Ajo shkakton tërbim tek demat, tregon rrezik me anë të dritave të trafikut dhe ka të bëjë me humbjen e kontrollit, por në aktivitetet sportive ngjyra e kuqe duket se u jep atletëve meshkuj epërsinë konkurruese.
"Ne kemi treguar, veçanërisht në sportet konkuruese dhe sportet e rënda luftuese brenda Lojërave Olimpike, se ngjyra e kuqe duket se i jep një avantazh personave që e veshin atë", bëri të ditur në një intervistë Russel Hill, i Universitetit Durham në Angli. Hill dhe kolegu i tij Robert Barton zbuluan se nëse dy atletë janë njëlloj te aftë dhe të zotë, veshja e ngjyrës së kuqe mund të prishë ekuilibrin. Në shumë lloje kafshësh, e kuqja ka të bëjë shumë me nivelet e testosteronit. Ajo tregon vlerën e mashkullit, zotërimin dhe aftësinë konkuruese por nga studimi, i publikuar në revistën shkencore "Nature", mendohet të jetë e para që ekzaminohet për ndikimin e saj tek njerëzit. Sesa saktësisht e kuqja jep një avantazh konkurues është e panjohur, por Hill shprehet se mund të ndihmojë të krijojë një dallgë testosteroni në konkurentin që e vesh atë. "Në të njëjtën mënyrë ajo mund të shkaktojë ndrydhje mes kundërshtarëve. Të dy këto fenomene mund të ecin paralel", shtoi ai.
__________
marrë nga shekulli online