Çfarë roli luajnë reklamat kushtuar këtyre ilaçeve dhe sa ndikohet mjeku për të mbushur recetën për ilaçe të tilla. Mjekja Denis Nishio thotë se reklamat e ilaçeve në radio apo televizion afektojnë pacientët e saj. Shpesh pacientët shkojnë tek ajo dhe i kërkojnë recetë për një lloj ilaçi që kanë parë të reklamohet në televizion.
Për të parë se çfarë ndikimi kjo reklamë ka tek mjekët, doktor Richard Kravic pranë qëndrës mjeksëore të universitetit të Kalifornisë , përdori aktorë që ishin përgatitur për të treguar shenja të shkallës së rëndë të sëmundjes së depresionit, që kërkon ilaçe, dhe shenja të një shkalle më të lehtë të sëmundjes që rrallë kërkon marrjen e ilaçeve.
Aktorë të ndryshëm që luanin këto role shkuan tek mjeku dhe bënë 3 kërkesa të ndryshme. Ata kërkuan një ilaç të njohur kundër depresionit që ata kishin parë në televizion, ose pa përmendur fare reklamën, kërkuan llojin e ilaçit. Mjekët duket se ishin të gatshëm për të dhënë recetën me ilaçin e kërkuar nga pacienti.
Gjatë studimit, doktor Kravic thotë se u vu re një numër i madh mjekësh që jepnin ilaçe të kërkuara nga pacientët që reklamën e ilaçit e kishin parë në televizion. Por rezultatet e studimit tregojnë se ndërsa pacientët që vuanin nga një depresion i rëndë përfitonin nga këto ilaçe, pacientët me gjendje të lehtë depresioni, shkonin tek mjeku, kërkonin dhe merrnin ilaçe, megjithëse mjekët e dinin se gjendja e këtyre pacientëve nuk kishte nevojë për ilaçe të tilla.
Aktorët që luajtën role pacientësh gjatë studit vizituan 152 klinika. Mjekët ishin paralajmëruar për vizitat e tyre, por nuk u ishte thënë koha e saktë e vizitës ose cilët pacientë ishin aktorë.
______________
marrë nga voice of america