Ballina / Aktualitet / News / Alcajmeri

Alcajmeri

Alcajmeri është një sëmundje e pashërueshme, megjithatë, shkencëtarët thonë se një ilaç i ri mund të ngadalësojë procesin e përparimit të saj.

Alcajmeri është sëmundje nga e cila vuajnë rreth 4 milionë amerikanë. Sëmundja quhet progresive pasi gjendja e pacientit shkon gjithnjë duke u keqësuar, pra është sëmundja ajo që përparon. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, humbasin kujtesën dhe aftësinë për të komunikuar, dhe për të kryer veprimtaritë e përditëshme ata kanë nevojë të madhe për ndihmë profesionale dhe familjare.

74 vjeçarja Fransis Richmond vuan nga alcajmeri. Ajo harron ku i vendos gjërat dhe e ka të vështirë të mbaj mend emrat e njerëzve që takon.

Doktor Stiven Sallouej pranë spitalit Braun shpjegon gjendjen e pacientëve me këto simptoma. “Ata kanë problem me kujtesën afatshkurtër, pra nuk mbajnë mend atë që sapo kanë lexuar në gazetë, filmin që sapo e kanë parë, apo mesazhet telefonike.”

Tek shumë prej pacientëve me probleme të tilla kujtese, pas pak vjetësh Alcajmeri arrin shkallën e zhvillimit të plotë. Por një ilaç i ri i quajtur Aricept po ndihmon në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Aricepti ndihmon qelizat nevore në tru për të komunikuar më mirë mes njëratjetres. Ka pak kohë që Aricepti përdoret gjeresisht nga personat e prekur nga Alcajmeri.

Tek pacientët që vuajnë nga humbja e kujtesës afatshkurtër, pra tek ata ku sëmundja ende nuk ka arritur zhvillimin e saj të plotë, ilaçi Aricept u tregua i efektshëm, thotë doktor Ronald Petersen pranë klinikës Mejo. “Ky është demonstrimi i parë i aftësisë për të zmbrapsur simptomat e Alcajmerit. Tek shumica e personave që morrën pjesë në studim përparimi i Alcajmerit u ndal për një vit. Pra gjendja e pacientëve u bë e qëndrueshme”.

Në disa raste gjendja e të sëmurëve që morrën Aricept u bë e qëndrueshme për deri 3 vjet. Shkencëtarët thonë se tani që ekziston mënyra për ndaljen e pëparimit të sëmundjes, më shumë njerëz ka të ngjarë të shkojnë për analiza tek mjeku që në shenjat e parë të humbjes së kujtesës.

 

________________

marrë nga voice of america

Të tjera

Trajtimi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *