstante q&euml; shoq&euml;rojn&euml; njeriun nga f&euml;mij&euml;ria n&euml; mosh&euml; madore jan&euml;: <\/p>\n<ol style=\"margin-top: 0pt\">\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">agresiviteti<\/div>\n<\/li>\n<li class=\"MsoNormal\" style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\">\n<div align=\"justify\">aft&euml;sia p&euml;r tu shoq&euml;ruar (Clarke-Ste&euml;artet.al 1998).<\/div>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p align=\"justify\">&nbsp;N&euml; k&euml;t&euml; periudh&euml; t&euml; latenc&euml;s, f&euml;mij&euml;t aplikojn&euml; aft&euml;sit&euml; shoq&euml;rore t&euml; fituara deri tani n&euml; veprimtarit&euml; e organizuara p.sh: kan&euml; nj&euml; komunikim m&euml; t&euml; hapur, p&euml;rpiqen ti zgjidhin konfliktet pa dhun&euml;.&nbsp;Me rritjen e f&euml;mij&euml;s rritet dhe aft&euml;sia p&euml;r t&euml; kuptuar m&euml; mir&euml; ndjenjat e njer&euml;zve, q&euml;llimet e tyre, gjendjet shpirt&euml;rore. Ata arrijn&euml; t&euml; kontrollojn&euml; veten, t&euml; ken&euml; marr&euml;dh&euml;nie t&euml; mira me t&euml; tjer&euml;t, t&euml; plot&euml;sojn&euml; k&euml;rkesat e tyre, t&euml; jen&euml; bashk&euml;punues.N&euml; k&euml;t&euml; periudh&euml; morali i f&euml;mij&euml;s afrohet drejt moralit tradicional. F&euml;mij&euml;t m&euml;sojn&euml; t&euml; respektojn&euml; rregullat, figurat autoritare si:prind&euml;rit, m&euml;su&euml;sit, mund t&euml; arsyetojn&euml; mbi t&euml; mir&euml;n dhe t&euml; keqen, pranojn&euml; normat morale t&euml; vendosura nga shoq&euml;ria.&nbsp;&nbsp; <\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 4. Adoleshenca<\/h4>\n<p style=\"margin: 0pt; tab-stops: list 36.0pt\" class=\"MsoNormal\" align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">Adoleshenca &euml;sht&euml; nj&euml; periudh&euml; tranzicioni midis f&euml;mij&euml;ris&euml; dhe mosh&euml;s madhore. Kjo mosh&euml; p&euml;rfshin vitet nga 13- deri n&euml; 18 vjec. Ndryshe nga periudha e latenc&euml;s kjo mosh&euml; karakterizohet nga ndryshime themelore n&euml; t&euml; gjith&euml; zhvillimin e f&euml;mij&euml;s. K&euml;tu arrihet pjekuria biologjike e cila &ccedil;on m&euml; pas n&euml; at&euml; seksuale. Ndodhin ndryshime t&euml; m&euml;dha edhe n&euml; funksionimin intelektual. Kalohet nga faza e t&euml; menduarit operacional konkret n&euml; at&euml; t&euml; t&euml; menduarit logjik formal. Ndryshimet m&euml; t&euml; m&euml;dha ndodhin n&euml; fush&euml;n emocionale e shoq&euml;rore. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; adoleshenti &euml;sht&euml; n&euml; k&euml;rkim t&euml; identitetit t&euml; vet personal. Kjo k&euml;rkes&euml; p&euml;rb&euml;n shpesh nj&euml; burim konflikti midis adoleshentit dhe prind&euml;rve.&nbsp;Adoleshenca shoq&euml;rohet shpesh me kriza emocionale, t&euml; cilat &ccedil;ojn&euml; drejt alkoolit, drog&euml;s, shthurjes seksuale, sjelljeve vandaliste, dhun&euml;s q&euml; m&euml; pas sjellin pasoja tep&euml;r t&euml; r&euml;nda p&euml;r t&euml; ardhmen. Problemet q&euml; ndeshen n&euml; adoleshenc&euml; ndryshojn&euml; nga ato t&euml; fazave t&euml; m&euml;parshme. Pjekuria seksuale &ccedil;on n&euml; rrethana konfliktuale. &Euml;sht&euml; e domosdoshme q&euml; adoleshenti t&euml; pajiset me t&euml; gjitha njohurit&euml; mbi seksualitetin, mjetet kontraceptive dhe rrezikun e s&euml;mundjeve seksualisht t&euml; transmetueshme. N&euml; k&euml;t&euml; periudh&euml; adoleshentet marrin p&euml;rsip&euml;r m&euml; shum&euml; p&euml;rgjegj&euml;si, organizojn&euml; aft&euml;sit&euml; dhe marrin vendime lidhur me zgjedhjen e profesionit t&euml; tyre. Ata fitojn&euml; m&euml; shum&euml; aft&euml;si p&euml;r tju p&euml;rshtatur rregullave t&euml; vendosura nga shoq&euml;ria. Adoleshent&euml;t k&euml;rkojn&euml; t&euml; mb&euml;shteten e mir&euml;kuptohen nga t&euml; rriturit. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p><font color=\"#000000\">___________<\/font><\/p>\n<p><em>Referenca<\/em>: Vidovic, V. V. (2001). Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme t&euml; f&euml;mij&euml;ve. N&euml; Ajdukovic D. (Ed.). Aft&euml;simi i F&euml;mij&euml;ve &#8211; Programe t&euml; Ndihm&euml;s Psikosociale p&euml;r F&euml;mij&euml;t n&euml; v&euml;shtir&euml;si (p. 33-28). Tiran&euml;: Shoqata p&euml;r Ndihm&euml; Psikosociale <\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N&euml;se do t&euml; ndaleshim tek psikologjia e zhvillimit, do t&euml; v&euml;renim se f&euml;mij&euml;ria dhe adoleshenca ndahen n&euml; kat&euml;r periudha: foshnj&euml;ria, f&euml;mij&euml;ria e hershme, periudha e latenc&euml;s dhe adoleshenca<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[230],"tags":[],"class_list":["post-71","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologjia-e-zhvillimit"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71"}],"collection":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}