Inoformacione për tuberkulozin (TBC)
Kohët e fundit tuberkulozi (TBC) është kthyer përsëri. Gjithashtu ka variacione të reja të TBC-së që janë të vështira për t’u kuruar.Këtu janë disa nga pyetjet më të zakonshme rreth TBC-së. Në qoftë se do të keni më shumë pyetjeje pasi ta keni lexuar këtë njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrën Shëndetësore Lokale.
Nga se shkaktohet TBC-ja?
TBC-ja është shkaktuar nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit.
Cilat janë shënjat e para te TBC-së?
Shenjat e para të sëmundjes së TBC-së përfshijnë temperaturë të lartë djersitje gjatë natës, lodhje, humbje peshe, kollë e vazhdueshme dhe (ndonjëherë) nxjerrje gjak gjatë kollitjes.
Çfarë është testi për TBC-në?
Eshtë nje test i thjeshtë lëkure. Një test pozitiv do të thotë se personi është infektuar me TBC. Ka nevojë për më shumë teste për të parë në qoftë se një person ka sëmundjen e TBC-së.
Çfarë është ndryshimi midis infeksionit të tuberkulozit dhe sëmundjës së tuberkulozit?
Njerëzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv për TBC në lëkurën e tyre, por ato nuk janë të sëmurë dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve. Vetëm njerëzit e sëmurë me TBC mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve.
Kush e merr TBC-në?
Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:
-
njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
-
njerëzve me sëmundjen e TBC-së
-
të varfërit
-
të pastrehët
-
njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
-
ata që jetojnë nëpër azile
-
personat e burgosur
-
alkolikët dhe ata që përdorin drogë
-
njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat
-
dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
-
njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)
Njerëzit me HIV janë në rrezik po të marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit është i dobësuar, duke i lënë ata të paaftë për t’i rezistuar sëmundjes. Të gjithë njerëzit që kanë rrezik të marrin TBC-në duhet të testohen. Testi mund të bëhet nëpërmjet doktorëve ose qendrave lokale shëndetësore.
Si përhapet Tuberkulozi?
TBC-ja përhapet në ajër. TBC-ja shkon në ajër kur një person që ka sëmundjen e TBC-së kollitet, teshtin ose flet. Çdo njeri që është rreth e përqark ndonjë personi me sëmundjen e TBC-së mund të infektohet, por zakonisht kalojnë disa ditë nga kontakti i afërt. Ju nuk mund të merrni TBC kur prekni mobilje, enë apo gilindera që janë prekur nga personat që kanë sëmundjen e TBCsë.
Çfarë është trajtimi për TBC-në?
Doktorët mund ta ndalojnë një person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sëmundjes së TBC-së me anë të barnave që duhet të merren nga 6-12 muaj. Njerëzve me sëmundjen e TBC-së u jepen të paktën dy barna, gjithashtu për 6-12 muaj.
Si përmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund të jetë një sëmundje fatale. Por TBC-ja është pothuajse gjithmonë e shërueshme. TBC-ja zakonisht nuk është një kërcënim për jetën tuaj po të mos jeni në njërin nga grupet e rrezikshme. Megjithatë në qoftë se ju mendoni se jeni në rrezik ose keni ndonjë shkak për t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrën shëndetësore lokale.
_______________
referenca:
qëndra kundër tuberkulozit, new york