thuhet në një studim të kohës së fundit.
Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar.
"Të bësh dashuri një herë ose dy herë në javë, do të thotë të sfidosh gripin," kështu thonë ekspertët amerikanë, duke theksuar se gjithçka duhet berë pa e tepruar. Studimi tregon se të bërit dashuri i bën mirë trupit dhe mendjes. Studimet tregojnë se erosi ka një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Madje, ai mund të jetë aq pozitiv sa mund të parandalojë edhe gripin. Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vënë re se seksi ndikon mjaft pozitivisht për mbajtjen në nivele të pranueshme të imunoglobinës, një antigjen që ndodhet në koracën e mukozës, i vendosur ne linjën e parë, që ka për qëllim mbrojtjen ndaj te ftohtit dhe gripit. Për të zbuluar efektet që ka seksi në nivelin e imunoglobinës, Karl Çarnetski nga Universiteti "Wilkes", si dhe kolegu i tij Frank Brenan kanë testuar jetën seksuale të 111 studentëve të grupmoshave 16-23 yjeç, duke monitoruar nivelin në rritje të imunoglobinës. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën e njohur "New Scientist", kanë treguar se studentët që kishin new jetë seksuale më të varfër në javë, kishin një rënie të nivelit të imunoglobinës, krahasuar me studentët që kryenin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Kliford Lovell, imunilog i Universitetit të Kalifornisë, shpjegon se personat që kanë një jetë aktive seksuale mund të jenë më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve. "Sistemi imunitar nxit në mënyrë natyrale prodhimin e cilësinë e imunoglobinës në rast se një person kryen marrëdhënie të shpeshta seksuale", thekson Lovell. Mbi të gjitha, studimi tregon se në rast se marrëdhëniet seksuale janë të tepruara gjatë periudhës dimërore, ato mund te bëhen shkak për probleme anësore shëndetësore dhe kjo vjen për shkak të rrirjes së paparashikueshme të nivelit të imunoglobinës, moment ky ende i pashpjeguar. Sipas Karl Çarnetskit, studentët që kryejnë më shumë marredhënie seksuale mund të gjenden përballë problemeve psikologjike siç janë ankthi dhe stresi, faktorë që ndikojnë ne uljen e nivelit të imunoglobinës.
_____________
marrë nga agimi.com