Ballina / Ushqimi / Fiksimet e të ngrënit

Fiksimet e të ngrënit

Fiksimet e të ngrënit, nga mëkati në sëmundje

FiksimTë mendosh gjithmonë për të ngrënët: sapo të jesh zgjuar, pasi të kesh ngrënë, në mes të natës. Një mani kjo që mund të fillojë me një dietë për t’u shndërruar në një nga shqetësimet një të rëndësishme të ditës. Zbulimet e fundit? Pasojat e varësisë psikologjike ndaj të ngrënit. et e të ngrënit, nga mëkati në sëmundje 


 

Lili është një vajzë simpatike dhe e sjellshme. E lumtur deri në momentin kur burri i jetës së saj e la për një vajzë “ perfekte”, shumë e bukur, e zonja në profesionin e saj dhe pa asnjë kilogram të tepërt në peshë. Dhe ç’bën për ta rifituar? E thjeshtë. Fillon dietën. Ky është subjekti i dramës franceze në filmin “Che Fame” me Alesandra Martines në rolin e gruas “perfekte”. Një komedi mbi dietën,- kështu e përshkruan filmin regjisori Florenz Kuintin duke shpjeguar se si lindi ideja e këtij filmit. “Në ditët e sotme, kur dy persona takohen nuk pyesin më si je, por mos je dobësuar gjë. Kjo më ngjalli dëshirën për të shkruajtur për diktaturën e dietave”,- thotë regjisori. Revistat e femrave, propozojnë në të njëjtin numër, dieta për të humbur 5 kg dhe receta të gënjeshtërta për pane dhe vajin. Duket se ekziston një skizofreni midis thirrjes së kënaqësisë që të jep tavolina dhe detyrimit social të dobësimit dhe Alesandra Martinez e di mirë se çfarë do të thotë një gjë e tilë. Që në momentin e daljes së filmit ajo deklaroi se: “Kur isha adoleshente isha e fiksuar nga frika, ankthi i humbjes së bukurisë, prishjes së linjave të trupit. Kam rrezikuar disa herë në kufinjtë e anoreksisë” 
Ushqimi, një terren përballjesh
Të ngrënit është sipas shijes dhe kjo ka bërë që vitet e fundit disa kuzhinierë të jenë bërë të famshëm për “guston” e tyre, për faktin se shumë persona “vip” frekuentojnë rregullisht “kuzhinën” e tyre. Por ushqimi është fiksim, mendim konstant gjatë ditës, tundim të cilit nuk duhet t’i dorëzohesh, një ankth në vetvete apo një burim kënaqësie që nuk mund t'ia lejosh vetes.  

Të ngrënit dhe fiksacioni

Asnjë element ushqyes nuk krijon varësi biologjike ndikuar nga instikti i mbijetesës por krijon një varësi psikologjike në të cilën ushqimi herë – herë është armik dhe herë aleat. Një luftë me “gjuajtje pirunjsh”, ku në mes të viktimave të saj ka edhe mjaft emra të njerëzve të famshëm si Santa Katerina da Sena, anoreksike. Princesha Diana, e cila, siç ka treguar edhe vetë, ka vuajtur nga bulimia. Në rastin e parë, refuzimi i ushqimit, në rastin e dytë, ndjenja e ekzagjerimit të ngrënit. Pra, anoreksia dhe bulimia janë shqetësimet kryesore të krijuara nga çrregullimet e të ngrënit. Ekzistojnë dhe shumë disfunksionime të tjera shëndetësore. Mani të vogla lidhur me ushqimin mund të çojnë në krijimin e shumë e shumë problemeve shëndetësore të cilat mund të mbeten për gjithë jetën apo të transformohen dalëngadalë në patologji të rrezikshme. Anoreksia dhe bulimia shkaktojnë dhe probleme serioze psikologjike, varësi psikologjike të njeriut, e njohur ndryshe si “ortoreksia nervore” që si pasojë ka ndiesinë e të ushqyerit me ushqime të pastra, ushqime natyrale apo gjenetikisht të përpunuara. Shumë nga yjet e Hollivudit duket se janë “ goditur” prej saj. Dhe Winona Rajder pi vetëm OrganicCola, prodhim american,. Xhulia Roberts pi kafe vetëm me shumë qumësht soia. Kim Katrall, artistja e njohur e “Seksi dhe Qyteti” bën ekskluzivisht shopingsupermarkete ku tregtohen vetëm ushqime natyrale. Nga përdorimi i ushqimeve të ndryshme, një shqetësim i gjeneratës së fundit është dhe çekuilibrimi i peshës së trupit, rënie dhe ngritje të menjëhershme. Zgjidhja më e preferuar mbi këtë problem, është dieta.   
Këshilla për të ruajtur linjat 
Nëse gjatë kohëve të fundit keni mbajtur rregull në të ngrënë dhe tashmë jeni në formë perfekte, ruajeni atë. Nëse ndiqni këto këshilla, ju do të
mund të ruani linjat tuaja të arritura pas një diete të mundimshme.
Bëni pak kujdes në konsumin e ushqimeve të përditshme. Ushqimet me yndyrna dhe kalori gjithmonë duhet t’i zgjidhni me kujdes dhe gjithashtu mos lini asnjë vakt pa ngrënë sepse organizmi juaj do t’i dyfishojë yndyrnat e vaktit tjetër. Sidomos, mos lini pa ngrënë mëngjesin, sepse pas gjumit, trupi ka nevojë për ushqim për të përballuar mirë ditën. Evitoni medikamentet e dobësimit sepse përdorimi i tyre për një kohë të gjatë dëmton shëndetin. Evitoni ushqimet pikante sepse janë ato që ju hapin oreksin. Ndër sheqernat mund të përdorni mjaltin. Pini çdo ditë afër 1 kg ujë, dy gota në drekë e në darkë. Mos u peshoni dy herë në javë sepse e rëndësishme është një rënie jo e menjëhershme.Gjatë periudhës së menstruacioneve mund të shtoni deri në 2 kg por, mos u frikësoni. Nuk është asgjë. Përdorni ushqime të ziera të cilat nuk përmbajnë shumë yndyrna. Për gatimin e tyre përdorni vaj ulliri dhe vaj soje. Nëse jeni të ftuar në një darkë, mundësisht evitoni alkoolin dhe ëmbëlsirat. Hani nga pak në çdo asortiment por mos e humbni kontrollin. Praktikoni një sport sepse falë tij humbisni lehtësisht nga pesha juaj. Kur jeni me dietë, e rëndësishme është të hani ngadalë, gjë që ju jep përshtypjen sikur hani më shumë dhe ndihmon tretjen në stomak.Stresi ndikon në shtimin në peshë dhe frenon funksionimin e rregullt të organizmit. Sporti më i mirë është noti sepse të zgjat këmbët, të tendos lëkurën, djeg shumë kalori, por edhe vrapi,- atletika ndikon jo më pak.  
_________
marrë nga revista  spekter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *