{"id":1686,"date":"2006-04-25T23:36:39","date_gmt":"2006-04-25T21:36:39","guid":{"rendered":"http:\/\/psikologjia.com\/?p=72"},"modified":"2006-04-25T23:36:39","modified_gmt":"2006-04-25T21:36:39","slug":"hidherimi-dhe-zija-tek-femijet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/psikologjia-e-zhvillimit\/hidherimi-dhe-zija-tek-femijet\/","title":{"rendered":"Hidh\u00ebrimi dhe zija tek f\u00ebmij\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p align=\"justify\">Vdekja &euml;sht&euml; nj&euml; nga p&euml;rvojat m&euml; t&euml; v&euml;shtira, si p&euml;r f&euml;mij&euml;t ashtu edhe p&euml;r t&euml; rriturit. Ka disa shprehje q&euml; lidhen m&euml; k&euml;t&euml; ngjarje si : humbja, trishtimi, hidh&euml;rimi, zija dhe pik&euml;llimi. Hidh&euml;rimi &euml;sht&euml; nj&euml; dhimbje emocionale kur humbet dik&euml; t&euml; dashur dhe zija ( pik&euml;llimi ) &euml;sht&euml; nj&euml; pro&ccedil;es psikologjik, i cili fillon me humbjen e njeriut t&euml; dashur dhe zakonisht, mbaron me pranimin e realitetit t&euml; humbjes dhe normalizimin e jet&euml;s s&euml; njeriut.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<p style=\"background-color: #ffffff\" align=\"justify\">Mendohet se humbja e nj&euml;rit prej prind&euml;rve n&euml; f&euml;mij&euml;ri nuk &ccedil;on domosdoshm&euml;risht n&euml; devijim nga sjellja normale me rritjen e f&euml;mij&euml;s, n&euml; rast se nevojat e f&euml;mij&euml;s plot&euml;sohen me kujdes nga nj&euml; specialist, i cili zakonisht ka t&euml; nj&euml;jt&euml;n gjini me prindin e humbur. Megjithat&euml; f&euml;mija q&euml; humb nj&euml; prind apo t&euml; dy prind&euml;t mbetet m&euml; vulnerab&euml;l se sa f&euml;mij&euml;t e tjer&euml; kundrejt t&euml; &ldquo;papriturave&rdquo; t&euml; jet&euml;s. N&euml; rastin e humbjes s&euml; nj&euml;rit prind, duket se p&euml;rshtatja e prindit q&euml; mbetet, luan rol kryesor n&euml; at&euml; se si do ta kap&euml;rcej&euml; humbjen f&euml;mija.&nbsp;Humbja e nj&euml; prindi ose e nj&euml; njeriu tjet&euml;r t&euml; dashur, psikologjikisht t&euml; r&euml;nd&euml;sish&euml;m, ka nj&euml; ndikim t&euml; konsideruesh&euml;m n&euml; sh&euml;ndetin mendor t&euml; f&euml;mij&euml;s. P&euml;rve&ccedil; k&euml;saj, duke jetuar n&euml; kushte t&euml; v&euml;shtira, nuk &euml;sht&euml; e leht&euml; q&euml; f&euml;mija ta marr&euml; veten nga humbja e njeriut t&euml; dashur dhe dhuna e organizuar e problemet q&euml; lidhen me t&euml;, e v&euml;shtir&euml;sojn&euml; plot&euml;simin e k&euml;rkesave psikologjike t&euml; f&euml;mij&euml;ve. Nj&euml; f&euml;mij&euml; i till&euml; nuk pranon t&euml; bisedoj&euml; p&euml;r prindin dhe kur e pyesin, hesht ose nd&euml;rron tem&euml;n e bised&euml;s, nuk tregon shum&euml; dhe thot&euml; se nuk i kujtohet. F&euml;mija nuk tregon ndjenjat e duhura, &euml;sht&euml; i t&euml;rhequr dhe i prirur t&euml; mos lidhet me t&euml; tjer&euml;t, duke l&euml;n&euml; p&euml;rshtypjen se nuk b&euml;het merak. Zakonisht, ai &euml;sht&euml; i turpsh&euml;m, i acaruar.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Kuptimi i vdekjes gjat&euml; zhvillimit t&euml; f&euml;mij&euml;s<\/h4>\n<p align=\"justify\">N&euml; mosha t&euml; ndryshme, f&euml;mij&euml;t e p&euml;rjetojn&euml; vdekjen n&euml; p&euml;rputhje me nivelin intelektual dhe emocional t&euml; zhvillimit. N&euml;n mosh&euml;n pes&euml; vje&ccedil;, ata nuk e kuptojn&euml; fundin e jet&euml;s, sepse jan&euml; t&euml; prirur p&euml;r t&rsquo;u k&euml;naqur me &ldquo; mendimin magjik&rdquo; q&euml; i p&euml;rshtatet mosh&euml;s. Ata mund t&euml; jen&euml; t&euml; bindur se ndjenjat e tyre mund t&euml; ndikojn&euml; n&euml; ngjarjen p&euml;rreth. Ata e quajn&euml; veten fajtor p&euml;r vdekjen. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; ata jan&euml; pasiv&euml; dhe m&euml; tep&euml;r t&euml; pazot&euml; p&euml;r t&euml; p&euml;rballuar vdekjen, ata jan&euml; t&euml; varur nga t&euml; rriturit. Ata nuk jan&euml; shum&euml; t&euml; zot&euml; t&euml; kuptojn&euml; &ccedil;far&euml; ka ndodhur, nuk jan&euml; n&euml; gj&euml;ndj&euml; t&euml; ndryshojn&euml; rrjedh&euml;n e ngjarjeve n&euml; imagjinat&euml;n e tyre dhe nuk mund t&euml; mos ken&euml; frik&euml;, si&ccedil; mund t&euml; b&euml;jn&euml; f&euml;mij&euml;t m&euml; t&euml; rritur. Ata qajn&euml; dhe nuk qet&euml;sohen dot, duke k&euml;rkuar prindin q&euml; ka vdekur dhe kjo e shton edhe m&euml; shum&euml; frik&euml;n e tyre. Megjithat&euml;, fakti q&euml; nuk kuptojn&euml;, &euml;sht&euml; nj&euml;koh&euml;sisht nj&euml; mbrojtje p&euml;r ta dhe u jep mund&euml;si t&euml; pyesin drejtp&euml;rdrejt p&euml;r vdekjen.&nbsp;Midis moshave dy dhe pes&euml; vje&ccedil; f&euml;mij&euml;t gradualisht zhvillojn&euml; perceptimin e vdekjes, si nj&euml; fenomen i p&euml;rhersh&euml;m dhe p&euml;rfundimtar. Meqen&euml;se mendimi i tyre &euml;sht&euml; konkret, ata kan&euml; nevoj&euml; p&euml;r shpjegime konkrete, p&euml;r t&rsquo;i ndihmuar p&euml;r zin&euml;. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; ata nuk e njohin bot&euml;n vet&euml;m n&euml;p&euml;rmjet p&euml;rvoj&euml;s s&euml; tyre dhe jan&euml; n&euml; gj&euml;ndje t&euml; shprehin nj&euml; kuptim emocional p&euml;r t&euml; tjer&euml;t. Shpesh f&euml;mij&euml;t thon&euml; se ata kan&euml; mb&euml;shtetjen m&euml; t&euml; madhe n&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml; nga shok&euml;t e tyre. Te f&euml;mija i mosh&euml;s shkollore, ve&ccedil;an&euml;risht tek djemt&euml; q&euml; nuk duan t&rsquo;i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoq&euml;ror &euml;sht&euml; q&euml; &lsquo;djemt&euml; nuk qajn&euml;&rsquo;. Por ata jan&euml; n&euml; gj&euml;ndje q&euml; n&euml; imagjinat&euml;n e tyre ta ndryshojn&euml; kursin e ngjarjeve dhe, k&euml;shtu, t&euml; kontrollojn&euml; emocionet e tyre dhe ndjenj&euml;n e pazot&euml;sis&euml;.&nbsp;Mbas mosh&euml;s dhjet&euml; vje&ccedil; koncepti i &lsquo; vdekjes&rsquo; b&euml;het nj&euml; nocion abstrakt dhe f&euml;mij&euml;t kuptojn&euml; pasojat afatgjat&euml; t&euml; k&euml;saj humbjeje. N&euml; k&euml;t&euml; mosh&euml; vdekja mund t&euml; shkaktoj&euml;, drejt&euml;p&euml;rdrejt ose indirekt, biseda me prind&euml;rit ose me m&euml;suesit. T&euml; rinjt&euml; shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave t&euml; hapura me prind&euml;rit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me t&euml; tjer&euml;t p&euml;rreth. N&euml; vart&euml;si nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, f&euml;mij&euml;t p&euml;rpiqen t&euml; kontrollojn&euml; veten p&euml;r humbjen.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">Reagimet m&euml; t&euml; zakonshme ndaj vdekjes tek f&euml;mij&euml;t&nbsp;Tronditja dhe mosbesimi ( &lsquo;kjo nuk &euml;sht&euml; e v&euml;rtet&euml;&rsquo;)<\/p>\n<p align=\"justify\">Nganj&euml;her&euml; f&euml;mija nuk reagon menj&euml;her&euml; me emocione t&euml; forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky &euml;sht&euml; mekanizmi mbrojt&euml;s, i cili e mbron f&euml;mij&euml;n nga v&euml;rshimi i emocioneve.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Protesta dhe zem&euml;rimi<\/h5>\n<p align=\"justify\">Disa f&euml;mij&euml; reagojn&euml; menj&euml;her&euml; dhe nuk mund t&euml; qet&euml;sohen. Me zem&euml;rimin ata shprehin dhimbjen dhe pafuqin&euml; e tyre.&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Apatia<\/h5>\n<p align=\"justify\">Duket sikur atyre u kan&euml; ngrir&euml; emocionet, sikur nuk ndiejn&euml; gj&euml;, sikur nuk kan&euml; emocione. N&euml; k&euml;t&euml; m&euml;nyr&euml; ata mbrojn&euml; veten e tyre deri sa t&euml; jen&euml; aq t&euml; fort&euml;, sa t&euml; p&euml;rballojn&euml; humbjen.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Vazhdimi i veprimtaris&euml; s&euml; zakonshme<\/h5>\n<p align=\"justify\">Veprimtarit&euml; e p&euml;rditshme vazhdojn&euml;: duket sikur &ccedil;do gj&euml; &euml;sht&euml; normale dhe sikur asgj&euml; s&rsquo;ka ndodhur. Sjellje t&euml; tilla ndihmojn&euml; f&euml;mij&euml;n q&euml; gradualisht t&euml; p&euml;rgatitet, p&euml;r t&euml; p&euml;rballuar humbjen n&euml;p&euml;rmjet veprimtarive t&euml; njohura dhe t&euml; af&euml;rta p&euml;r t&euml;.<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Reagimet e zakonshme t&euml; f&euml;mij&euml;ve n&euml; hidh&euml;rim&nbsp;Frika<\/h4>\n<p align=\"justify\">Frika dhe zem&euml;rimi mund t&euml; shprehen n&euml; m&euml;nyra t&euml; ndryshme. F&euml;mij&euml;t m&euml; t&euml; vegj&euml;l kan&euml; m&euml; shum&euml; k&euml;rkesa, jan&euml; m&euml; t&euml; varur, shprehin reagim&euml; t&euml; fuqishme, kur i largojn&euml; nga prindi q&euml; ka mbetur gjall&euml;. Ata nuk duan t&euml; shkojn&euml; n&euml; shkoll&euml; dhe kan&#038;eum<br \/>\nl; frik&euml; nga vdekja. Kan&euml; shum&euml; frik&euml;, ve&ccedil;an&euml;risht n&euml; koh&euml;n e gjumit. Kan&euml; frik&euml; t&euml; flen&euml; vet&euml;m dhe lidhen shum&euml; me prindin q&euml; ka mbetur gjall&euml;.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Kujtime t&euml; gjalla<\/h5>\n<p align=\"justify\">N&euml; nj&euml; rrethan&euml; krize ka nj&euml; fenomen t&euml; p&euml;rgjithsh&euml;m t&euml; s&euml; ashtuquajtur&euml;s &lsquo;supermemorie&rsquo;. N&euml; rast se f&euml;mija ka qen&euml; i pranish&euml;m gjat&euml; tragjedis&euml; apo vdekjes s&euml; an&euml;tarit t&euml; familjes, k&euml;to p&euml;rfytyrime mund t&euml; shfaqen si nj&euml; &lsquo;video e br&euml;ndshme&rsquo; dhe vazhdimisht, n&euml; m&euml;nyr&euml; t&euml; imponuar. F&euml;mija i p&euml;rjeton k&euml;to kujtime t&euml; gjalla m&euml; shpesh n&euml; koh&euml;n e gjumit dhe f&euml;mija mund t&euml; ket&euml; v&euml;shtir&euml;si ta zer&euml; gjumi, t&euml; jet&euml; vazhdimisht i shqet&euml;suar, duke u p&euml;rpjekur t&euml; ruhet nga k&euml;to ndjenja t&euml; k&euml;qija.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">&Ccedil;rregullimet e gjumit<\/h5>\n<p align=\"justify\">V&euml;shtir&euml;sit&euml; n&euml; t&euml; fjetur dhe &ccedil;rregullimet gjat&euml; gjumit jan&euml; t&euml; zakonshme tek f&euml;mij&euml;t q&euml; jan&euml; n&euml; zi. Ndodh q&euml; t&rsquo;i thuhet f&euml;mij&euml;s se &ldquo;babi po fl&euml; p&euml;rgjithmon&euml;&rdquo; p&euml;r t&rsquo;i p&euml;rshkruar vdekjen e babait, por kjo e &ccedil;on f&euml;mij&euml;n drejt frik&euml;s p&euml;r t&euml; fjetur. Frika mund t&euml; shtohet edhe m&euml; shum&euml; n&euml; rast se f&euml;mija vuan nga &euml;ndrrat e k&euml;qija. F&euml;mija mund t&euml; ndihmohet duke e inkurajuar q&euml; t&euml; shpreh&euml; ndjenjat e trishtuara gjat&euml; dit&euml;s, qoft&euml; m&euml; an&euml; t&euml; fjal&euml;s, loj&euml;s, vizatimit apo teknikave t&euml; tjera ekspresive. Kjo do t&euml; ul&euml; v&euml;shtir&euml;sit&euml; n&euml; koh&euml;n e z&euml;nies s&euml; gjumit por edhe do t&euml; pak&euml;soj&euml; &ccedil;rregullimet gjat&euml; tij.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Malli dhe trishtimi&nbsp;<\/h5>\n<p align=\"justify\">K&euml;to ndjenja mund t&euml; shprehen n&euml; m&euml;nyra t&euml; ndryshme &#8211; duke qar&euml;, duke nd&euml;njur i vetmuar, duke k&euml;rkuar shoq&euml;rin&euml; dhe mb&euml;shtetjen e m&euml; t&euml; m&euml;dhenjve etj. F&euml;mij&euml;t tregojn&euml; se ata i merr malli p&euml;r ato veprimtari t&euml; cilat i zhvillonin me personin e humbur. Ata mund t&euml; shprehin trishtimin e tyre duke shtr&euml;nguar dhe mbajtur er&euml; gj&euml;rave t&euml; njeriut t&euml; vdekur, etj.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">T&euml; marrurit me kujtimet<\/h5>\n<p align=\"justify\">Ndodh q&euml; f&euml;mij&euml;t t&euml; shohin albumet e fotografive, t&euml; lexojn&euml; letrat e vjetra, t&euml; kujtojn&euml; ngjarjet e kaluara s&euml; bashku me personin e vdekur, etj, dhe kjo gj&euml; i leht&euml;son atyre dhimbjen. Disa f&euml;mij&euml; fare pa dashur dhe pa e kuptuar fillojn&euml; t&euml; imitojn&euml; njeriun e vdekur. Ata e ndjejn&euml; veten m&euml; af&euml;r dhe kjo &euml;sht&euml; qet&euml;suese si p&euml;r f&euml;mij&euml;n ashtu dhe p&euml;r familjen.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Zem&euml;rimi dhe shp&euml;rthimet e inatit<\/h5>\n<p align=\"justify\">Kjo shfaqet si zem&euml;rim ndaj vdekjes, pafuqis&euml; p&euml;r ta ndalur at&euml;, por edhe ndaj t&euml; rriturve q&euml; nuk i lejojn&euml; f&euml;mij&euml;t t&euml; marrin pjes&euml; n&euml; ceremonit&euml; e zis&euml;. Ajo shfaqet edhe ndaj personit q&euml; vdiq, i cili e la vet&euml;m ose ndaj prindit q&euml; &euml;sht&euml; gjall&euml; p&euml;r t&euml; cilin mendohet s&euml; ai &euml;sht&euml; p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r vdekjen e tjetrit. Zem&euml;rimi dhe shp&euml;rthimet e forta t&euml; inatit mund t&euml; shprehen n&euml; form&euml;n e protest&euml;s dhe t&euml; goditjes.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">Faji dhe turpi<\/h5>\n<p align=\"justify\">K&euml;to ndjenja shprehen pas humbjes dhe bazohen n&euml; t&euml; asht&euml;quajturin &ldquo;mendimi magjik&rdquo; q&euml; &euml;sht&euml; karakteristik&euml; e zhvillimit t&euml; f&euml;mij&euml;v&euml; deri shtat&euml; vje&ccedil; (Piaget). N&euml; k&euml;t&euml; faz&euml; t&euml; zhvillimit njoh&euml;s f&euml;mija mund t&euml; besoj&euml; se mendimet dhe ndjenjat q&euml; ai\/ajo ka ose ka pasur, mund t&euml; jen&euml; shkak i vdekjes. P.sh. takimi i fundit i vajz&euml;s m&euml; t&euml; atin p&euml;rfundoi me nj&euml; z&euml;nk&euml;, aq sa ajo mund t&euml; ket&euml; th&euml;n&euml; ose shprehur d&euml;shir&euml;n q&euml; ai t&euml; ishte i vdekur. Babai vdes pas nj&euml; jave nga infarkti i miokardit. Faji dhe turpi tek kjo vajz&euml; ishte aq i madh, saq&euml; pavar&euml;sisht nga terapia intensive, emocionalisht ajo shqet&euml;sohet r&euml;nd&euml;.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"justify\">V&euml;shtir&euml;sit&euml; n&euml; shkoll&euml;<\/h5>\n<p align=\"justify\">Trishtimi tek f&euml;mij&euml;t vihet re n&euml; paq&euml;ndrueshm&euml;rin&euml; e v&euml;m&euml;ndjes, shp&euml;rq&euml;ndrimin dhe r&euml;nia n&euml; mendime e kujtime. Trishtimi gjithashtu mund t&euml; &ccedil;oj&euml; n&euml; uljen e nivelit t&euml; energjis&euml; dhe t&euml; marrjes s&euml; nismave e vendimeve. Studimet kan&euml; treguar se f&euml;mij&euml;t q&euml; kan&euml; p&euml;suar humbje kan&euml; v&euml;shtir&euml;si n&euml; shkoll&euml;. K&euml;to v&euml;shtir&euml;si mund t&euml; shfaqen q&euml; pas humbjes por edhe koh&euml; pasi&nbsp; ajo ka ndodhur, p.sh. pas dy vjet&euml;sh.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h5 align=\"left\">Ankesat psikosomatike<\/h5>\n<p align=\"justify\">K&euml;to jan&euml; t&euml; natyrave t&euml; ndryshme p.sh, dhimbje koke, dhimbje stomaku, marrje fryme, rrahje t&euml; forta ose t&euml; shpeshta t&euml; zemr&euml;s, muskuj t&euml; tendosur, etj. K&euml;to simptoma n&euml; themel t&euml; tyre nuk kan&euml; nj&euml; origjin&euml; t&euml; v&euml;rtet&euml; fizike. F&euml;mija nuk &euml;sht&euml; i s&euml;mur&euml; nga zemra ose ndonj&euml; s&euml;mundje tjet&euml;r me baz&euml; organike. Por k&euml;toi shqet&euml;sojn&euml; shpesh prind&euml;rit t&euml; cil&euml;t nuk e njohin origjin&euml;n e v&euml;rtet&euml; t&euml; problemit dhe k&euml;shtu i orientojn&euml; f&euml;mij&euml;t drejt mjek&euml;ve t&euml; ndrysh&euml;m dhe laborator&euml;ve t&euml; analizave p&euml;r t&euml; gjetur se nga &ccedil;&rsquo;s&euml;mundje vuan f&euml;mija i tyre. Reagime t&euml; tjera ndaj humbjes jan&euml; edhe sjellja f&euml;mij&euml;nore, sjellja e papjekur, t&euml;rheqja nga veprimtarit&euml; shoq&euml;rore, ndryshimet n&euml; personalitet, pesimizmi, mungesa e shpres&euml;s, pafuqia etj. Megjithat&euml; disa f&euml;mij&euml; piqen m&euml; shpejt duke marr&euml; p&euml;rsip&euml;r p&euml;rgjegj&euml;sit&euml; e familjes, n&euml; v&euml;nd t&euml; prindit q&euml; ka vdekur, ndon&euml;se emocionalisht, nga pikpamja shoq&euml;rore dhe intelektuale, nuk jan&euml; n&euml; gj&euml;ndje ta kryejn&euml; at&euml; si duhet.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Mungesa e zis&euml;<\/h4>\n<p>Ka disa arsye p&euml;r munges&euml;n e zis&euml;:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>Shembulli i pap&euml;rshtatsh&euml;m i prindit q&euml; ka mbetur. <\/em><\/p>\n<p align=\"justify\">T&euml; rriturit jan&euml; t&euml; shqet&euml;suar nga ndjenjat e tyre t&euml; humbjes dhe t&euml; trishtimit, nga probleme t&euml; traum&euml;s q&euml; kan&euml; nj&euml;lloj si njer&euml;z t&euml; tjer&euml;, n&euml; rrethana t&euml; ngjashme, duke b&euml;r&euml; vazhdimisht t&euml; nj&euml;jt&euml;n bised&euml;. N&euml;nat dhe gjysh&euml;t shpesh qajn&euml;, duke i l&euml;n&euml; f&euml;mij&euml;t t&euml; mos ken&euml; mund&euml;si t&euml; p&euml;rballojn&euml; kaq lot&euml; e pik&euml;llim. Shpesh f&euml;mij&euml;t p&euml;rmbahen, duke e shprehur hidh&euml;rimin e tyre n&euml; prani t&euml; n&euml;nave e t&euml; gjysheve, t&euml; cilat qajn&euml; vazhdimisht. Nj&euml; f&euml;mij&euml; tha &ldquo; Un<br \/>\n&euml; nuk qaj, sepse n&euml;na ime dhe gjyshja qajn&euml; gjith&euml; koh&euml;n&rdquo;.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>Nuk ka zi, n&euml; rast se nuk ka rite e q&euml;ndrim t&euml; p&euml;rbashk&euml;t familjar.<\/em><font color=\"#000000\"><em> <\/em><\/font><\/p>\n<p align=\"justify\">Kryerja e ceremonive t&euml; zakonshme shpesh &euml;sht&euml; e pamundur p&euml;r shkak t&euml; luft&euml;s, duke mos u dh&euml;n&euml;, k&euml;shtu, mund&euml;si f&euml;mij&euml;ve t&euml; pajtohen me humbjen e njeriut t&euml; dashur. Shpesh f&euml;mij&euml;t nuk jan&euml; t&euml; pranish&euml;m n&euml; varrim dhe nganj&euml;her&euml; nuk ka varrim. P&euml;r sh&euml;mbull, babai u zhduk gjat&euml; luft&euml;s. Disa n&euml;na nuk jan&euml; n&euml; gj&euml;ndje ta pranojn&euml; realitetin e vdekjes s&euml; burrit t&euml; tyre dhe nuk i shprehin emocionet hapur, duke mos u hapur rrug&euml;, k&euml;shtu, bisedave t&euml; zis&euml; lidhur me baban&euml;.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>Frika e fort&euml; mund t&euml; ndal&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml;.<\/em><font color=\"#000000\"><em> <\/em><\/font><\/p>\n<p align=\"justify\">Kjo mund t&euml; keq&euml;sohet, n&euml; rast se n&euml;na ngarkon f&euml;mij&euml;n, duke theksuar problemet e saj sh&euml;ndetsore. Frika p&euml;r prindin q&euml; ka mbetur dhe p&euml;r motr&euml;n ose v&euml;llan&euml; shpesh shfaqen nat&euml;n. N&euml;nat njoftojn&euml; se f&euml;mij&euml;t e tyre kontrollojn&euml; nat&euml;n p&euml;r t&rsquo;u siguruar n&euml;se ata jan&euml; gjall&euml;.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>Trauma e vet&euml; f&euml;mij&euml;s. <\/em><\/p>\n<p align=\"justify\">N&euml;se f&euml;mija &euml;sht&euml; i pranish&euml;m n&euml; nj&euml; vrasje ose n&euml; nj&euml; dhun&euml;, trauma mund ta shtyj&euml; zin&euml;, sepse f&euml;mija duhet m&euml; par&euml; &ldquo; t&euml; kaloj&euml;&rdquo; traum&euml;n e vet.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\"><em>K&euml;mb&euml;ngulja p&euml;r t&rsquo;u kthyer n&euml; jet&euml;n normale, sikur t&euml; mos ket&euml; ndodhur asgj&euml; <\/em><span style=\"font-size: 10pt; font-family: Verdana\"><em>(&ldquo;b&euml;hu trim e mos qaj&rdquo;).<\/em><font color=\"#000000\"> <\/font><\/span><\/p>\n<p align=\"justify\">Kjo e &ccedil;armatos f&euml;mij&euml;n, p&euml;r t&euml; shprehur ndjenjat dhe b&euml;n q&euml; ai t&rsquo;i shtyp&euml; ndjenjat e humbjes ose t&euml; t&euml;rhiqet.N&euml; pun&euml;n me f&euml;mij&euml;t e pik&euml;lluar k&euml;rkohet ndjeshm&euml;ri, aft&euml;si dhe dije t&euml; jasht&euml;zakonshme vetjake. Humbja e vjet&euml;r dhe e re kan&euml; prirje t&euml; bashkohen. &Ccedil;do kultur&euml; ndikon n&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml; n&euml; m&euml;nyr&euml;n e vet. Ritet dhe feja mund t&euml; ndihmojn&euml;, p&euml;r t&euml; pranuar realitetin e vdekjes dhe t&euml; mbyllin pro&ccedil;esin e dhimbjes. Ato lejojn&euml; t&euml; shprehin trishtimin dhe ndjenjat tona n&euml; nj&euml; m&euml;nyr&euml; simbolike dhe t&euml; af&euml;rmit dhe miqt&euml; t&euml; shprehin mb&euml;shtetjen, v&euml;m&euml;ndjen dhe kujdesin e tyre.