EXPRESVIZA PËR NË FERR “VETËVRASJA”
Nga Besnik Peci, Kosovë
Jeta është e bukur, duhet ta jetojmë. Sot në vitet e lirisë, në vitet kur njerëzit duhet të fillojnë jetë të re, sot kur kemi motiv të shtuar të punojmë për lirinë e plotë dhe pavarësinë e vendit, ajka e shtetit (rinia) kryen akte që s’falen, apo për të qenë më korrekt rinisë sonë nuk i plotësohen as kushtet elementare për jetë dhe si pasojë ata kryejnë aktin famëkeq, akt i cili jep “expresvizën” për në ferr.
Statistikat prej të cilave u shërbeva nga shërbimi policor i Kosovës, lidhur me fenomenin e vetëvrasjeve në Kosovë janë më se alarmuese, ndiej përgjegjësi morale të bëj sado pak në informimin e popullatës dhe të mundohemi të ndikojmë në zbutjen e këtij fenomeni makabër, i cili dita-ditës po e çon njerëzimin drejt e në ferr.
Është e frikshme të mendosh kah po shkon njeriu. Kur shikon statistikat që pohojnë se në Kosovë prej vitit 2000-2006 janë bërë 416 tentim vetëvrasjeje dhe kanë kryer aktin 337 persona, kur i shtohet kësaj mosha mesatare e personave që kryejnë aktin është 20 vjeçare, ky fenomen bëhet edhe më i tmerrshëm.
Pothuajse çdo ditë të re, posa merr dhe lexon shtypin ditor, kupton se një person bëri vetëvrasje. A thua pse e bëjnë këtë akt makabër për t’ia shkatërruar vetes jetën në këtë botë dhe në botën e amshueshme? A thua nga vjen ideja suicide? Cilët faktorë ndikojnë? Pse humb besimi në Zot? Pse këta individ ia mohojnë jetën vetes? Pse këta individ nuk e kuptojnë se për çfarë jemi dhe për çfarë s’jemi fajtorë në botë? Pse këta individ nuk vdesin si besimtarë të pastër, por bëjnë akte qyqare, akte që dërgojnë drejt në xhehenem?!
Posa ndalesh dhe mendon për pyetjet e lartpërmendura, në kokë rrokullisen shumë përgjigje. Mesatarisht shkalla e problemeve të shëndetit mendor në një popullatë arrin 20%, kjo statistikë vlen edhe për Kosovën, e cila vjen nga një periudhë e gjatë represioni dhe dhune, kjo shkallë mund të jetë edhe më e shtuar. Në Kosovën e pasluftës njerëzit po luftojnë me varfërinë si kurrë më parë, që nga Lufta e II Botërore (i referohemi Bankës Botërore), 15% e popullatës së Kosovës jeton në varfëri ekstreme. Duhet përmendur se lufta që shkoi na shkatërroi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme, andaj nuk është për t’u habitur kur hasim shpesh në shtyp se çlirimtaret e Kosovës janë individët që kryejnë aktin, kur e dimë se ata nga institucionet tona u fyen me paga qesharake, u nënvlerësuan dhe shkuan aq larg sa disa prej tyre edhe i përjashtuan nga puna, në vend që t’i kenë parasysh dhe t’ju ofrojnë shërbime konsultative duke e ditur se shumë prej tyre janë të sulmuar nga PTSD (stresi post traumatik).
Në fëmijëri rol kyç luajnë prindërit, për jetimët-kujdestarët e tyre, ata duhet t’i çmojnë dhe vlerësojnë fëmijët e tyre në mënyrë racionale, në të kundërtën edhe mbivlerësimi e aq më tepër nënvlerësimi sjellin zhvillim maladaptiv në vazhdimësi.
Tinejxherët po zgjedhin vdekjen
Nese udhëtojmë jashtë vendit dhe hulumtojmë vetëvrasjet kuptojmë se nuk është i vetmi dhe kryesori faktori ekonomik, i cili i shtynë njerëzit ta kryejnë aktin.
Tinejxherët nuk iu shmangen vuajtjeve as në vendet më të pasura të botës. Këto ditë mediumet japoneze janë të trishtuara nga njohuritë për tiranizmin masovik të fëmijëve, nga të cilët disa “shpëtojnë” duke bërë vetëvrasje, për çdo vit për shkak të tiranizmit vetëvriten me qindra fëmijë, duhet përmendur rastin e djaloshit 15 vjeçar,i cili kishte varur veten në kopsht, ku e kishte gjetur e ëma, në letrën lamtumirëse djaloshi kishte kërkuar falje nga prindërit që për dy vite radhazi ju kishte vjedhur 12500$ për shkak të kanosjeve që u vinin nga tiranët.
