Kohët e fundit, shkencëtarët kanë veçuar një gjen tek minjtë, i cili mund të kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkoholit. Shkencëtarët shpresojnë se këto studime mund t’i bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkoholit tek njerëzit.
Një mbrëmje në qytet, duke pirë me miqtë mund të jetë diçka e bukur, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi të mëdhe i pijeve bën që truri t’u përshtatet efekteve të alkoholit, apo etanolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit të njerëzve që e pijnë rregullisht alkoholin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë alkoholin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut: “Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkohol.” Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkoholit dhe mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së organizmit. Gjatë konsumimit të alkoholit, gjeni i quajtur TPA, ndihmon në krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit të quajtur Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin TPA. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund t’i ndihmojë njerëzit. “Ideja do të ishte se në se një person ka abuzuar vazhdimisht me alkololin, që përmban etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkoholit tek truri i njeriut.
____________
marrë nga voice of america