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Ndihma p&euml;r nj&euml; f&euml;mij&euml; n&euml; zi<\/h4>\n<p align=\"justify\">Mb&euml;shtetja e bashk&euml;sis&euml; p&euml;r nj&euml; f&euml;mij&euml; &euml;sht&euml; shum&euml; &euml; r&euml;nd&euml;sishme. Mb&euml;shtetja e familjes i jep mund&euml;si f&euml;mij&euml;s, q&euml; &euml;sht&euml; n&euml; zi, t&euml; pranoj&euml; &ccedil;ka ndodhi dhe &ccedil;far&euml; po ndodh. N&euml; rast se k&euml;rkesat e f&euml;mij&euml;s pranohen dhe plot&euml;sohen, p&euml;r f&euml;mij&euml;n &euml;sht&euml; m&euml; &euml; leht&euml; t&euml; p&euml;rballoj&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml;.&nbsp;Zija b&euml;het m&euml; e v&euml;shtir&euml;, kur fshihen faktet dhe u jepet informacioni i g&euml;njesht&euml;rt p&euml;r vdekjen, ve&ccedil;an&euml;risht kur ajo pritet. V&euml;shtir&euml;si krijohen edhe kur f&euml;mija mungon n&euml; funeral dhe n&euml; ritet e tjera dhe kur fshihen emocionet p&euml;rpara f&euml;mij&euml;s. Mund t&euml; thuhet, n&euml; p&euml;rgjith&euml;si, se p&euml;rjashtimi i f&euml;mij&euml;v&euml; nga bota e t&euml; rriturve, e b&euml;n zin&euml; m&euml; t&euml; v&euml;shtir&euml; dhe mund t&euml; &ccedil;oj&euml; n&euml; probleme t&euml; sjelljes s&euml; f&euml;mij&euml;s m&euml; von&euml;.&nbsp;Pro&ccedil;esi i zis&euml; p&euml;rfshin:<\/p>\n<ul>\n<li>\n<div>Pranimin e realitetit t&euml; vdekjes dhe lidhjet e saj me ndjenjat e dikujt.<\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div>Dallimin e ndjenjave t&euml; dikujt.<\/div>\n<\/li>\n<li>\n<div>Nd&euml;rgjegj&euml;simin p&euml;r mosq&euml;nien n&euml; gj&euml;ndje t&euml; dikujt, p&euml;r t&euml; kontrolluar hidh&euml;rimin e vet dhe p&euml;r t&euml; pranuar ndihm&euml;n e t&euml; tjer&euml;ve.&nbsp;<\/div>\n<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"justify\">Vuajtja mund t&euml; lehtsohet, duke marr&euml; pjes&euml; n&euml; hidh&euml;rimin e f&euml;mij&euml;s, duke e ndihmuar t&euml; sjell&euml; kujtimet e njeriut t&euml; dashur. Pritet q&euml; shkalla e dhimbjes t&euml; ulet me kalimin e koh&euml;s. Njeriu duhet t&euml; jet&euml; d&euml;gjues i mir&euml;, i duruar dhe t&euml; respektoj&euml; reagimet e t&euml; tjer&euml;ve. N&euml; t&euml; nj&euml;jt&euml;n koh&euml;, ai duhet t&euml; merret me dob&euml;sit&euml; dhe me trishtimin e vet, por edhe me g&euml;zimin dhe me k&euml;naq&euml;sin&euml;. Kjo &euml;sht&euml; m&euml;nyra se si mund t&rsquo;i p&euml;rcjell&euml; ndjenjat e shpres&euml;s tek f&euml;mij&euml;t e pik&euml;lluar.&nbsp;Zija &euml;sht&euml; nj&euml; pro&ccedil;es i gjat&euml; dhe k&euml;rkon durim, si nga ndihm&euml;si, ashtu edhe nga f&euml;mija. Ndihm&euml;si duhet t&euml; marr&euml; p&euml;rsip&euml;r ndjenjat e forta, si zem&euml;rimi dhe frika, pa u lig&euml;shtuar shum&euml;. Me an&euml;n e teknikave t&euml; ndryshme, ne mund ta ndihmojm&euml; f&euml;mij&euml;n, p&euml;r t&euml; formuluar ndjenjat e shprehura n&euml; nj&euml; m&euml;nyr&euml; t&euml; kuptueshme dhe emocionalisht t&euml; sh&euml;ndosh&euml;.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h5>Gjetja e nj&euml; z&euml;v&euml;nd&euml;suesi t&euml; p&euml;rshtatsh&euml;m, n&euml; v&euml;nd t&euml; njeriut t&euml; vdekur<\/h5>\n<p align=\"justify\">Ky z&euml;v&euml;nd&euml;sues ka r&euml;nd&euml;si t&euml; ve&ccedil;ant&euml;, n&euml; rast se f&euml;mija ka humbur prindin, i cili &euml;sht&euml; kujdesur p&euml;r t&euml;. Do t&euml; duhet koh&euml;, p&euml;r f&euml;mij&euml;n, t&euml; afrohet me njeriun q&euml; e z&euml;v&euml;nd&euml;son at&euml;. Q&euml;ndrueshm&euml;ria dhe prashikimi duhet t&euml; sigurohen me an&euml;n e plot&euml;simit t&euml; k&euml;rkesave t&euml; p&euml;rditshme t&euml; f&euml;mij&euml;s.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h5>Individualiteti i f&euml;mij&euml;s dhe p&euml;rvojat e m&euml;parshme<\/h5>\n<p align=\"justify\">K&euml;ta faktor&euml; ndikojn&euml; mjaft n&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml;. Disa f&euml;mij&euml; e p&euml;rballojn&euml; realitetin m&euml; leht&euml; dhe jan&euml; m&euml; pak t&euml; ndjesh&euml;m. Niveli i pjekuris&euml; emocionale, humbjet e m&euml;parshme dhe historia e ndarjeve t&euml; m&euml;parshme nga t&euml; rriturit mund t&euml; ndikojn&euml; n&euml; m&euml;nyr&euml; t&euml; konsiderueshme n&euml; pro&ccedil;esin e zis&euml;. Ai do t&euml; zbutet, n&euml; rast se i rrituri kupton dhe pranon hidh&euml;rimin e f&euml;mij&euml;s.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">K&euml;shilla p&euml;r prind&euml;rit<\/h4>\n<p align=\"justify\">N&euml; m&euml;nyr&euml; q&euml; prindi t&euml; plot&euml;soj&euml; nevojat e f&euml;mij&euml;s, &euml;sht&euml; e nevojshme t&rsquo;u m&euml;sohet atyre p&euml;r reagimet e f&euml;mij&euml;v&euml; ndaj humbjes, t&euml; p&euml;rgatiten p&euml;r pyetje dhe t&euml; k&euml;shillohen si t&euml; kujdesen p&euml;r f&euml;mij&euml;n n&euml; nj&euml; rrethan&euml; t&euml; till&euml;. Ndihma m&euml; e madhe q&euml; ata mund t&rsquo;u japin f&euml;mij&euml;ve t&euml; tyre, &euml;sht&euml; kujdesi i mjaftuesh&euml;m p&euml;r vete, n&euml; m&euml;nyr&euml; q&euml; pranimi i asaj q&euml; ndodhi, nuk do t&euml; pengoj&euml; zin&euml; e f&euml;mij&euml;s.