{"id":130,"date":"2006-05-10T23:26:36","date_gmt":"2006-05-10T21:26:36","guid":{"rendered":"http:\/\/psikologjia.com\/?p=130"},"modified":"2006-05-10T23:26:36","modified_gmt":"2006-05-10T21:26:36","slug":"disa-besime-te-njeriut-ne-njeriu-per-njeriun-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/s9-interaktiv\/c59-diskurse\/disa-besime-te-njeriut-ne-njeriu-per-njeriun-2\/","title":{"rendered":"Disa besime t\u00eb njeriut, n\u00eb njeriu, p\u00ebr njeriun"},"content":{"rendered":"<p>Disa besime t&euml; njeriut, n&euml; njeriu, p&euml;r njeriun<\/p>\n<p><em>Erich Fromm<\/em><\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<p align=\"right\">P&euml;rkthyer nga fr&euml;ngjishtja <a href=\"mailto:unerguti@hotmail.fr\" target=\"_blank\"><u>Urim Nerguti <\/u><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; njeriun, q&euml; dallohet nga t&euml; gjitha krijesat e tjera t&euml; gjalla p&euml;r nga uniteti i tij. Sepse njeriu jeton n&euml; vet&euml;dije t&euml; plot&euml;. Njeriu, i vet&euml;dijsh&euml;m p&euml;r vetveten dhe p&euml;r t&euml; ardhmen e tij, e di q&euml; ardhm&euml;ria e tij &euml;sht&euml; p&euml;r t&euml; vdekur, ai &euml;sht&euml; i vet&euml;dijsh&euml;m p&euml;r vog&euml;lsin&euml; dhe pafuqin&euml; e tij ; njeriu e sheh tjet&euml;rsin&euml; e tjetrit ; njeriu jeton n&euml; natyr&euml; dhe i n&euml;nshtruar ndaj ligjeve t&euml; natyr&euml;s, ndon&euml;se ai ta kap&euml;rcej&euml; at&euml; n&euml;p&euml;rmjet mendimit. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; njeriun si produkti i nj&euml; evolucioni natyror q&euml; vjen nga konflikti p&euml;r t&euml; qen&euml; nj&euml;koh&euml;sisht rob i natyr&euml;s dhe i ndar&euml; nga ajo, si dhe nga nevoja p&euml;r tu bashkuar dhe harmonizuar me t&euml;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; natyr&euml;n e njeriut, kontradikt&euml; e ngulitur n&euml; kushtin njer&euml;zor. T&euml; jetosh n&euml; k&euml;t&euml; kontradikt&euml; k&euml;rkon nj&euml; hulumtim t&euml; p&euml;rhersh&euml;m zgjidhjesh duke krijuar, nga ana e tyre, kontradikta t&euml; reja dhe nevoj&euml; p&euml;r p&euml;rgjigje t&euml; reja. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek p&euml;rgjigjet ndaj k&euml;tyre kontradiktave, sepse ato e ndihmojn&euml; njeriun p&euml;r t&euml; kap&euml;rcyer ndjenj&euml;n e tij t&euml; huaj&euml;sis&euml; dhe i japin atij nj&euml; ndjenj&euml; afrimiteti, uniteti dhe p&euml;rkat&euml;sie. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; &ccedil;do p&euml;rgjigje ndaj kontradiktave, sepse ato e v&euml;n&euml; njeriun p&euml;rpara alternativ&euml;s p&euml;r t&euml; ecur para apo p&euml;r tu zbrapsur. &Ccedil;far&euml;do qoft&euml; zgjedhja, dhe veprimet q&euml; e shoq&euml;rojn&euml; at&euml;, ajo &ccedil;ka ai ka zgjedhur &euml;sht&euml; udha q&euml; i lejon atij p&euml;r t&euml; zbrapsur apo progresuar humanitetin n&euml; t&euml;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; zgjedhjen e vetme t&euml; njeriut nd&euml;rmjet jet&euml;s dhe vdekjes, nd&euml;rmjet krijueshm&euml;ris&euml; dhe dhun&euml;s shkat&euml;rruese, nd&euml;rmjet realitetit dhe iluzioneve, nd&euml;rmjet objektivitetit dhe intoleranc&euml;s, nd&euml;rmjet pavar&euml;sis&euml; v&euml;llaz&euml;rore dhe n&euml;nshtrimit ndaj nj&euml; sundimi. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj n&euml; kuptimin e jet&euml;s si lindje e p&euml;rhershme dhe lul&euml;zim i vazhduesh&euml;m. Un&euml; besoj n&euml; kuptimin e vdekjes si fund ndaj rritjes dhe p&euml;rs&euml;ritje e p&euml;rjetshme. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj q&euml; njeriu ku p&euml;rgjigja e t&euml; cilit &euml;sht&euml; regresive, &euml;sht&euml; nj&euml; njeri n&euml; k&euml;rkim uniteti, q&euml; e k&euml;rkon k&euml;t&euml; unitet duke u &ccedil;liruar nga frika e padurueshme e vetmis&euml; dhe e pasiguris&euml;, dhe duke p&euml;r&ccedil;udnuar at&euml; &ccedil;ka e kthen n&euml; njer&euml;zor dhe e shqet&euml;son k&euml;t&euml; njeri. Orientimi regresiv shfaqet n&euml; tre fenomene q&euml; mund t&rsquo;ia behin bashk&euml; ose ve&ccedil;mas : nekrofilia, narcisizmi dhe simbioza incestuoze. <\/p>\n<p>Kuptoj me nekrofili dashurin&euml; p&euml;r gjith&ccedil;ka q&euml; &euml;sht&euml; e lidhur me ushtrimin e dhun&euml;s dhe t&euml; shkat&euml;rrimit ; d&euml;shira p&euml;r t&euml; vrar&euml; ; admirimi p&euml;r forc&euml;n ; joshja e vdekjes, e vet&euml;vrasjes, e sadizmit ; d&euml;shira p&euml;r ta shnd&euml;rruar organiken n&euml; inorganike nga nj&euml; nevoj&euml; e pa m&euml;njanueshme &laquo; p&euml;r t&euml; v&euml;n&euml; rregull &raquo;. Nekrofilis&euml; i mungojn&euml; nga natyra cil&euml;sit&euml; e nevojshme p&euml;r krijimin dhe ajo strehohet, e v&euml;n&euml; n&euml; l&euml;vizje nga nj&euml; ndjenj&euml; pafuqie, n&euml; zgjidhjen e leht&euml;, q&euml; &euml;sht&euml; t&euml; shkat&euml;rruarit, q&euml; p&euml;r t&euml; ka pesh&euml; vet&euml;m nj&euml; gj&euml; : forca. <\/p>\n<p>Kuptoj me narcisiz&euml;m q&euml;ndrimin e njeriut i cili, duke pushuar s&euml; treguari nj&euml; interes autentik ndaj bot&euml;s s&euml; jashtme, p&euml;r t&rsquo;u lidhur ve&ccedil;se pas vetvetes, grupit, klanit, fes&euml;, kombit, rac&euml;s s&euml; tij, ka deformuar plot&euml;sisht frym&euml;n e tij p&euml;r t&euml; shquar gj&euml;rat. Nevoja p&euml;r k&euml;naq&euml;si narcizike rrjedh, n&euml; p&euml;rgjith&euml;si, nga nevojshm&euml;ria p&euml;r t&euml; kompensuar nj&euml; skamje materiale dhe kulturore. <\/p>\n<p>Kuptoj me simbioz&euml; incestuoze tendenc&euml;n p&euml;r t&euml; q&euml;ndruar i lidhur pas n&euml;n&euml;s s&euml; vet apo pas z&euml;vend&euml;suesve t&euml; saj &ndash; gjaku, familja, tribuja -, prirja p&euml;r t&rsquo;i ikur barr&euml;s s&euml; padurueshme t&euml; p&euml;rgjegj&euml;sis&euml;, liris&euml; dhe nd&euml;rgjegjes, dhe p&euml;r t&euml; k&euml;rkuar mbrojtje dhe dashuri n&euml; nj&euml; azil sigurie dhe dashurie t&euml; paguar shtrenjt&euml;, ngaq&euml; &ccedil;mimi i k&euml;saj &euml;sht&euml;, p&euml;r njeriun, ndalja e zhvillimit t&euml; tij p&euml;r t&euml; qen&euml; njer&euml;zor. Un&euml; besoj n&euml; njeriun q&euml; zgjedh p&euml;r t&euml; evoluar, sepse ai gjen, fal&euml; shp&euml;rthimit t&euml; forcave t&euml; tij njer&euml;zore, nj&euml; unitet t&euml; ri. Tre orientime, t&euml; cilat mund t&euml; paraqiten ve&ccedil;mas apo bashk&euml;, jan&euml; nj&euml; terren i favorsh&euml;m p&euml;r shp&euml;rthimin e tyre : biofilia, dashuria p&euml;r humanitetin dhe p&euml;r natyr&euml;n, pavar&euml;sia dhe liria. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek dashuria, sepse ajo &euml;sht&euml; ky&ccedil;i i rritjes njer&euml;zore. Dashuria, bashkimi me nj&euml; qenie apo nj&euml; gj&euml; jasht&euml; vetes, vendos nj&euml; lidhje me tjetrin, e lejon nj&euml; qenie p&euml;r tu ndjer&euml; nj&euml; me t&euml; tjer&euml;t, por nuk i heq asgj&euml; ndjenj&euml;s s&euml; saj t&euml; integritetit dhe pavar&euml;sis&euml;. Dashuria &euml;sht&euml; nj&euml; orientim produktiv q&euml; ka p&euml;r natyr&euml; disa k&euml;rkesa q&euml; duhet t&euml; jen&euml; t&euml; plot&euml;suara nj&euml;koh&euml;sisht. Ajo k&euml;rkon q&euml; t&euml; interesohemi ndaj objektit t&euml; dashuris&euml; son&euml; apo t&euml; bashkimit, q&euml; t&euml; ndjehemi p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r t&euml;, q&euml; ta respektojm&euml; dhe ta njohim. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek p&euml;rvoja e dashuris&euml;. Asnj&euml; k&euml;naq&euml;si nuk &euml;sht&euml; m&euml; njer&euml;zore sesa ajo e dashuris&euml;, asnj&euml; nuk &euml;sht&euml; m&euml; e aft&euml; p&euml;r t&euml; humanizuar njeriun. Por dashuria, si&ccedil; dhe arsyeja, nuk njeh gjysma. Ne nuk duam p&euml;rgjys&euml;m. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek nevojshm&euml;ria p&euml;r t&euml; qen&euml; &laquo; t&euml; lir&euml; &raquo; nga lidhje t&euml; brendshme dhe\/ose t&euml; jashtme, me q&euml;llim p&euml;r t&euml; fituar &laquo; lirin&euml; &raquo; e krijimit, nd&euml;rtimit, t&euml; hyrjes tek dija etj., me q&euml;llim p&euml;r tu kthyer nj&euml; individ i zgjuar dhe i p&euml;rgjegjsh&euml;m. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek liria e p&euml;rkufizuar si aft&euml;si p&euml;r t&euml; ndjekur z&euml;rin e arsyes dhe t&euml; njohjes, dhe p&euml;r tu rezistuar z&euml;rave t&euml; pasioneve iracionale ; un&euml; besoj tek &ccedil;lirimi, i cili e kthen njeriun t&euml; lir&euml; dhe t&euml; aft&euml; p&euml;r t&euml; p&euml;rdorur mund&euml;sit&euml; e tij racionale, p&euml;r t&euml; kuptuar objektivisht bot&euml;n dhe pjes&euml;n q&euml; ai ka n&euml; k&euml;t&euml; bot&euml;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek &laquo; lufta p&euml;r liri &raquo; q&euml; nuk qe n&euml; p&euml;rgjith&euml;si gj&euml; tjet&euml;r p&euml;rve&ccedil;se lufta kund&euml;r nj&euml; autoriteti t&euml; imponuar q&euml; k&euml;rkon p&euml;r t&euml; thyer vullnetin e njeriut. Sot, &laquo; lufta p&euml;r liri &raquo; &euml;sht&euml; m&euml; tep&euml;r &ccedil;lirimi ind<br \/>\nividual dhe kolektiv nga nj&euml; &laquo; autoritet &raquo; i zgjedhur &laquo; me d&euml;shir&euml; &raquo;, nj&euml; &ccedil;lirim nga forca t&euml; brendshme q&euml; na nxitin p&euml;r t&rsquo;iu n&euml;nshtruar atij, sepse ne nuk e durojm&euml; lirin&euml;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek liria, jo aq si cil&euml;si e pandryshuar q&euml; ne &laquo; e kemi &raquo; apo &laquo; nuk e kemi &raquo;, por si akt &ccedil;lirimi nga vetja jon&euml;, nga i cili ne p&euml;rdorim lirin&euml; ton&euml; p&euml;r t&euml; b&euml;r&euml; zgjedhje. &Ccedil;do etap&euml; e jet&euml;s q&euml; ngre shkall&euml;n e pjekuris&euml; s&euml; njeriut, ngre gjithashtu dhe aft&euml;sin&euml; e tij p&euml;r t&euml; zgjedhur zgjidhjen q&euml; e &ccedil;liron at&euml;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek &laquo; liria e zgjedhjes &raquo;, ndon&euml;se ajo t&euml; mos jet&euml; gjithmon&euml; e nj&euml;jt&euml; p&euml;r t&euml; gjith&euml; njer&euml;zit n&euml; &ccedil;do moment. Nj&euml; njeri me orientim ekskluzivisht nekrofil, narcizik apo simbiotik dhe incestuoz nuk mundet p&euml;r t&euml; b&euml;r&euml; gj&euml; tjet&euml;r p&euml;rve&ccedil;se zgjedhjen e regresionit. Njeriu i lir&euml;, i &ccedil;liruar nga lidhjet iracionale, nuk b&euml;n zgjedhje regresive. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj q&euml; liria e zgjedhjes u shtron probleme vet&euml;m njer&euml;zve q&euml; kan&euml; orientime t&euml; kund&euml;rta, dhe tek t&euml; cil&euml;t liria p&euml;r t&euml; zgjedhur &euml;sht&euml; p&euml;r k&euml;t&euml; arsye e kusht&euml;zuar nga d&euml;shira t&euml; pavet&euml;dijshme dhe racionalizime siguruese. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek dashuria p&euml;r fqinjin, n&euml;se ajo &euml;sht&euml; e sinqert&euml; dhe pa sentimentalitet dhe iluzione, n&euml;se ajo &euml;sht&euml; nj&euml; form&euml; ndihme, duke e ndihmuar tjetrin p&euml;r t&euml; gjetur udh&euml;n e vet. Asnj&euml; nuk mundet p&euml;r ta &laquo; ndihmuar &raquo; fqinjin e tij duke vendosur p&euml;r t&euml;. T&euml; vet&euml;dij&euml;sohesh mbi zgjidhje &ccedil;liruese mundet p&euml;r t&euml; zgjuar energji t&euml; fshehura dhe t&euml; nxis&euml; p&euml;r t&euml; zgjedhur m&euml; par&euml; jet&euml;n sesa vdekjen. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek barazia nd&euml;rmjet njer&euml;zve, q&euml; &ccedil;do njeri &euml;sht&euml; n&euml; gjendje p&euml;r ta ndjer&euml; n&euml;se ai m&euml;son p&euml;r t&euml; njohur vetveten, n&euml;se ai pranon q&euml; &euml;sht&euml; i barabart&euml; me t&euml; tjer&euml;t dhe identifikohet me to. &Ccedil;do individ mbart humanitetin n&euml; vete ; &laquo; kushti njer&euml;zor &raquo; &euml;sht&euml; unik dhe i nj&euml;llojt&euml; p&euml;r t&euml; gjith&euml; njer&euml;zit megjith&euml; dallimet e pashmangshme n&euml; zgjuarsi, talent, madh&euml;shti, ngjyr&euml;, etj. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek nevojshm&euml;ria p&euml;r t&euml; p&euml;rmendur gjithmon&euml; barazin&euml; nd&euml;rmjet njer&euml;zve me q&euml;llim p&euml;r t&euml; penguar q&euml; ato t&euml; instrumentalizohen reciprokisht. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek v&euml;llaz&euml;rimi n&euml;se ai &euml;sht&euml; dashuri p&euml;r fqinjin. Por ai mbetet i pakuptimt&euml; sa koh&euml; q&euml; nuk jan&euml; zhdukur t&euml; gjitha lidhjet &laquo; incestuoze &raquo; q&euml; frenojn&euml; aft&euml;sin&euml; e nj&euml; qenie p&euml;r t&euml; gjykuar objektivisht &laquo; v&euml;llain &raquo; e vet. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek humaniteti n&euml; njeriun dhe tek aft&euml;sia e qenies njer&euml;zore p&euml;r t&rsquo;iu afruar atij n&euml;se ai kap&euml;rcen shoq&euml;rin&euml; e vet. Sado i lidhur q&euml; t&euml; jet&euml; me shoq&euml;rin&euml; ku ai lind, ai duhet t&euml; m&euml;soj&euml; p&euml;r t&euml; par&euml; n&euml;se ajo nxit apo pengon lul&euml;zimin e potencialit njer&euml;zor. Ai nuk mundet p&euml;r t&euml; patur njohje t&euml; natyr&euml;s njer&euml;zore n&euml;se tabut&euml;, kufizimet, vlerat e p&euml;r&ccedil;udnuara i duken atij t&euml; &laquo; natyrshme &raquo;. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek funksioni i dyfisht&euml; &ndash; nxit&euml;s dhe frenues &ndash; i shoq&euml;ris&euml;, dhe pra tek konflikti i p&euml;rhersh&euml;m nd&euml;rmjet shoq&euml;ri dhe humanitet. Shoq&euml;ria do t&euml; pushoj&euml; s&euml; frenuari njer&euml;zit dhe s&euml; b&euml;ri ato qytetar&euml; t&euml; cytur nga shija e t&euml; sunduarit kur q&euml;llimi i saj do t&euml; jet&euml; i nj&euml;jt&euml; m&euml; at&euml; t&euml; humanitetit. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek nj&euml; shoq&euml;ri e sh&euml;ndosh&euml; n&euml; t&euml; cil&euml;n t&euml; mundesh &ndash; dhe t&euml; duhesh &ndash; p&euml;r t&euml; shpresuar, tek nj&euml; shoq&euml;ri e cila nxit aft&euml;sin&euml; e njeriut p&euml;r t&euml; dashur fqinjin e tij, p&euml;r t&euml; punuar dhe krijuar, p&euml;r t&euml; zhvilluar arsyen e vet dhe nj&euml; v&euml;shtrim objektiv t&euml; vetvetes, t&euml; bazuar mbi p&euml;rvoj&euml;n e energjis&euml; s&euml; tij prodhuese. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek ringjallja kolektive e sh&euml;ndetit mendor, burim shprese, tek mendja e sh&euml;ndosh&euml; n&euml; njeriun, q&euml; i jep atij dhuntin&euml; e dashuris&euml; dhe krijimit, duke e &ccedil;liruar at&euml; nga lidhje incestuoze me klanin dhe tok&euml;n e vet, duke i dh&euml;n&euml; atij nj&euml; identitet t&euml; bazuar mbi p&euml;rvoj&euml;n q&euml; ai ka mbi vetveten e tij si subjekt dhe veprues i forcave t&euml; veta, duke e paisur at&euml; me pushtetin p&euml;r t&euml; qen&euml; i prekur nga realiteti brenda dhe jasht&euml; tij, dhe p&euml;r t&euml; zhvilluar objektivitetin dhe arsyen e tij. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek bashkimi i forcave t&euml; nj&euml; numri n&euml; rritje individ&euml;sh t&euml; ethsh&euml;m p&euml;r t&euml; punuar me at&euml; q&euml; ka t&euml; nj&euml;jtat merake, p&euml;rball&euml; nj&euml; bote q&euml; &euml;sht&euml; duke u kthyer e &ccedil;mendur dhe &ccedil;njer&euml;zore. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek njer&euml;zit me synime t&euml; qarta ku p&euml;rpjekjet e t&euml; cil&euml;ve nuk kufizohen p&euml;r t&euml; ofruar nj&euml; p&euml;rshkrim njer&euml;zor t&euml; bot&euml;s, por q&euml; nisen si gjurmues mbi udh&euml;n e humanizimit dhe punojn&euml; p&euml;r transformime t&euml; mundshme. Nj&euml; interpretim i bot&euml;s pa d&euml;shir&euml; ndryshimi mbetet i kot&euml; : nj&euml; ndryshim pa interpretim paraprak &euml;sht&euml; nj&euml; nd&euml;rmarrje e verb&euml;r. <\/p>\n<p>Un&euml; besoj tek realizimi i nj&euml; bote ku njeriu &euml;sht&euml; m&euml; shum&euml;, ndon&euml;se duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk &euml;sht&euml; e sunduar nga d&euml;shira p&euml;r t&euml; konsumuar, ku &laquo; njeriu &raquo; &euml;sht&euml; q&euml;llimi i par&euml; dhe i fundit ku njeriu gjen mjetin p&euml;r t&rsquo;i dh&euml;n&euml; nj&euml; q&euml;llim jet&euml;s s&euml; tij dhe forc&euml;n p&euml;r t&euml; jetuar i lir&euml; dhe pa iluzione.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa besime t&euml; njeriut, n&euml; njeriu, p&euml;r njeriun Erich Fromm<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[203],"tags":[],"class_list":["post-130","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-c59-diskurse"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130"}],"collection":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/psikologjia.com\/wordpress2\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}