Ballina / Aktualitet / News / Mashkulli dhe femra, ndryshimi tek nje gjen

Mashkulli dhe femra, ndryshimi tek nje gjen

Çfarë përkufizon specifikën e gjinive? Përgjigien e jep një studim i bërë nga një grup shkencëtarsh në Universitetin e Masaçusetit.

Një gjen unik që ndërhyn në zhvillimin e trurit. Gjatë muajve të parë të jetës tek njeriu numri i qelizave në tru është i njëjtë, si tek meshkujt dhe tek femrat, por me futjen në lojë të hormoneve seksuale, si testosterone, truri i mashkullit dhe i femrës pëson ndryshime të dukshme. Truri i mashkullit zhvillohet më shumë në një zonë, ndërsa tek femra në një zonë tjetër, për të sjellë më pas ndryshimet mes dy sekseve. Kjo shpjegojnë shkencëtarët, ka të bëjë me një proces që quhet “hara-kiri i neoroneve” (vetvrasja e neuroneve).

“Gjatë zhvillimit të sistemit nervor, vërehet fillimisht prodhimi i qelizave nervore të njëjta, për të dyja sekset, të cilat me kalimin e kohës vetvriten. Mendohet se 20 deri 80 për qind e neuroneve që kanë lindur vdesin.”-thekson Nancy Forger, i cili ka udhëhequr grupin e studimit. Përgjegjës për këtë zhvillim bëhet testosteroni i cili bëhet shkak për këto vdekje tashmë të programuara. Me fjalë të tjera, hormonet shtyjnë vetvrasjen e neuroneve në pjesë të caktuara të trurit. Proteina Bcl-2 që tenton të mbajë gjallë jetën e qelizave Bax, udhëheq vetshkatërrimin e tyre në sistemin e trurit, duke sjellë edhe hapin e madh që bën diferencimin e mes dy sekseve.

 

marrë nga shekulli online

Të tjera

Trajtimi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *