"Kjo vepër është fryt i 20 viteve punë në praktikën psikologjike. Ideja e saj lindi, pak nga pak, nisur nga mbresat dhe vëzhgimet e panumërta të mbledhura përgjatë ushtrimeve të psikiatrisë dhe neurologjisë, përgjatë frekuentimit të indvidëve të të gjitha klasave shoqërore apo përgjatë diskutimeve me miq dhe kundërshtarë, e së fundi , në sajë të një shqyrtimi kritik të veçorive të mia psikologjike", ja si shkruan Jung-u në parathënien e veprës së tij madhore "Tipet psikologjikë", të konsideruar deri më sot si një dokument kyç i kulturës sonë bashkëkohore në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të një karakterologjie specifike që drejton raportin e individit me botën.
I ndarë nga Frojd-i dhe psikoanalistët e tjerë më 1913, Jung-u e emëroi doktrinën e vet si "psikologji analitike" ose "të komplekseve". Hoqi dorë nga aktiviteti i docentit në Universitet dhe iu përkushtua tërësisht kërkimeve të tij mbi natyrën dhe fenomenologjinë e pavetëdijes dhe mbi problemet e sjelljes psikike. Përfundimi i kësaj pune qenë dy veprat voluminoze "Psikologjia e proceseve të pavetëdijshëm" (1917) dhe "Tipet psikologjikë" (1921).
Sidoqoftë, ideja e kësaj vepre të fundit-siç tregon edhe vetë autori-i erdhi në mënyrë kurioze, në vijim e sipër të disa pyetjeve që i shtronte vetes në atë periudhë, të tilla si: Në ç'pikë ndryshonte ai nga Frojd-i dhe Adler-i? Cilat ishin divergimet në konceptimet e tyre? Mbajti parasysh, para së gjithash, Spitteler-in ( çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1909) e në mënyrë të veçantë kryeveprën e tij "Prometeu dhe Epimeteu", "Mbi edukimin estetik të njeriut" të Shiler-it dhe disa vepra të Niçe-s. Kështu filloi t'i ravijëzohej ideja se " …është pikërisht tipi psikologjik ai që përcakton dhe cakëzon gjykimin e njeriut". Më pas, Jung-u i shtriu hetimet e tij edhe në kohë e hapësirë, duke i drejtuar filozofisë, estetikës, letërsisë, përveçse psikopatologjisë, për të arritur kështu në këtë sistemim të magjishëm të dy qëndrime polare të cilitdo mekanizmi psikik, të përveçëm apo kolektiv, të Introversionit dhe Ekstroversionit dhe kombinimeve të ndryshme psikologjike.
"Hyra në këtë ndërmarrje, më tepër se sa për mëdyshje a shqetësime të rregullit historik, me qëllimin kryesor të daljes nga fusha e ngushtë e vëzhgimeve të një mjeku specialist dhe shpërhapjes në një publik sa më të gjerë të këtyre rezultateve; pra, me qëllimin e stabilizimit të atyre lidhjeve të caktuara që lejojnë edhe një profan të ushtruar në mësim, të arrijë të përdorë njohuri e dije të një fushe shumë të veçantë", ja cila është aspirata më e madhe që autori kërkon të parashikojë për zbulimin e tij më të madh.
Është ky një refleksion i mprehtë dhe i plotë i Jung-ut mbi promblematikën e dualitetit njerëzor, një analizë e detajuar dhe e përpiktë e dialektikës së përjetshme midis prirjeve tona të kundërta. Për këtë arsye kjo vepër e ky zbulim njihen jo vetëm si maja kulmore e psikologjisë jungiane, por për përmasën e shtrirjes gati në të gjitha fushat, një thesar i çmuar i karakterologjisë moderne.
Platon dhe Aristotel jo vetëm dy sisteme, por edhe dy tipa të ndryshëm njerëzorë, të cilët, që prej fillesave të historisë botërore, përgjatë gjithë epokave, në të gjitha qytetërimet, përballen me njëri-tjetrin me një qëndrim ku më shumë e ku më pak armiqësor. Por veçanërisht nga Mesjeta, për të vazhduar gjer në ditët tona, kjo përplasje ka nisur të diskutohet shpesh, aq më tepër që debati i saj përfaqëson edhe brendinë thelbësore të historisë së kishës kristiane. Se në në të vërtetë, pavarësisht se nën emra të tjerë, bëhet fjalë gjithmonë për Platonin dhe Aristotelin. Natyra entuziaste, mistike, platonike, shpërthejnë prej thellësisë së ndjeshmërisë së tyre ide kristiane e simbole të lidhura me to. Natyra praktike, më pas, i përpunojnë këto ide dhe simbole në një sistem themelfortë, në një dogmë, në një kult. Është pikërisht kisha ajo, që i përmbledh në vetvete të dy këta tipa, të cilët, edhe pse gjejnë shprehjen e tyre, njëri tek prifti e tjetri tek murgu, përsëri nuk rreshtin kurrë së luftuari betejën e tyre.
H.Heine, Gjermania I
PËRFUNDIME MBI TIPET PSIKOLOGJIKË
Nga C.G.JUNG
Në një epokë si kjo e jona, ku prej triumfit të motos së Revolucionit Francez "Liri, barazi, vëllazëri", ka lindur dhe është zhvilluar një rrymë e fortë shpirtërore dhe shoqërore, që jo vetëm i larton apo i ul të drejtat politike në një nivel të përgjithshëm e të barabartë, por synon gjithashtu edhe ta eleminojë moslumturinë nëpermjet rregullave dhe barazive të diktuara nga jashtë, pra, në një epokë të tillë, të flasësh për heterogjenitetin e plotë të elementëve që përbëjnë një komb, është një detyrë me të vërtetë e ngratë. Pasi, pavarësisht se sot është diçka e bukur që të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, që në politikë zëri i çdokujt ka një rëndësi të caktuar e që askush s'është padrejtësisht superior ndaj vëllait të vet, për shkak të privilegjeve trashëgimtare të shtresës së vet, përsëri ideja e barazisë shndërrohet në diçka më pak të bukur, nëse shtrihet edhe në fusha të tjera të jetës. Kush mendon se nëpërmjet rregullimeve barazuese të jetës është e mundur të arrihet një shpërndarje gjithnjë e më e barabartë e lumturisë, ose e ka shikimin plotësisht të mjegulluar ose e sheh shoqërinë njerëzore nga pozicioni i mjegullnajës më të largët. E më tej, nëse beson se po i njëjti quantum të mirash ose mundësish të jashtme të jetës ka po të njëjtën domethënie për të gjithë njerëzit, atëherë ai patjetër duhet të jetë i marrë. Se ç'mund të bëjë vallë një ligjvënës që mendon në këtë mënyrë për të gjithë ata, mundësia e jetës së të cilëve zhvillohet më tepër brenda vetes se sa jashtë saj? Për të qenë i drejtë, i lipset t'i japë p.sh. njërit dyfishin e tjetrit, për arsye se po i njëjti quantum për një individ mund të nënkuptojë shumë, ndërsa për tjetrin shumë pak.
Ndërkohë që, përsa i përket ndryshueshmërisë psikologjike të njerëzve, këtij faktori të domosdoshëm të energjisë vitale të një shoqërie njerëzore, mund të themi vetëm kaq: asaj s'arrin t'ia dalë dot mbanë asnjë ligjvënës. Ja, përse, të flasësh për ndryshueshmërinë e njerëzve është mjaft e dobishme. Prej dallimeve të tyre lindin kërkesa kaq të ndryshme lumturie, saqë s'mund të ketë ligjshmëri sado të përsosur, që të mund të kënaqë atë qoftë edhe vetëm pjesërisht. Po kështu, është tërësisht e pamundur të sajohet një formë e jashtme jete e barabartë deri në atë pikë, sa të mos nënkuptojë diçka të padrejtë për njerin apo për tjetrin tip. Fakti që pavarësisht nga e gjitha kjo, ekzistojnë ende politikanë, sociologë, filozofë e fetarë, që veprojnë me një këmbëngulje fanatike për të krijuar vazhdimisht kushte të njëjta për të gjithë, të afta për t'u siguruar atyre mundësitë më të mira të jetës, për mendimin tim varet nga qëndrimi i tyre i përgjithshëm tej mase ekstrovers. Sidoqoftë, më duhet të them se ky libër nuk merr përsipër t'i trajtojë këto probleme, përmasa e të cilave është e jashtëzakonshme, por vetëm t'i theksojë ato. Ndaj, lipset të kufizohemi vetëm në trajtimin e aspektit të tyre psikologjik. Aq më tepër që ekzistenca e orientimeve të ndryshme tipike është një problem i dorës së parë jo vetëm për psikologjinë, por për të gjitha fushat e shkencës dhe jetës, në të cilat psikologjia njerëzore ka një rol përcaktues. E është padyshim mendje-ndriçuese për çdo intelekt të zakonshëm njerëzor fakti që çdo filozofi, e cila nuk është vetëm një histori e filozofisë, mbështetet mbi një parakusht vetjak psikologjik. Këto parakushte mund të jenë të një natyre thellësisht individuale e nga pikëpamja kritike, filozofitë më të zakonshme interpretohen si të tilla, ndaj dhe çështja e trajtimit të tyre mbyllet menjëherë këtu. Madje, mohohet plotësisht edhe fakti se ajo që gjykohet si një paragjykim individual, nuk është e tillë në të gjitha rrethanat, në kuptimin që këndvështrimi i këtij apo atij filozofi, gjen gjithmonë pas vetes idhtarë me shumicë. Për ta, këndvështrimi i tyre filozofik është i drejtë, jo pse ata e kishin përshtatur atë si të qe një kuti e mbyllur, po sepse kishin arritur ta kuptonin vërtetësisht. Në një kohë që një kuptim i tillë do të qe i pamundur, në rast se pikëpamja e filozofit do të qe vetëm individuale, pasi në këtë situatë ai nuk do të kish arritur të kuptohej ose nuk do të qe miratuar fare. Nga ky këndvështrim, veçoria e kësaj pikëpamjeje të njohur e të kuptuar nga ana e ithtarëve, duhet t'i korrespondojë detyrimisht një qëndrim tipik personal", të përfaqësuar në mënyrë analoge ose të barabartë edhe nga anëtarët e tjerë të shoqërisë. Kështu, partitë politikë zakonisht luftojnë veç në aspektin e tyre të jashtëm, d.m.th., synojnë të godasin anën e zbuluar të kundërshtarit, edhe pse kjo betejë, si rregull, është pak dobiprurëse, pasi më i dobishëm do të qe lokalizimi i kundërshtarit në fushën psikologjike së cilës i përket origjina e tij. Mirëpo një veprim i tillë do të sillte menjëherë dëshminë e ekzistencës së qëndrimeve të ndryshme psikologjike, ku secili prej tyre ka të drejtën e vet të ekzistencës-edhe pse kjo mund të shpjerë në formulimin e teorive të papajtueshme me njëra-tjetrën. Ndaj, ai që kërkon ta sheshojë këtë konflikt me anë të kompromiseve të jashtme, kënaqet vetëm me synimet modeste të atyre mendimtarëve sipërfaqësorë, të paaftë për të përqafuar parime.Ndërkohë, unë besoj me të gjitha forcat e mia se kuptimi i vërtetë mund të arrihet vetëm nëpërmjet njohjes së ndryshueshmërisë së parakushteve psikologjike. Gjatë përvojës së praktikës sime mjekësore, më
ka habitur dhe më ka shqetësuar gjithmonë fakti se njeriu është pothuajse i paaftë të kuptojë, të pranojë e të mbrojë një këndvështrim të ndryshëm nga ai i veti. Në gjërat pa shumë rëndësi, mund të na ndihmojë të shembim urën që ngrihet mbi humnerën e moskuptimit edhe sipërfaqësores, një butësi e durim jo shumë i shpeshtë dhe një "dashamirësi" pothuajse e rrallë. Megjithatë, në gjërat e rëndësishme e veçanërisht atëherë kur në lojë janë vetë idealet e tipit, kuptimi duket krejtësisht i pamundur. Natyrisht, grindjet dhe përçarjet do të jenë gjithmonë konktekstet e tragjedisë njerëzore, por nuk mund të mohohet se nga pikëpamja e vendosjes së drejtësisë me forcat e veta, progresi i shoqërisë ka shpënë në krijimin e ligjeve, procedurave e kritereve të caktuara të vlerësimit që kanë arritur të mbivendosen mbi palët kundërshtare. Për mendimin tim, pranimi i ekzistencës së tipave të ndryshëm të qëndrimeve e të faktit se një individ i veçantë që i përket një tipi të dhënë është një individ i njëanshëm (sektor) deri në atë pikë sa të mos arrijë të kuptojë këndvështrimin e një individi tjetër, mund të shërbejë në vetvete si një bazë për sheshimin e konfliktit të lindur mes konceptimeve të ndryshme. Aq më tepër që pa domosdoshmërinë e një njohjeje të tillë, dhunimi i ndërsjelltë i këndvështrimeve do të qe diçka e sigurt. E ashtu si palët kundërshtare, ku ndodhen përballë trupit gjykues, i shmangen shpalosjes së një akti të drejtëpërdrejtë fuqie e ia besojnë veten barazisë së ligjit dhe gjykimit, po njëlloj edhe tipat e individëve, duke qenë të përgjegjshëm për paragjykimet dhe njëanshmërinë e tyre, detyrimisht do t'i rreshtnin sharjet, shpifjet dhe përçmimet e kundërshtarëve. Në këtë kuptim, nëpërmjet konceptimit të problemit të qëndrimeve tipike e të ilustrimit të tyre të detajuar, unë kërkoj t'u tërheq vëmendjen lexuesve të mi në imagjinimin e mundësive të shumta të konceptimeve, me shpresën e dhënies së paku të ndihmesës sime në njohjen e këtyre dallimeve, niveleve e ngjyrimeve të pafundme të psikologjisë së individëve. Shpresoj gjithashtu që prej këtij shpjegimi askush të mos nxjerrë përfundimin se, duke ilustruar katër apo tetë tipe, i kam shtjelluar përfundimisht të gjithë tipat ekzistues. Është me vend të thuhet se, përkundrazi, jam i sigurt në mundësinë e klasifikimit të qëndrimeve të individëve edhe sipas kritereve të tjera. Kështu, pas një shqyrtimi akoma dhe më të imtësishëm mund të theksoj edhe ekzistencën e mundësive të tjera, siç mund të jetë psh., edhe një nëndarje e tipave në bazë të aktivitetit. Megjithatë, cilido qoftë kriteri i klasifikimit të tipave ekzistues një përballje e formave të ndryshme të këtyre qëndrimeve të zakonshme nuk mund të shpjerë askund tjetër, përveçse në formulimin e po kaq tipave të ndryshëm psikologjikë.
