Ballina / Aktualitet / News / Numër i madh vetëvrasjesh me armë zjarri

Numër i madh vetëvrasjesh me armë zjarri

Në Zvicër çdo ditë vetëvritet një njeri me armë zjarri. Po të kishte rregulla më ashpra të zotërimit të armëve, numri tyre mund të ulej.

Këtë e tregon një studim i Universitetit të Cyrihut lidhur me armët e zjarrit dhe vetëvrasjet. Disponimi i armëve të zjarrit ka një ndikim direkt në dendurinë e vetëvrasjeve me armë zjarri, shkruhet në një njoftim të Universitetit të Cyrihut. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në numrin aktual të revistës profesionale "American Journal of Public Health".

Për shkak të legjislacionit të tyre liberal, vende si Zvicra dhe SHBA gjenden në majë të listës së rangimit. Sipas studimit, ndryshimet në disponimin e armëve të zjarrit, si psh. në ligjet ose në rregullat më restriktive, ndikojnë direkt në numrin e përgjithshëm të vetëvrasjeve.

Në Kanada, si pasojë e masava të tilla përkatëse, zotërimi i armëve që nga vitet 80 është ulur nga 31 në 19 për qind, dhe për pasojë, vetëvrasjet me armë zjarri janë ulur nga 32 në 19 për qind. Në Australi zotërimi i armëve u ulë nga 20 në 10 për qind, ndërsa numri i vetëvrasjeve me armë zjarri nga 30 në 19 për qind.

Në gjysmën e rasteve të involvuara armët nga ushtria

Ne po këtë hark kohor, në Zvicër pjesëmarja e vetëvrasjeve me armë zjarri u shtua nga 23 në 27 përqind, thuhet në njoftim. Siç sqaron autori i studimit, Vladeta Ajdacic-Gross, në rreth gjysmën e rasteve ishin të involvuara armët nga ushtria.

Armët e zjarrit luajnë një rol të rëndësishëm sidomos tek vetëvrasjet impulsive ose nën ndikimin e alkoolit. Ato mundësojnë që të gjejë më shpejt zbatim impulsi i veprimit.

Sipas autorit të studimit, në Zvicër, një vend me shkallë të lartë vetëvrasjesh, ekziston nevoja e intervenimit. Sa i përket armëve të zjarrrit, mund të përfytyrohen masa të tilla si regjistrimi i armëve, ndalesa e armëve të veçanta, mosha minimale e zotërimit ose afatet e pritjes me rastin e blerjes së armës.

 

__________________

marrë nga sncweb.ch

Të tjera

Trajtimi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *