Efekti Mozart, përse muzika i bën mirë trurit ?
Nuk është e nevojshme të jetë Mozarti ose Verdi, mjafton edhe një tingull i vetëm, për të sjellë në humor trurin tonë. Sipas një studimi, psikologët e Universitetit të Torontos, pohojnë se stimuli dëgjimor, kur përceptohet i pranueshëm për trurin, ndihmon në mirëqenien e shëndetit, veçanërisht të trurit. Psikologu kanadez Glenn Schnellenberg, pranon se muzika ka një efekt mirëbërës dhe potencial në kapacitetet intelektive. Bëhet fjalë për “efektin Mozart”, sipas të cilit simfonitë e kompozuara nga gjeniu austriak dhe jo vetëm ato që ka krijuar ai, përmirësojnë gjendjen mendore tek të sëmurët e prekur nga Alzheimer. Por nuk bëhet fjalë vetëm për efektin Mozart, pasi edhe kur është dëgjuar muzika e Blur, është përfituar i njëjti, efekt, pra muzika në përgjithësi, e nxitur nga një dëgjueshmëri e këndshme, përfiton të mira për shëndetin e trurit. Ky kërkim shkencor nxjerr në dukje faktin se aktivitetet jashtëshkollore, veçanërisht teatri, i cili shërben si kurë për mjekimin fëmijëve që janë të turpshë në shoqëri.
_____________
marrë nga sheukulli online