Përveç kësaj, po aq sa ç'mund të jetë i lehtë gjykimi i qëndrimeve ekzistuese nga pikë të tjera vështrimi nga ato të miat, po kaq i vështirë do të jetë vërtetimi se tipa të tillë të ndryshëm psikologjikë nuk ekzistojnë. D.m.th., nuk ushqej kurrfarë dyshimi se kundërshtarët e mi do të bëjnë ç'është e mundur për ta përjashtuar problemin e tipave nga radha e problemeve shkencore të shtruar për trajtim, pasi për çdo teori të proceseve komplekse psikike që synon një vlefshmëri të përgjithshme, problemi i tipave përfaqëson në vetvete një pengesë, përgjithësisht të interpretuar për keq. E kjo për shkak se çdo teori e tillë supozon ekzistencën e një psikologjie njerëzore homogjene, përpikmërisht njësoj si çdo shkencë natyrore supozon për bazë të vet natyrën, pavarësisht se në psikologji ekziston ajo veçori karakteristike e trajtimit të proceseve psikike njëkohësisht si objekt dhe subjekt. Ndaj, po qe se supozohet se në të gjitha rastet individuale subjekti mbetet po ai, po njëlloj mund të supozohet të mbetet i njëjtë edhe vetë procesi psikik i konceptualizimit. E sigurisht që çdo teori e re parasupozon. Në një kohë kur s'është kështu, për arsye të faktit se për natyrën e proçeseve psikike komplekse ekzistojnë koncepte nga më të ndryshmet e më të shumëllojshmet. Nga ana tjetër, sigurisht që çdo teori e re i parasupozon të gjitha teoritë e tjera si të gabuara, pothuajse gjithmonë për të vetmin motiv se autori i saj-subjektivisht i sheh gjërat nga një këndvështrim i ndryshëm nga ai i autorëve paraprirës. Gjithashtu, ai nuk merr parasysh faktin se psikologjia që ai sheh, është vetëm psikologjia e tij ose në rastin më të mirë, psikologjia e tipit të tij. Rrjedhimisht, mendon se edhe procesi psikik mund të shpjegohet në mënyrë unike, pikërisht në mënyrën se si e shpjegon ai, d.m.th. në mënyrën që i përputhet tipit të tij. Ndaj, ai pret të ekzistojë një shpjegim i vetëm e të gjitha konceptimet e tjera-madje do të guxoja të thoja edhe të shtatë konceptimet e tjera, që sipas mënyrës së tyre janë po kaq të vërteta sa dhe konceptimi i tij-për të janë plotësisht të gabuara. Në këtë kuptim, si një dëshmi që shpie ujë në mullirin e kësaj teorie, ai do të provojë një kundërshti të gjallë e të kuptueshme nga pikëpamja njerëzore për klasifikimin e njerëzve në tipa të ndryshëm pasikologjikë. E në fakt, po qe se do ta pranonte këtë teori, atëherë koncepti i tij do të humbiste shtatë të tetat nga vlera e vet e vërtetësisë, kështu që atij do t'i duhej t'i konsideronte po njëlloj të vërteta edhe shtatë shpjegimet e tjera të të njëjtit proces ose ndryshe, të një teorie tjetër nga ajo e tija.
Ndaj, jam plotësisht i bindur se vetëm një ngjarje natyrore që në një
masë të madhe është e pavarur nga psikologjia njerëzore e për rrjedhim mund të jetë vetëm objekt i vetvetes, mund të ketë një shpjegim të vetëm e të vërtetë. Ashtu siç jam i bindur se edhe një ngjarje psikike komplekse, që nuk mund të ndërfutet në asnjë aparat objektivisht regjistrues, nuk mund të ketë shpjegim tjetër veçse atij që jep vetë ai si subjekt. Me fjalë të tjera, autori i një koncepti mund të prodhojë vetëm një koncept të caktuar të pajtueshëm me procesin psikik që ai synon të shpjegojë. Në një kohë kur ky koncept mund të jetë i pajtueshëm vetëm në rastin kur do të arrijë të pajtohet brenda vetë subjektit në procesin e shtruar për shpjegim. Se nëse një proces i shtruar për shpjegim ose një proces analog me të, nuk do të arrinte të zhvillohej brenda vetë autorit, atëherë ai do të gjendej përballë një enigme, për shkak të së cilës do t'i duhej t'ia besonte shpjegimin e vet atij, që do të eksperimentonte këtë proces. P.sh., ai nuk mund të eksperimentojë kurrë objektivisht se si prodhohet një vizion, d.m.th., mund ta shpjegojë lindjen e tij vetëm në mënyrën se si ai mendon të ndodhë diçka e tillë. E shprehja se si mendon të ndodhë, duket se e jep qartë vështirësinë e këtij lloj shpjegimi. Aq më tepër që edhe në rastet më të mira, një shpjegim i tillë del nga mënyra, në të cilën përfaqësohet brenda tij procesi i një vizioni. Po pavarësisht nga kjo, kush ia jep vallë të drejtën të supozojë se ndodhia e këtij vizioni përfaqësohet në të njëjtën mënyrë ose në mënyrë analoge tek të gjithë të tjerët?
Në këtë pikë, mund të thirret në ndihmë homogjeniteti universal i psikologjisë njerëzore, i shtrirë në të gjitha kohërat e në të gjitha vendet e botës si një argumentim i volitshëm e i përligjur në favor të këtij gjykimi të kushtëzuar nga pikëpamja subjektive. Madje, jam kaq thellësisht i bindur në këtë homogjenitet të psikikës njerëzore, saqë e kam përfshirë atë edhe në konceptin e pavetëdijes kolektive, d.m.th., të atij substrati universal e homogjen që ka si cilësi të shfaqë po të njëjtat motive mitologjike e përrallore në çdo cep të botës sonë të pamatë. E vetëm në sajë të saj, një zezak i Amerikës së Jugut mund të shoh në ëndërr motive të mitologjisë greke, ndërsa një çirak i një dyqani në Zvicër të përsërisë në psikozën e tij vizione të një shkencëtari të lashtë egjiptian. Sidoqoftë, edhe prej një homogjeniteti të tillë themelor, ne mund të ravijëzojmë përmasat e një heterogjeniteti po kaq të madh të psikikës së vetëdijshme njerëzore. Natyrisht, midis vetëdijes së një primitivi, të një athinasi në kohët e Themistokliut e të nje evropiani të ditëve tona ekzistojnë disonanca të paimagjinueshme! Më tej, ç'ndryshim ka, vallë, midis vetëdijes së "zotit profesor" dhe gruas së tij? Ç'aspekt do të kish sot bota, nëse do të ekzistonte një homogjenitet i plotë i shpirtrave? Jo, mendimi, ideja që vetëdijet njerëzore janë homogjene, është një kimerë akademike që e thjeshtëzon shumë detyrën e docentit përballë nxënësve të tij, por që, nuk lidhet aspak me realitetin. Pasi, pavarësisht nga ndryshueshmënia e qartë e individëve, natyrat intime të të cilëve ndahen nga njëra tjetra me vite-dritë, përsëri edhe vetë tipat, nga ana e tyre, janë mjaft të ndryshëm, kështu që ndryshueshmëria e koncepteve të përgjithshme lipset t'i detyrohet pikërisht kësaj ekzistence. Rrjedhimisht, për të gjetur homogjenitetin e vetëdijeve, duhet të zbresim gjer në themelet e tipave të tillë. Pasi vetëm aty mund të gjendet ajo që është e njëjtë tek të gjithë. Aq më tepër që, nëse kjo teori do të bazohet mbi atë çka të gjithë e kanë të përbashkët, pra në atë që i bashkon njerëzit me njëri-tjetrin, atëherë dhe psikika patjetër që do të shpjegohej origjinës dhe themelit të vet. Mirëpo nuk do të mund të shpjegohej aspak ajo çka sjell në të ndryshimin historik ose individual, duke bërë që një teori e tillë të anashkalojë plotësisht psikologjinë e psikikës së vetëdijshme, të mohojmë gjithashtu, edhe tërë anën superiore të psikikës, d.m.th. ndryshimin e prirjes së saj të lindur që në origjinë. Pra, një teori e tillë e redukton njeriun në modelin e vet filogjenetik ose e shpërbën atë në proceset e tij elementare, në mënyrë të tillë që nëse do të donim më pas ta rikompozonim përsëri, nisur nga kjo gjëndje, në rastin e parë do të nxirrnim një majmun, kurse në rastin e dytë një grumbull procesesh elementare, tërësia e të cilëve do të prodhonte një efekt pa kurrfarë qëllimi dhe kuptimi. Në këtë këndvështrim, shpjegimi i psikikës në bazë të homogjenitetit, është padyshim jo vetëm i mundshëm, por edhe plotësisht i përligjur. Megjithatë, nëse duam ta përfaqësojmë imazhin e psikikës në tërësinë dhe thellësinë e vet, duhet të mbajmë mirë parasysh ndryshueshmërinë e vetëdijeve. E në fakt, psikika e vetëdijshme individuale bën pjesë në imazhin e përgjithshëm të psikologjisë në po atë masë, në të cilën bëjnë pjesë edhe bazat e saj të pavetëdijshme.
Pra, në udhën time të konceptualizmit, besoj se mund të nisem me plot të drejtë nga vetëdijet e ndryshme, për të gjykuar më pas nga pikëpamja e ndryshueshmërisë edhe vetë atë proces që më sipër e pata gjykuar nga pikëpamja e homogjenitetit. E pa dyshim që e gjitha kjo do të më shpinte në një konceptim në antitezë me të përparshmin, megjithatë lipset të sqarohet se gjithçka që dukej e përjashtuar në këtë koncept, në konceptin e ri merr një vlerë mjaft domethënëse, si pikënisje e ndryshimeve të mëtejshme, si komponent
e e variantit individual. Nga ana tjetër, gjithçka në konceptin e mëparshëm kishte një vlerë të veçantë për shkak të homogjenitetit, në këtë koncept më duket i mangët nga çfarëdolloj vlere, për shkak të karakterit thjesht kolektiv. Ndërkohë që, sipas këtij kriteri, unë trajtoj gjithmonë qëllimin e gjërave dhe kurrë origjinën e tyre, në një kohë kur në bazë të kriterit të mëparshëm trajtoja gjithmonë qëllimin, origjinën, kurrë qëllimin kah të cilit priren gjërat. Aq më tepër që po i njëjti proces psikik mund të shpjegohet edhe nëpërmjet dy teorive të ndryshme që përjashtojnë njëra-tjetrën e ku asnjëra prej tyre s'mund të pohohet si e gabuar, për shkak se korrektësia e njërës vërtetohet prej homogjenitetit, kurse e tjetrës prej heterogjenitetit të psikikave njerëzore. Madje, pikërisht këtu pat gjetur udhë vështirësia e madhe, që shfaqi leximi i librit tim "Simbolet dhe shndërrimet e libidos", si dhe pështjellimi i shkaktuar prej tij në mjaft mendje të shquara. Në këtë libër, unë përzgjedh një material konkret mjaft të bollshëm. Por meqenëse realiteti siç duket nuk është i krijuar prej teorive e as nënshtrohet prej tyre, po përkundrazi, brenda tij, të dyja ato gjëra që ne jemi të detyruar t'i gjykojmë të ndara, gjenden të bashkuara, janë diçka e vetme dhe e pandarë, duke bërë që gjithçka e gjallë brenda psikikës të shfaqet në mijëra ngjyra. Më tej, çdo gjë është një produkt, një derivat e në të njëjtën kohë diçka që shndërrohet vazhdimisht në diçka tjetër, pra është e shkuara dhe e ardhmja, që askush s'mund ta thotë me siguri në shërben si fund apo si një qëllim i ri. Pasi, kush mbron faktin se për një proces psikik ekziston një shpjegim i vetëm i vërtetë, vë në dyshim pikërisht këtë vitalitet të sipërmendur të përmbajtjes psikike, që në të vërtetë ekziston dhe ka nevojë për dy teori të kundërta me njëra-tjetrën, veçanërisht kur kemi të bëjmë me individë, të cilëve u pëlqejnë të vërtetat e thjeshta e jo komplekse e që janë të paaftë të mendojnë në mënyrë të njëkohshme.
Nga ana tjetër, s'jam aspak i bindur se vetëm dy mënyra të interpretimit të gjërave-ajo reduktive dhe konstruktive, siç i kam përkufizuar unë-arrijnë të shterrojnë të gjitha mundësitë e vëzhgimit. Përkundrazi, besoj se procesi psikik mund të shpjegohet edhe në shumë mënyra të tjera, pra, që janë të mundshme po aq shpjegime të vërteta, sa dhe tipa. Aq më tepër që, mirë apo keq, këto shpjegime sillen ndaj njëri-tjetrit njësoj si tipat në raportet e tyre personale. Për këtë arsye, nëse pranohet ekzistenca e ndryshueshmërisë tipike në psikikën njerëzore-e mendoj se nuk ka asnjë lloj vështirësie, përse nuk mund të ndodhte një gjë e tillë – atëherë shkencëtari teorik do të ndodhej përballë një dileme të hidhur e do t'i duhej ose të njihte ekzistencën e shumë teorive të dallueshme nga njëra-tjetra, që interpretojnë po të njëjtin proces ose të ndërmerrte një përpjekje të dëshpëruar a priori, për të krijuar një teori sektare që të synonte të qe shpjegimi i vetëm, i drejtë dhe i vërtetë. Mundësia e parë ndeshet shpejt si me vështirësinë e jashtëzakonshme të një veprimtarie mendore të dyfishtë dhe nga pikëpamja intime antinomike (e mbarsur në antiteza)-ashtu dhe me njërin prej parimeve themelore të moralit tonë intelektual: principia explicandi non sunt multiplicanda-praeter necessitatem. Megjithatë, në rastin e një teorie psikologjike një domosdoshmëri e tillë është apriorisht e ndryshme, për shkak se në dallim nga çdo teori e nga çdo shkencë e saktë, në psikologji objekti i intepretuar është i së njëjtës natyrë me subjektin e prandaj një procesi psikologjik i duhet detyrimisht shpjegimi i një procesi tjetër. Aq më tepër që kjo vështirësi serioze i ka nxitur prej kohësh mendimtarët e ndryshëm të kërkojnë shtigje të shumta e të përveçme shpëtimi: për shembull, duke supozuar ekzistencën e një intelekti që të mundësojë si daljen prej vetvetes, ashtu dhe mendimin brenda saj. Ja, me të tilla rrugëdalje ata përpiqeshin të krijonin atë pikë jashtë tokës, që të shërbente si vendmbështetje për levën, me të cilën Arkimedi kërkonte të ngrinte peshë tokën. Për mendimin tim, është mëse e kuptueshme nevoja e njeriut për të gjetur medoemos një shpjegim të kënaqshëm, nevoja e tij për "komoditet", megjithatë nuk arrij dot të pranoj se e vërteta duhet të përulet përballë kësaj nevoje. Po njëlloj, më duket e kuptueshme se përse në vend të paradoksit të shpjegimeve që kundërshtojnë njëra-tjetrën, është shumë me shpjeguese, nga ana estetike, udhëheqja e procesit psikik ose drejt një baze instinktuale sa më të thjeshtë të mundshme ose drejt një baze shpëtimtare metafizike, për ta vënë kështu shpirtin në paqe në prehër të kësaj shprese.
Megjithatë, çdo orvatje që mund të bëhet nga ana e intelektit njerëzor, për të shpjeguar diçka të tillë-nëse është një orvatje e ndershme e jo një petitio principii në shërbim të "komoditetit", do të shpërthente menjëhere një lumë paradoksesh e përgjigjesh me vlerë relative. Aq më tepër që është mëse e qartë se konceptimi në mënyrë intelektive i procesit psikik nuk mund të japë veçse të dhëna relative, për shkak se funksioni intelektiv në vetvete është vetëm një nga funksionet e shumta të psikikës, madje pikërisht ai, që i shërben njeriut për të ndërtuar imazhet e tij objektive. Nga ky këndvështrim, të besosh se kuptimi i botës është i mundur vetëm duke menduar ose vetëm nëpërmjet intelektit, është një gabim i madh. Pasi realiteti kuptohet, madje në po të njëjtën masë edhe me anë të sentimentit, pra, nëp&eu
ml;rmjet funksionit afektiv. Rrjedhimisht, gjykimi i intelektit në pikun e vet me të lartë duhet trajtuar si qëllimi i së vërtetës e nëse kjo do të jetë e ndershme, atëherë ajo patjetër që duhet të rrëfejë pamjaftueshmërinë e vet.
Në këtë kuptim, mohimi i ekzistencës së tipave nuk e ndihmon aspak vërtetimin e mosekzistencës së tyre. Përkundrazi, çdo teorie mbi proceset psikike i duhet të pranojë të jetë edhe ajo vetë një proces psikik e përpikmërisht një shprehje e një tipi të psikologjisë njerëzore, që ekziston dhe ka plotësisht të drejtë të ekzistojë. Pasi vetëm prej përfaqësimeve të tilla tipike mund të nxirren ato materiale të nevojshme, bashkërenditja e të cilave do të ngjizte më pas një sintezë superiore.
Qëllimi i Superioritetit
Qëllimi i superioritetit është personal dhe unik për çdo individ. Ai varet nga kuptimi që i atribuohet jetës. Ky kuptim nuk është thjesht një çështje fjalësh. Ai bën të njohur stilin e jetës dhe përsëritet si një melodi e çuditshme e krijimit të individit. Individi nuk e shpreh qëllimin e tij në një mënyrë të tillë që të mund ta formulojmë atë në formën përfundimtare. Në shumicën e rasteve, shprehet i errët (i paqartë), kështu që duhet ta marrim me mend nga e dhëna që jep. Të kuptosh stilin e jetës së dikujt, është njëlloj sikur të kuptosh punën e një poeti. Poetët përdorin vetëm fjalë, por kuptimi i tyre është më shumë se sa fjalët që përdorin. Pjesa më e rëndësishme e kuptimit të tyre duhet të përftohet nga studimi dhe intuita; ne duhet të lexojmë ndërmjet rreshtave. Kështu zhvillohet një krijim më i thellë dhe më i ndërlikuar, një filozofi vetjake e jetës. Psikologët duhet të mësojnë të lexojnë ndërmjet rreshtave; ata duhet të mësojnë artin e nuhatjes së kuptimeve të fshehura.
A ka mundësi të ndodhë ndryshe? Ne vendosim se çfarë kuptimi ka jeta në 4-5 vitet e para të ekzistencës sonë. E kjo nuk ndodh nga një llogaritje matematike, por nga kërkimi kuturu në errësirë, nga provimi i ndjenjave që nuk mund t'i kuptojmë tërësisht, nga rrokja e të dhënave (shenjave) dhe kërkimi kuturu mbi shpjegimet. Në mënyrë të ngjashme, me hamendje, vendosim mbi qëllimin tonë të superioritetit; ai është një dëshirë e përjetshme, një prirje e gjallë, jo një kënd i skicuar dhe gjeografikisht i përcaktuar. Askush nuk është i vetëdijshëm për qëllimin e tij të superioritetit në ata masë që të mund ta përshkruajë plotësisht. Ndoshta dikush mund të njohë synimet e tij profesionale, por këto nuk janë më shumë se një pjesë e vogël e përpjekjeve të tij. Madje, nëse qëllimi ka qenë i përcaktuar qartë, mund të ketë njëqind mënyra të përpjekjes në drejtim të tij. P.sh., dikush do të dojë të jetë mjek, por të qenit mjek do të thotë gjëra shumë të ndryshme. Ai jo vetëm që mund të dëshirojë të jetë një specialist në një fushë të veçantë të mjekësisë, por do të tregojë në jetën e tij profesionale, shkallën e pazakontë (të çuditshme) të interesit për veten dhe për të tjerët. Ne do të shohim se sa shumë përgatitet ai për të ndihmuar paraardhësit dhe çfarë kufizimesh vendos për ndihmën (dobinë) e tij. Ai e zgjedh këtë profesion si qëllim të vetin, si një kompensim për një ndjenjë të veçantë të inferioritetit; dhe nga sjellja në profesionin e tij dhe kudo gjetkë, duhet të jemi të aftë të marrim me mend ndjenjën e veçantë, për të cilën ai është duke kompensuar.
* * *
Prandaj tek çdo individ duhet të shikojmë përtej asaj çka shihet në sipërfaqe. Individët mund të ndryshojnë mënyrën, me të cilën përcaktojnë dhe shpallin qëllimin e tyre, pikërisht siç mund të ndryshojnë një shprehje të qëllimit të tyre të shpallur, d.m.th. punën e tyre. Rrjedhimisht, duhet të kërkojmë lidhje llogjike themelore mbi unitetin e personalitetit. Ky unitet është i ngulitur në të gjitha shprehitë e tij. Nëse marrim një trekëndësh të parregullt dhe e rrotullojmë në pozicone të ndryshme, çdo pozicion do të na duket se na jep plotësisht një trekëndësh të ndryshëm; por nëse shikojmë me kujdes, do të zbulojmë që është i njëjti trekëndësh. Kështu ndodh edhe me prototipin. Përmbajtja e tij (brendia) nuk është kurrë plotësisht e shprehur nga ndonjë aspekt i vetëm i sjelljes, por mund ta njohim atë në të gjitha shprehjet e tij. Kurrë nuk mund t'i themi dikujt: 'Përpjekja juaj për superioritet duhet të jetë plotësisht e kënaqshme, nëse bëni këtë apo atë…' Përpjekja për superioritet mbetet fleksibël; dhe në të vërtetë, sa më të shëndetshëm dhe normalë të jenë individët, aq më shumë mund të gjejnë mundësi të reja për përpjekjet e tyre, kur bllokohen në një drejtim të veçantë. Vetëm njerëzit neurotikë mund të fiksohen mbi qëllimin që kanë vendosur për vete dhe të thonë: 'Unë duhet të kem këtë ose asgjë'.
Duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos të nxitohemi në vlerësimin e ndonjë përpjekjeje të veçantë për superioritet, por në të gjitha qëllimet mund të gjejmë një faktor të thjeshtë – një përpjekje për të qenë të perëndishëm. Shpesh ka fëmijë që shprehen haptas në këtë mënyrë, duke thënë: "Unë do të
doja të isha si Zoti". Shumë filozofë kanë patur ide të njëjta. Ka gjithashtu disa mësues, që dëshirojnë t'i përgatisin dhe t'i edukojnë fëmijët që të jenë si Zoti. Në disiplinat e vjetra fetare është i dukshëm i njëjti objekti, dishepujt do të edukojnë veten në një mënyrë të tillë që të bëhen të perëndishëm. Ky koncept i të qenit i perëndishëm shfaqet në një formë shumë modeste në idenë e "mbinjeriut"; dhe është bërë e njohur – jo aq shumë – që Niçe, në vitet e fundit të jetës, kur u çmend, në një letër drejtuar Strindbergut kishte nënshkruar "I kryqëzuari".
Njerëzit e çmendur shpesh e shprehin plotësisht haptazi qëllimin e tyre të superioritetit të perëndishëm: ata pohojnë "Unë jam Napoleoni ose Perandori i Kinës". Ata do të duan të jenë qendra e vëmendjes së tërë botës, të jenë vazhdimisht në sytë e publikut, të komunikojnë me radio me tërë botën dhe të dëgjojnë çdo bisedë. Dëshirojnë të parashikojnë të ardhmen dhe të zotërojnë fuqi të mbinatyrshme.
Ndoshta në një mënyrë më të moderuar dhe të arsyeshme, po ky qëllim për të qenë i perëndishëm shprehet në dëshirën për të njohur gjithçka, për të zotëruar dituri universale ose në dëshirën për të përjetësuar jetën tonë. Nëse dëshirojmë ta përjetësojmë jetën tokësore ose ta imagjinojmë veten si pasues të tokës vazhdimisht në shumë personifikime, ose nëse parashikojmë pavdekësinë në një botë tjetër, të gjitha këto parashikime janë të bazuara në dëshirën për të qenë si Zoti. Për mësuesit fetarë është Zoti ai që është i pavdekshëm, që mbijeton gjatë gjithë kohës në përjetësi. Nuk po i diskutoj këto ide, nëse janë të drejta ose të gabuara; ato janë interpretime të jetës, janë kuptime dhe në një farë shkalle ne të gjithë arrijmë në këtë kuptim – Zoti dhe i perëndishëm. Madje, ateistët dëshirojnë ta mposhtin Zotin, të jenë më lartë se ai; dhe këtë mund ta njohim si një qëllim veçanërisht të fuqishëm të superioritetit.
Atëherë kur qëllimi i superioritetit të dikujt ka qenë i përcaktuar, nuk ka asnjë gabim të bërë në stilin e jetës së tij; të gjitha veprimet janë në përputhje me këtë qëllim. Zakonet dhe sjellja e individit janë saktësisht të drejta për të përmbushur qëllimin e tyre të shpallur dhe nuk ka pse të kritikohen. Stili i jetës tek çdo fëmijë me probleme, te çdo neurotik, alkoolik, tek çdo njeri me sjellje anormale kriminale apo seksuale, ndikon mbi sjelljen në përshtatje për të arritur atë çfarë ata kërkojnë për të qenë në pozicionin e superioritetit. Është e pamundur për të kritikuar sjelljet e tyre në vetvete; është saktësisht sjellja që duhet të tregojnë, nëse janë duke ndjekur një qëllim të tillë.
* * *
Po kështu ndodh edhe me neurotikët e rritur. P.sh., hamendësojmë se ata vuajnë nga migrena. Këto dhimbje koke mund të jenë shumë të dobishme dhe mund të shkaktohen pikërisht në çastin, kur ata kanë më tepër nevojë për to. Përmes këtyre dhimbjeve të kokës, ata mund të shmangin përballjen e problemeve të jetës. Dhimbjet e kokës mund të ndeshen kudo, kur ata janë të detyruar të takohen me njerëz të rinj ose të marrin një vendim. Në të njëjtën kohë, mund të ndihmojnë në tiranizimin e shokëve të zyrës, të partnerit ose të familjes. Pse duhet të shpresojmë se ata mund të heqin dorë nga një sajesë e tillë? Dhimbja që i krijojnë vetes, sipas pikëpamjes së tyre, nuk është më shumë se sa një investim i mençur; ajo sjell të gjitha fitimet që ata do të dëshironin. Pa dyshim që mund t'i friksojmë ata, jo nëpërmjet dhimbjes së kokës, por duke u dhënë një shpjegim që do t'i trondisë, pikërisht si ushtarët (e shokuar nga bombardimi) me tronditje psikike, shkaktuar nga shpërthimet, që ishin shpesh të frikësuar nga simptomat, nga shoku elektrik ose nga operacionet e simuluara. Ndoshta, trajtimi mjekësor do të sigurojë terren dhe do ta bëjë më të vështirë që të vazhdojnë me simtomën e veçantë që kanë zgjedhur. Por, derisa qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, nëse braktisin një simptomë, duhet të gjejnë një tjetër. Nëse 'kurohen' dhimbjet e kokës, do të zhvillojnë pagjumësinë ose disa simptoma të tjera. Deri sa qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, ata duhet të vazhdojnë ta ndjekin atë.
Disa njerëz neurotikë mund t'i pakësojnë simptomat me një shpejtësi të mahnitshme dhe t'i zëvendësojnë me të reja pa asnjë mëdyshje. Ata bëhen virtuozë (mjeshtër) të neurozave, duke zgjeruar vazhdimisht repertorin e tyre. Leximi i një libri mbi psikoterapinë do t'u sugjerojë që të përdorin më shumë shqetësime nervore, që nuk kanë pasur ende mundësinë për t'i vënë në provë. Ajo çka duhet të kërkojmë gjithmonë, është qëllimi, sipas të cilit simptoma është e përshtatur dhe qëndrueshmëria e këtij qëllimi me qëllimin e përgjithshëm të superioritetit.
* * *
Le të vështrojmë shembullin e një gruaje rreth të tridhjetave që erdhi tek unë, ngaqë vuante nga ankthi dhe nga një paaftësi
për të zënë miq; kjo grua nuk mund të bënte jetën e saj në mënyrë të suksesshme dhe si pasojë përbënte një barrë për familjen. Herë pas here, ajo punonte si sekretare, por punëdhënësit gjithmonë i flisnin me dashuri dhe ajo frikësohej aq shumë, sa bëhej gati të largohej nga zyra. Megjithatë, njëherë gjeti një vend, ku punëdhënësi ishte më pak i interesuar për të dhe nuk i bënte fare komplimenta. Edhe në këtë rast, ajo ndjehej kaq e poshtëruar, sa e la punën. Ajo kishte kohë që merrte trajtim psikik – rreth 8 vjet besoj – por kjo gjë nuk kishte sukses në përmirësimin e të qenit e shoqërueshme dhe ta vendoste atë në një pozicion ku të mund të siguronte jetën e saj.
Kur e pashë, i kërkova gjurmët e stilit të saj në vitet e para të fëmijërisë. Askush nuk mund të kuptojë edukimin pa mësuar fillimisht të kuptojë fëmijët. Ajo kishte qenë më e vogla në familje, shumë e lumtur, e llastuar dhe e urtë. Prindërit e saj ishin shumë të pasur në atë kohë dhe mjaftonte që ajo të shprehte vetëm një dëshirë dhe ata t'ia plotësonin në vend. "E pse", i thashë, kur e dëgjova, 'ju ishit edukuar si një princeshë'. 'Kjo është e çuditshme', shtoi ajo. 'Të gjithë më thërrisnin princeshë…'. E pyeta në lidhje me kujtesën më të hershme. 'Kur isha 4 vjeç', më tha, 'kujtoj se, kur po dilja nga shtëpia, pashë disa fëmijë që ishin duke luajtur. Herë – herë, ata kërcenin dhe bërtisnin: 'Po vjen shtriga'. U frikësova shumë dhe kur u ktheva në shtëpi, pyeta një grua të moshuar që po qëndronte me ne se a kishte me të vërtetë gjëra të tilla si shtrigat. Ajo u përgjigj: "Po, ka shtriga, hajdutë, banditë dhe ata të gjithë do t'ju ndjekin.'
Nga kjo mund të shohim se ajo frikësohej, po të largohej e vetme dhe e shprehte frikën në tërë stilin e jetës. Ajo nuk ndjehej e fuqishme kur largohej nga shtëpia dhe njerëzit e shtëpisë duhej ta mbështesnin dhe të kujdeseshin për të me çdo mënyrë. Ja edhe një kujtesë tjetër e hershme: 'Unë kisha një mësues pianoje. Një ditë ai u përpoq të më puthte. E ndërpreva mësimin dhe shkova t'i tregoja nënës. Pas kësaj, nuk dëshiroja të luaja më në piano'. Këtu mund të vëmë re se ajo përgatitej për të vendosur një distancë të madhe ndërmjet vetes dhe burrave, dhe zhvillimi seksual i saj ishte në përputhje me qëllimin e mbrojtjes përballë dashurisë. Ajo ndjente se të qenit e dashuruar ishte një dobësi.
Duhet të them se shumë njerëz ndjehen të dobët, nëse janë të dashuruar dhe në një farë shkalle kanë të drejtë. Nëse jemi të dashuruar, duhet të jemi të ëmbël dhe interesi ynë për qenien tjetër njerëzore na bën të lëndueshëm. Vetëm individët, qëllimi i superioritetit të të cilëve është i shprehur qartë, do të shmangin varësinë e ndërsjelltë të dashurisë. Njerëz të tillë ndjejnë neveri (i shmangen) nga dashuria dhe janë të papërgatitur për të. Shpesh do të shihni se nëse ata ndjejnë rrezikun e rënies në dashuri, e kthejnë situatën në tallje. Ata qeshin dhe e vënë në lojë personin, nga i cili ndjehen të kërcënuar. Në këtë mënyrë, ata përpiqen të shpëtojnë nga ndjenja e tyre e dobësisë.
Kjo vajzë, gjithashtu, ndjente dobësi në lidhje me dashurinë dhe martesën dhe, si rrjedhim, ndikohej shumë kur burrat i bënin komplimenta në punë. Ajo nuk mund të gjente asnjë mënyrë tjetër përveçse të largohej nga puna. Ndërkohë që po përballej me këto probleme, i vdiqën nëna dhe babai dhe bashkë me ta pothuaj u shemb edhe 'pallati mbretëror'. Edhe pse u kërkoi të afërmve të vinin dhe të kujdeseshin për të, pozicioni i saj nuk ishte aq i kënaqshëm si më parë. Pas një farë kohe, të afërmit u mërzitën dhe nuk i kushtuan më vëmendjen, që ajo e kishte të nevojshme. Ajo i qortonte dhe u tregonte se sa e rrezikshme ishte të mbetej fillikat dhe në këtë mënyrë largonte tragjedinë (ankthin) për të vendosur vetë.
Jam i bindur se, nëse familja do të kishte hequr dorë prej saj, ajo do të ishte çmendur. E vetmja mënyrë për të përmbushur qëllimin e saj të superioritetit ishte të detyronte familjen ta mbështeste dhe ta lejonte të largonte të gjitha problemet e jetës. Ajo e ruante në mendje imazhin: 'Unë nuk i përkas këtij planeti, por një planeti tjetër ku jam princeshë. Kjo tokë e varfër nuk më kupton ose nuk e njeh rëndësinë time.' Një hap i mëtejshëm do ta çonte drejt çmendurisë, por deri sa të kishte disa burime të vogla të vetat dhe ende të mund t'ua mbushte mendjen të afërmve ose shokëve për të treguar kujdes ndaj saj, nuk ishte e nevojshme për hapin përfundimtar.
Këtu po japim një tjetër shembull, ku mund të bëhen të qartë si kompleksi i inferioritetit ashtu dhe i superioritetit. Një vajzë, rreth të 16-ave që kishte ardhur tek unë, kishte vjedhur që në moshën 6 ose 7 vjeç dhe, që në moshën 12 vjeç, qëndronte natën jashtë me djem. Kur ishte 2 vjeç, prindërit e saj ishin divorcuar pas një përpjekjeje të gjatë dhe të hidhur.
Ajo kishte shkuar me të ëmën për të jetuar në shtëpinë e gjyshes dhe gjyshja, siç ndodh shpesh, e llastonte dhe e përkëdhelte shumë.Ajo kishte lindur, kur beteja ndërmjet prindërve ishte në kulmin e saj dhe e ëma nuk e kishte mirëpritur lindjen e vajzës. Ajo kurrë nuk e kishte dashur të bijën dhe mes tyre kishte një tension mjaft të madh.
Kur vajza erdhi tek unë të më takojë, bisedova me t&eum
l; në mënyrë miqësore. Ajo më tha: 'Në të vërtetë, nuk gëzohesha me gjërat e vjedhura ose duke dalë me djemtë, por doja t'i tregoja sime mëje se nuk mund të më kontrollonte'.
'Ju e bënit këtë për t'u hakmarrë?' e pyeta. 'Ndoshta', u përgjigj vajza. Ajo donte të tregonte se ishte më e fortë se e ëma, por e kishte këtë qëllim, vetëm sepse ndjehej më e dobët. Ajo e ndjente se e ëma nuk e donte dhe vuante nga një kompleks inferioriteti. E vetmja mënyrë, me të cilën mund të tregonte superioritetin e saj, ishte të shkaktonte shqetësime. Kur fëmijët vjedhin ose bëjnë faje të tjera, zakonisht kjo bëhet për hakmarrje.
Një vajzë rreth të pesëmbëdhjetave ishte zhdukur për 8 ditë. Kur e kishin gjetur, ishte marrë në pyetje nga gjykata për të rinjtë, dhe atje tha një gënjeshtër sikur ishte marrë peng nga një burrë, që e kishte lidhur dhe mbajtur peng për 8 ditë. Asnjë nuk e besoi. Mjeku foli vetëm për vetëm me të dhe e detyroi të tregonte të vërtetën. Ajo ishte kaq e inatosur me të nga mospranimi i historisë së saj, sa e qëlloi në fytyrë. Kur e pashë, e pyeta se çfarë donte të bëhej dhe i tregova se isha i interesuar vetëm për mbarëvajtjen e saj dhe nëse mund ta ndihmoja me ndonjë mënyrë. Kur e pyeta nëse kishte parë ndonjë ëndërr, qeshi dhe më tregoi si më poshtë: 'Isha në një bar. Kur dola jashtë, takova nënën time. Pas pak erdhi babai dhe unë i kërkova nënës të më fshihte, ngaqë nuk doja të më shihte'.
Ajo kishte frikë nga i ati dhe e luftonte atë. Ai zakonisht e ndëshkonte dhe ngaqë kishte frikë nga ndëshkimi, ishte e detyruar të gënjente. Nëse dëgjojmë ndonjëherë për ndonjë shembull të gënjeshtrës, duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me prind të rreptë. Nuk do të kishte arsye të gënjente, nëse nuk do ta gjykonte të vërtetën si të rrezikshme. Në anën tjetër, mund të shohim që kjo vajzë bashkëvepronte në një farë mënyre me të ëmën. Pastaj më tregoi se dikush e kishte joshur në një bar dhe kishte kaluar 8 ditë me të. Ajo kishte frikë të rrëfehej për shkak të të atit, por në të njëjtën kohë veprimet e saj kishin të bënin dhe me dëshirën për ta mundur atë. Ajo ndjehej e nënshtruar prej tij dhe mund të ishte superiore vetëm duke e lënduar atë.
Si mund t'i ndihmojmë njerëzit që kanë marrë rrugë të gabuar në kërkimin të superioritetit? Nuk do të jetë e vështirë, nëse kuptojmë që përpjekja për superioritet është e zakonshme për këdo. Mund ta vendosim veten në vendin e tyre dhe të kuptojmë shumë mirë përpjekjet e tyre. I vetmi gabim që ata bëjnë, është se përpjekjet e tyre nuk i shërbejnë qëllimit të dobishëm. Është përpjekja për superioritet, që motivon çdo qenie njerëzore dhe është burim i çdo kontributi që mund të japim për kulturën tonë. E tërë jeta njerëzore zhvillohet përgjatë kësaj linje të madhe të veprimit – nga poshtë sipër, nga minus plus, nga humbjet në fitore. Individët e vetëm që vërtet mund të ndeshin dhe të zotërojnë problemet e jetës, janë ata që në përpjekjet e tyre tregohen të pajisur me dëshirën për të përmirësuar çdo kënd tjetër, ata që ia dalin në krye një rruge të tillë, me qëllim që të përfitojnë dhe të tjerët.
Nëse i trajtojmë njerëzit në mënyrë të drejtë, nuk do të kemi vështirësi për t'i bindur ata. Të gjitha gjykimet njerëzore të vlerës dhe të suksesit, në fund të fundit, janë ngritur mbi bashkëveprimin; kjo është e vërteta më e madhe universale e racës njerëzore. Gjithçka që kërkojmë të përcjellim, të idealeve, të qëllimeve, të veprimeve, dhe veçoritë e karakterit, është se ata duhet t'i shërbejnë çështjes së bashkëveprimit njerëzor. Askush nuk është plotësisht pa ndjenjë shoqërore. Personi neurotik dhe krimineli gjithashtu e njohin këtë të fshehtë të hapur; dhe këtë mund ta vëmë re nga kujdesi që tregojnë për të përligjur stilin e jetës ose për të fajësuar dikë tjetër. Megjithatë, ata e kanë humbur kurajon për ta drejtuar jetën e tyre në një rrugë të dobishme. Kompleksi i inferioritetit u tregon se: 'Suksesi në bashkëveprim nuk është për ju'. Ata janë larguar nga problemet e vërteta të jetës dhe janë angazhuar në parapërgatitje për sulm për t'u siguruar sërish për fuqinë e tyre.
Në ndarjen njerëzore të punës ka vend për një larmi të madhe të qëllimeve. Ndoshta, siç kemi parë, çdo qëllim mund të përfshijë shkallë të vogla të gabimit dhe mund të gjejmë gjithmonë diçka për të kritikuar. Për bashkëveprimin njerëzor, ka nevojë për shumë lloje të ndryshme të përsosmërisë. Tek një fëmijë, superioriteti do të vihet re në njohuritë matematike, te një tjetër në art, e tek një i tretë në fuqinë fizike. Fëmijët me një sistem digjestiv (të tretjes) të dobët mund të besojnë se problemet që përballin ata janë kryesisht probleme të ushqyerjes. Interesi i tyre mund të përqëndrohet tek ushqimi, ngaqë në këtë mënyrë besojnë se mund ta kontrollojnë më mirë situatën dhe, si pasojë, mund të bëhen mjeshtër të gatimit. Në të gjitha këto qëllime të veçanta, së bashku me një drejtpeshim real të vështirësive, mund të vëmë re disa përjashtime të mundësive, disa përgatitje në drejtim të vetëkufizimit. P.sh., mund të kuptojmë se filozofët, për të menduar dhe sh
kruar libra, duhet të dëbohen nga shoqëria herë pas here. Por gabimi i pashmangshëm, i përfshirë tek çdo qëllim, nuk është kurrë i madh, nëse një shkallë e lartë e interesit shoqëror shoqëron qëllimin e superioritetit.
marrë nga tiranapress