Trajtimi gjenetik i sëmundjes së parkinsonit ka kohë që ka zgjuar shpresat e shumë pacientëve dhe mjekëve. Por sa i efektshëm është ky trajtim dhe a ekzistojnë mënmyra të tjera trajtimi?
Një nga personalitet e njohura, të prekura nga parkinsoni ka qënë edhe Papa Gjon Pali i Dytë. Vitet e fundit sëmundja e parkinsonit e kishte dobësuar dukshëm Papën, i cili gjithashtu vuante edhe nga sëmundje të tjera, përfshi pasojat e atentatit të disa dekadave më parë. Papa Gjon Pali ishte shumë aktiv dhe një nga papët që ka udhëtuar më shumë. Por gjatë viteve të fudnit të jetës së tij, sëmundja e parkinsonit e bëri atë shëndetlig.
Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave të trurit që prodhojnë një kimikat që quhet dopaminë. Pa dopaminë të mjaftueshme, pjesë të trurit bëhen tejmase aktive dhe i sëmuri humbet kontrollin dhe dhe muskujt humbasin elesticitetin. Trajtimi më i efektshëm i parkinsonit është një ilaç i dalë në skenë 30 vjet më parë.
Doktor Mark West i universitetit Rutxhers thotë se ky ilaç është L-Dopa, të cilin truri e shndrron në dopaminë, duke bërë që një pjesë e domaninës së humbur të zëvëndësohet. Por mjekët thonë se L-Dopa është vetëm një lehtësuese e simptomave dhe për disa pacientë efektet e saj janë të përkohëshme.
Ndërsa një trajtim kirugjik i quajtur Stimulimi i Thellë i Trurit mund të trajtojë simptomat tek shumë pacientë. Sinjale të vogla dërgohen nga një stimulues nëpërmjet elektrodave të lidhura me trurin. Ky lloj trajtimi kirurgjik ul veprimtarinë e trurit në nivelin normal, por ka edhe disa të meta.
Doktor Majkëll Kaplit i universitetit Kornell thotë se sa herë që një objekt i huaj, në këtë rast elektrodat, vendoset në trup, ekziston rreziku i infeksionit, gjithashtu një herë në disa vjet nevojitet ndrimi i baterive, si dhe aparati mund të prishet ose të ketë defekt.
Kohët e fundit, 55 vjeçari Nathan Klein i prekur nga Parkinsoni u bë pacienti i parë që iu nënshtrua terapise gjenetike. Kirurgët injektuan miliarda viruse të një gjeni që ndihmon prodhimin e një substance kimike që ndihmon në normalizimin e veprimtarisë së trurit.
Doktor Kaplit thotë se duke injektuar gjenin, qelizat mund të fillojë prodhimin e substancës së nevojëshme. Shkencëtarët shpresojnë se terapia gjenetike do të ofrojë një trajtim më të mirë për personat e prekur nga parkinsoni, duke hapur rrugën për shërimin e tyre të plotë.
____________
marrë nga voice of america