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h5>Si t&rsquo;i thuhet f&euml;mij&euml;s p&euml;r vdekjen<\/\nh5><\/p>\n<p align=\"justify\">K&euml;shillohet q&euml; kjo t&euml; b&euml;het nga nj&euml;ri prej prind&euml;rve t&euml; dikujt, q&euml; &euml;sht&euml; i af&euml;rt me f&euml;mij&euml;n. Koha duhet t&euml; zgjidhet me kujdes dhe f&euml;mij&euml;s duhet t&rsquo;i jepet mund&euml;sia t&euml; p&euml;rgatitet psikologjikisht. T&euml; rriturit duhet t&euml; ulen dhe ta marrin f&euml;mij&euml;n n&euml; preh&euml;r e t&rsquo;i thon&euml;: &ldquo;dua t&euml; t&euml; p&euml;rgatis p&euml;r nj&euml; lajm t&euml; keq. Ka ndodhur nj&euml; aksident dhe babai &euml;sht&euml; plagosur. Na than&euml; se ai ka vdekur m&euml;nj&euml;her&euml;&rdquo;. Mesazhi duhet t&euml; bazohet n&euml; fakte t&euml; njohura dhe t&euml; sakta. Reagimet e f&euml;mij&euml;s mund t&euml; jen&euml; t&euml; ndryshme dhe t&euml; rriturit duhet t&euml; jen&euml; t&euml; p&euml;rgatitur p&euml;r k&euml;t&euml;. F&euml;mij&euml;s duhet t&rsquo;i thuhet t&euml; qaj&euml;, n&euml; qoft&euml; se do dhe t&rsquo;i jepet nj&euml; ngush&euml;llim fizik si p.sh. duke e shtr&euml;nguar.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h5>T&euml; lejohet f&euml;mija t&euml; marr&euml; pjes&euml; n&euml; ritet<\/h5>\n<p align=\"justify\">Ndon&euml;se opinionet profesionale ndryshojn&euml;, p&euml;rgjith&euml;sisht, k&euml;shillohet q&euml; f&euml;mija t&euml; marr&euml; pjes&euml; n&euml; ritet. Ato ndihmojn&euml; n&euml; pranimin e realitetit t&euml; vdekjes, ulin imagjinat&euml;n, p&euml;rforcojn&euml; pro&ccedil;esin e hidh&euml;rimit dhe na japin mund&euml;si t&euml; shprehim n&euml; m&euml;nyr&euml; simbolike hidh&euml;rimin ton&euml; dhe t&euml; nd&euml;rtojm&euml; rrethanat &lsquo;kaotike&rsquo;. T&euml; rriturit duan t&rsquo;i mbrojn&euml; f&euml;mij&euml;t dhe shpesh i p&euml;rjashtojn&euml; nga ritet. Por f&euml;mij&euml;t, ashtu sikund&euml;r t&euml; rriturit, kan&euml; nevoj&euml; t&euml; merren konkretisht me pro&ccedil;esin e zis&euml; dhe jo t&euml; mohojn&euml; realitetin. M&euml;gjithat&euml;, f&euml;mij&euml;t duhet t&euml; p&euml;rgatiten mir&euml;, t&rsquo;u shpjegohet gradualisht dhe me holl&euml;si &ccedil;far&euml; do t&euml; ndodh&euml; dhe t&euml; jen&euml; t&euml; shoq&euml;ruar nga nj&euml; i rritur ( jo nga prindi n&euml; zi), m&euml; pas t&euml; j&euml;n&euml; n&euml; gj&euml;ndje t&euml; p&euml;rpunojn&euml; p&euml;rshtypjet. K&euml;shillohet t&euml; inkurajohen shprehje konkrete t&euml; hidherimit t&euml; lejohen f&euml;mij&euml;t t&euml; sjellin lule, nj&euml; let&euml;r, lod&euml;r ose vizatim arkivoli. F&euml;mij&euml;t mund t&euml; pyeten p&euml;r fjal&euml;t e fundit q&euml; duan t&rsquo;i drejtojn&euml; njeriut t&euml; vdekur. &lsquo;&Ccedil;far&euml; do t&euml; thuash ti, meqen&euml;se e di q&euml; kjo &euml;sht&euml; dita e fundit q&euml; takoheni&rsquo;? K&euml;shillohet q&euml; pas funeralit t&euml; flitet p&euml;r p&euml;rshtypjet. N&euml; rast se f&euml;mija nuk d&euml;shiron t&euml; j&euml;t&euml; i pranish&euml;m, ai nuk duhet detyruar. K&euml;shillohet q&euml; kufoma e nj&euml;riut t&euml; vdekur ( n&euml; rast se ai nuk &euml;sht&euml; plagosur ose nuk &euml;sht&euml; d&euml;mtuar r&euml;nd&euml;) t&euml; shihet. Esht&euml; m&euml; leht&euml; t&euml; p&euml;rballohet nj&euml; tablo konkrete, sesa nj&euml; tablo e p&euml;rfytyruar. N&euml; rast se kufoma digjet, f&euml;mij&euml;s duhet t&rsquo;i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gj&euml; dhe do t&euml; kthehet n&euml; hi. Ka studime q&euml; tr&euml;gojn&euml; se f&euml;mij&euml;t q&euml; nuk jan&euml; ndihmuar dhe nuk jan&euml; p&euml;rgatitur p&euml;r funeralin, kan&euml; pasur v&euml;shtir&euml;si n&euml; sjellje p&euml;r nj&euml; periudhe kohe mbas vdekjes s&euml; njeriut t&euml; dashur.&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Si t&euml; kujdesemi p&euml;r nevojat e f&euml;mij&euml;s<\/h4>\n<p align=\"justify\">Komunikimi i hapur dhe i drejtp&euml;rdrejt&euml; sipas mosh&euml;s s&euml; f&euml;mij&euml;s dhe mir&euml;kuptimi jan&euml; faktor&euml; n&euml; kujdesin p&euml;r nevojat e f&euml;mij&euml;s. F&euml;mij&euml;t, zakonisht, e kuptojn&euml; shumic&euml;n e gj&euml;rave pa ua th&euml;n&euml;. Ka r&euml;nd&euml;si t&euml; rivendoset ritmi i zakonsh&euml;m i jet&euml;s s&euml; f&euml;mij&euml;s pas vdekjes. F&euml;mij&euml;s duhet t&rsquo;i thuhet se do t&euml; j&euml;t&euml; gjithmon&euml; dikush q&euml; do t&euml; kujdeset p&euml;r t&euml;. F&euml;mija duhet t&euml; marr&euml; pjes&euml; n&euml; paketimin e sendeve t&euml; t&euml; vdekurit. Kjo &euml;sht&euml; e dhimbshme, por &euml;sht&euml; pjes&euml; e natyrshme e pro&ccedil;esit te zis&euml;. Nganj&euml;her&euml; prindi, q&euml; mbetet gjall&euml; fsheh ndjenjat dhe b&euml;het k&euml;shtu nj&euml; sh&euml;mbull i keq p&euml;r f&euml;mij&euml;n. Duke pranuar emocionet tona, ne rritim aft&euml;sin&euml; p&euml;r t&euml; p&euml;rballuar humbjen n&euml; t&euml; ardhm&euml;n.&nbsp;Duke b&euml;r&euml; pyeje f&euml;mija tregon se gradualisht ai kupton se c&rsquo;dometh&euml;n&euml; vdekje. M&euml;gjith&euml;se t&euml; rriturit mund ta quajn&euml; t&euml; v&euml;shtir&euml;, ky pro&ccedil;es parandalon ngarkes&euml;n e imagjinat&euml;s s&euml; f&euml;mij&euml;s, q&euml; mund t&euml; &ccedil;oj&euml; n&euml; nj&euml; shqet&euml;sim. Nuk duhet ngulur k&euml;mb&euml; q&euml; f&euml;mija t&euml; flas&euml; p&euml;r t&euml; vdekurin. P&euml;rkundrazi, f&euml;mija duhet t&euml; k&euml;t&euml; m&euml; shum&euml; mund&euml;si p&euml;r t&rsquo;i shprehur ndj&euml;njat n&euml; m&euml;nyra t&euml; tjera, si: duke vizatuar ose duke luajtur. Biseda e hapur nd&euml;rmjet an&euml;tar&euml;v&euml; t&euml; familjes &euml;sht&euml; m&euml;nyra m&euml; e mir&euml;, p&euml;r t&euml; shprehur k&euml;to emocione. Sjelljet e t&euml;rh&euml;qura dhe pa komunikim, nga ana e f&euml;mij&euml;s, mund t&euml; pak&euml;sohen, duke inkurajuar f&euml;mij&euml;n t&euml; vazhdoj&euml; veprimtarin&euml; e zakonshme ditore. F&euml;mija duhet t&euml; shkoj&euml; n&euml; shkoll&euml; sa m&euml; shpejt t&euml; j&euml;t&euml; e mundur.&nbsp;Esht&euml; e r&euml;nd&euml;sishme q&euml; m&euml;suesit t&euml; njoftohen p&euml;r humbjen e nj&euml; prindi, n&euml; m&euml;nyr&euml; q&euml; ata t&euml; reagojn&euml; si duhet. F&euml;mija nuk duhet t&euml; largohet nga prindi q&euml; mbetet. Do t&euml; ishte shum&euml; m&euml; e dobishme, madje q&euml; gjyshja ose nj&euml; teze t&euml; shkonte n&euml; sht&euml;pin&euml; e f&euml;mij&euml;s se sa ta merrte at&euml; me vete. Nganj&euml;her&euml; &euml;sht&euml; mir&euml; t&euml; lihet drita ndezur nat&euml;n dhe dera e dhom&euml;s s&euml; f&euml;mij&euml;s e hapur, ose, n&euml; rast se f&euml;mija &euml;sht&euml; I vog&euml;l, t&euml; lejohet edhe ai t&euml; fler&euml; n&euml; shtratin e prindit p&euml;r nj&euml; koh&euml; t&euml; shkurt&euml;r, deri sa t&rsquo;i largohet frika f&euml;mij&euml;s, vetmia dhe trishtimi. Sidoqoft&euml;, q&euml;llimi kryesor duhet t&euml; jet&euml; q&euml; f&euml;mija t&euml; kthehet sa m&euml; par&euml; n&euml; jet&euml;n normale. F&euml;mij&euml;ve duhet t&rsquo;u m&euml;sohet se nuk &euml;sht&euml; e nevojshme q&euml; ata t&euml; sillen si t&euml; rriturit. Ata mund t&euml; sillen si t&euml; d&euml;shirojn&euml; dhe nuk &euml;sht&euml; e nevojshm&euml; t&euml; jen&euml; t&euml; trishtuar gjith&euml; koh&euml;n. Mbasi ka p&euml;rjetuar vdekjen, f&euml;mija kalon kat&euml;r faza t&euml; hidherimit:&nbsp; <\/p>\n<p align=\"justify\">&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1. Pranimi i realitetit t&euml; humbjes <\/p>\n<p align=\"justify\">F&euml;mija duhet t&euml; pranoj&euml; se njeriu i dashur ka vdekur dhe nuk do t&euml; kthehet m&euml;. Po t&euml; mos b&euml;het kjo dhe po t&euml; mos pranohet realiteti i vdekjes, at&euml;her&euml; nderhyhet n&euml; pro&ccedil;esin e sh&euml;rimit t&euml; dhimbjes. Prind&euml;rit q&euml; humbin nj&euml; f&euml;mij&euml;, shpesh nuk ndryshojn&euml; asgj&euml; n&euml; dhom&euml;n e f&euml;mij&euml;s dhe pretendojn&euml; se f&euml;mija &euml;sht&euml; end&euml; i gjall&euml;. Kjo &euml;sht&euml; e pranueshme p&euml;r nj&euml; koh&euml; t&euml; shkurt&euml;r, por, n&euml; rast se kjo zgjat p&euml;r shum&euml; vjet, ajo kthehet n&euml; mohim. P&euml;rkundrazi, ka nj&euml; munges&euml; t&euml; pranimit t&#038;euml<br \/>\n; kuptimit t&euml; humbjes (&ldquo;Sidoqoft&euml; ai ishte nj&euml; baba i keq&rdquo;). Ka nj&euml; d&euml;shir&euml; t&euml; fort&euml; edhe te t&euml; rriturit se, n&euml; nj&euml; far&euml; m&euml;nyre, ata do t&euml; bashkohen me njeriun e vdekur. N&euml; shumic&euml;n e njer&euml;zve kjo faz&euml; nuk zgjat shum&euml;. M&euml;gjithat&euml;, n&euml; rast s&euml; zgjat me disa persona p&euml;r shum&euml; vjet, njeriu nuk &euml;sht&euml; n&euml; gj&euml;ndje t&euml; kaloj&euml; faz&euml;n tjet&euml;r t&euml; pro&ccedil;esit t&euml; hidherimit dhe emocionalisht mbetet i hutuar.&nbsp; <\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h6>2. Ndjenja e dhimbjes dhe e hidherimit<\/h6>\n<p align=\"justify\">N&euml; rast se shprehja e hidherimit nuk lejohet ose ndrydhet, pro&ccedil;esi i zis&euml; zgjatet dhe veshtir&euml;sohet. Pas k&euml;shill&euml;s s&euml; shokut, &ldquo;Ti nuk ke pse t&euml; mbash zi n&euml; k&euml;t&euml; m&euml;nyr&euml;&rdquo;, mund t&euml; filloj&euml; mohimi i humbjes. Duke sjell&euml; vazhdimisht n&euml; m&euml;ndje kujtime t&euml; k&euml;ndshme dhe t&euml; ngrohta p&euml;r njeriun e vdekur, kjo e ul p&euml;rkoh&euml;sisht dhimbjen, por ata q&euml; vazhdimisht shmangin ndjenj&euml;n e &ccedil;do lloj dhimbjeje, m&euml; n&euml; fund mund t&euml; p&euml;rjetojn&euml; depresionin (Bowlby, 1980). Njer&euml;zit mund t&euml; ndihmohen duke i k&euml;shilluar dhe duke i mb&euml;shtetur q&euml; t&euml; mos e shmangin ndjenj&euml;n e dhimbjes dhe t&euml; keqardhjes p&euml;r gjith&euml; jet&euml;n.&nbsp; <\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h6>3. P&euml;rshtatja n&euml; jet&euml;, pa njeriun q&euml; mungon<\/h6>\n<p align=\"justify\">Kjo faz&euml; n&euml;nkupton gj&euml;ra t&euml; ndryshme p&euml;r njer&euml;z t&euml; ndrysh&euml;m, n&euml; var&euml;si t&euml; marr&euml;dhenieve q&euml; ka pasur nj&euml;riu me t&euml; vdekurin. T&euml; vejave zakonisht u duhet t&euml; m&euml;sohen (normalisht kjo koh&euml; zgjat 3 muaj), si t&euml; jetojn&euml; pa burrin e tyre, t&euml; jetojn&euml; vet&euml;m, t&euml; kujdesen p&euml;r f&euml;mij&euml;t e tyre, t&euml; zgjidhin probl&euml;met ekonomike etj. Ato kuptojn&euml; s&euml; &ccedil;far&euml; p&euml;rb&euml;nte nj&euml;riu i vdekur p&euml;r to, vet&euml;m at&euml;h&euml;re kur ai nuk &euml;sht&euml; m&euml;. Mekanizmi i rivler&euml;simit t&euml; humbjes shpesh ka efekt pozitiv sepse nj&euml;riu q&euml; ka p&euml;suar humbjen fillon t&euml; jetoj&euml; jet&euml;n m&euml; pozitivisht dhe ta vler&euml;soj&euml; at&euml; m&euml; shum&euml;. Shmangia nga kjo faz&euml; mund t&euml; ket&euml;, si pasoj&euml;, ndjenjat e pafuqis&euml; dhe t&euml; paaft&euml;sis&euml; p&euml;r t&euml; zot&euml;ruar aft&euml;si t&euml; reja.&nbsp; <\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h6>4. Zgjidhja<\/h6>\n<p align=\"justify\">Faza e fundit e pro&ccedil;esit t&euml; zis&euml; &euml;sht&euml; zbutja e ndjenjave dhe kalimi i energjiv&euml; emocionale tek njer&euml;z t&euml; tjer&euml; dhe tek bashk&euml;sia. Ndonj&euml;her ky riorientim i energjive t&euml; tyre emocionale, konsiderohet si , tradheti ndaj personit q&euml; ka vdekur. Por ky &euml;sht&euml; vet&euml;m nj&euml; shfaj&euml;sim, p&euml;r t&euml; shmangur krijimin e marredhenieve t&euml; reja dhe p&euml;r t&euml; ecur p&euml;rpara ne jet&euml;n e tyre. Arritja e k&euml;saj faze &euml;sht&euml; e veshtir&euml; p&euml;r shumic&euml;n e njer&euml;zve.&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 align=\"center\">Kur duhet k&euml;rkuar ndihma profesionale<\/h4>\n<p align=\"justify\">Duhet k&euml;rkuar n&euml; ato raste kur f&euml;mija ka qen&euml; d&euml;shmitar n&euml; vrasjen ose n&euml; turturimin &euml; njeriut t&euml; dashur dhe n&euml; rast se f&euml;mija ndjehet fajtor p&euml;r t&euml; vdekurin (kujdesi p&euml;r motr&euml;n ose gjyshen , kur njeriu ka vdekur). N&euml; k&euml;t&euml; rast f&euml;mija mund t&euml; p&euml;rjetoj&euml; nj&euml; hidherim shum&euml; t&euml; madh, ndryshime n&euml; personalitet dhe nj&euml; ndjenj&euml; t&euml; madhe faji.&nbsp;N&euml; pun&euml;n me f&euml;mij&euml;t e pik&euml;lluar duhet b&euml;r&euml; dallim midis pasojave t&euml; traum&euml;s dhe atyre t&euml; humbjes. S&euml; pari duhet trajtuar aspekti traumatik i humbjes, p&euml;rpara se t&euml; merremi me pro&ccedil;esin e pik&euml;llimit. Shum&euml; f&euml;mij&euml; kan&euml; v&euml;shtir&euml;si n&euml; pro&ccedil;esin e pik&euml;llimit (zis&euml;) t&euml; cilat jan&euml; t&euml; lidhura m&euml; frik&euml;n rreth vdekjes dhe rrethanat q&euml; e shkaktuan at&euml;. Pra gjithsesi fillimisht duhen trajtuar aspektet traumatike, para se t&euml; merremi m&euml; vet&euml; hidherimin. Ndihma profesionale mund t&euml; konsistoj&euml; si me zgjidhjen e frik&euml;s ndaj vdekjes ashtu edhe me pro&ccedil;esin e pik&euml;llimit.&nbsp;Ndihma profesionale nevojitet edhe at&euml;her&euml; kur f&euml;mija ndjehet shum&euml; i trishtuar, m&euml; depresion, i t&euml;rhequr, i painteresuar p&euml;r mjedisin dhe p&euml;r shkoll&euml;n, jasht&euml;zakonisht i hidheruar, tep&euml;r agresiv etj.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n<p>&quot;&gt;<\/p>\n<p>______________ <\/p>\n<p>Referenca:<\/p>\n<p align=\"justify\">Urli, A. (2001). Hidh&euml;rimi dhe zija tek f&euml;mij&euml;t. N&euml; Ajdukovic D. (Ed.). Aft&euml;simi i F&euml;mij&euml;ve &#8211; Programe t&euml; Ndihm&euml;s Psikosociale p&euml;r F&euml;mij&euml;t n&euml; v&euml;shtir&euml;si (p. 51-60). Tiran&euml;: Shoqata p&euml;r Ndihm&euml; Psikosociale <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vdekja &euml;sht&euml; nj&euml; nga p&euml;rvojat m&euml; t&euml; v&euml;shtira, si p&euml;r f&euml;mij&euml;t ashtu edhe p&euml;r t&euml; rriturit. Ka disa shprehje q&euml; lidhen m&euml; k&euml;t&euml; ngjarje si : humbja, trishtimi, hidh&euml;rimi, zija dhe pik&euml;llimi. Hidh&euml;rimi &euml;sht&euml; nj&euml; dhimbje emocionale kur humbet dik&euml; t&euml; dashur dhe zija ( pik&euml;llimi ) &euml;sht&euml; nj&euml; pro&ccedil;es psikologjik, i cili fillon me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[230],"tags":[],"class_list":["post-1686","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologjia-e-zhvillimit"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1686"}],"collection":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1686\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}