Psikologët në Japoni kanë tërhequr vërejtjen se vëmendja e madhe e mediumeve mund t’i nxisë tipat që t’i bashkëngjiten atyre që bëjnë vetëvrasje, se deri diku psikologët kanë të drejtë, ka treguar rasti i djaloshit 14 vjeçar, i cili ka bërë vetëvrasje në Yori, 50km nga Tokyo. Ai ka lënë porosinë: “Kohëve të fundit mediumet po merren shumë me vetëvrasjet, saqë më bën kureshtar ta kryej aktin dhe të kuptoj se ku shkoi pas vdekjes në parajsë apo në ferr”.
Një faktorë interesant e gjejmë edhe në Skandinavi, ku individ të ndryshëm për shkak të monotonisë së motit pa diell bëjnë vetëvrasje.
Puna e institucioneve kundër këtij fenomeni
Dështimi i prindërve në edukimin dhe adaptimin e fëmijëve të tyre në shoqëri, sjell probleme në vazhdimësi të jetës, kur i shtohet kësaj se fëmijëve në Kosovë iu mungon edhe përkujdesja e duhur institucionale, kjo dukuri vetëm sa shkon edhe rritet.
Çka po bëjnë institucionet tona për ta zhdukur, nëse jo zhdukur, për ta zbutur këtë fenomen të zi? Është obligim primar për shoqërinë që të kujdeset për mirëqenien mendore të popullatës së vet. Nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, por edhe ato pak shërbime që ekzistojnë, qeveria jonë ua ka minimizuar buxhetin në mënyrë drastike dhe në këtë mënyrë iu është ngushtuar fusha e operimit të plotë.
Në Kosovë
; duhen më shumë programe parandaluese, psiko-edukative që do të përfshinin individin, familjen, shkollën dhe tërë komunitetin.
Është mëkat që ka njerëz, të cilët më tepër do të humbasnin kohë për mbrojtjen e modelit të vjetër të shikimit të botës, se sa ta rregullojnë atë. Kohërat kanë ndryshuar, që t’u përshtatemi duhet të largohemi pjesërisht nga to.
Duhet kuptuar se konsulta psikologjike nuk sjell çrregullim mendor, ajo parandalon atë. A thua çka po ngjet me njerëzimin?! A mos është një paralajmërim nga i Lartmadhërishmi se njerëzit kanë dal pak nga rruga e tij, apo mos rastësisht njerëzimi ka filluar ta harrojë fjalën e mençur: “T’I RUAJT ZOTI MENDTË” ?
Ne do të mundohemi të gjurmojmë të pagjurmueshmen dhe ta sqarojmë të pasqarueshmen.
Tab. 1: Numri i vetëvrasjeve në qytetet e Kosovës prej vitit 2000-2006
Viti
Qyteti |
2000 |
2001 |
2002 |
2003 |
2004 |
2005 |
2006 |
Prishtinë |
10 |
14 |
10 |
25 |
11 |
10 |
5 |
Mitrovicë |
7 |
9 |
8 |
6 |
10 |
8 |
7 |
Pejë |
4 |
15 |
7 |
15 |
11 |
14 |
6 |
Prizren |
7 |
15 |
13 |
8 |
9 |
11 |
7 |
Ferizaj |
4 |
3 |
4 |
6 |
11 |
8 |
4 |
Gjilan |
1 |
3 |
6 |
7 |
11 |
2 |
4 |
Totali |
33 |
59 |
48 |
67 |
63 |
53 |
33 |
Tab. 2: Numri i tentim vetëvrasjeve në qytetet e Kosovës prej vitit 2000-2006
Viti
Qyteti |
2000 |
2001 |
2002 |
2003 |
2004 |
2005 |
2006 |
Prishtinë |
2 |
7 |
7 |
19 |
16 |
15 |
14 |
Mitrovicë |
0 |
2 |
6 |
5 |
4 |
6 |
7 |
Pejë |
1 |
8 |
9 |
9 |
24 |
29 |
28 |
Prizren |
0 |
4 |
7 |
11 |
16 |
13 |
25 |
Ferizaj |
0 |
1 |
3 |
10 |
4 |
9 |
8 |
Gjilan |
1 |
1 |
6 |
11 |
20 |
33 |
16 |
Totali |
4 |
23 |
38 |
65 |
84 |
105 |
98 |
Tab. 3: Grupmoshat e personave te vetëvrarë ne Kosovë prej vitit 2000-2006
Deri 14 vfeqar |
6 |
Prej 15-18 vjeqar |
33 |
Prej 19-26 vjeqar |
76 |
Prej 27-45 vjeqar |
125 |
Mbi 45 vjeqar |
45 |
E panjohur |
30 |
Totali |
356 |
Tab. 4: Grupmoshat e personave qe kanë bërë tentimvrasje në Kosovë prej vitit 2000-2006
Deri 14 vjeqar |
7 |
Prej 15-18 vjeqar |
61 |
Prej 19-26 vjeqar |
173 |
Prej 27-45 vjeqar |
131 |
Mbi 45 vjeqar |
36 |
E panjohur |
9 |
Totali |
417 |