Ballina / Aktualitet / News / Miqësia e ngushtë në rënie

Miqësia e ngushtë në rënie

“Në se rrethi juaj shoqëror është zvogëluar, për këtë mos u shqetësoni. Ju nuk jeni vetëm”. Kështu thuhet në studimin e kryer nga një grup sociologësh amerikanë.

 

Sipas studimit, numri i miqësive të ngushta mes amerikanëve ka rënë 33 përqind gjatë dy dekadave të fundit. Pra, çdo person ka tani një shok, shoqe, apo mik të ngushtë më pak sesa më parë. Ndërsa numri i atyre që thanë se nuk kishin asnjë shok a shoqe të ngushtë për të folur rreth gjërave të rendësishme apo për të qarë hallet, u dyfishua.

 

Por studimi ka edhe një anë positive. Në të thuhet se ndryshe nga 20 vjet më pare, sot shumë amerikanë thonë se njerëzit më të besueshëm për ta janë bashkëshortët ose partnerët e tyre.

 

Ekspertët thonë se pakësimi i miqësive të ngushta mes amerikanëve duket se shkaktohet nga ndryshimet në shoqëri. Njerëzit sot punojnë më shumë orë në ditë dhe përdorin më shpesh teknologjinë kompjuterike si përshembull postën elektronike për të komunikuar me njëri tjetrin.

 

Në studim thuhet se mungesa e një rrethi të ngushtë shoqëror mund ta bëjë njeriun të ndjehet i vetmuar dhe mund të afektojë shëndetin mendor e fizik duke ndikuar  në rritjen e tensionit të gjakut e shtimin e depresionit.

 

________________

marrë nga voice of america

Të tjera

Trajtimi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *