Ballina / Aktualitet / News / Goditjet e Panikut

Goditjet e Panikut

Llahtaritë (goditjet e panikut) – si të luftohen ato?

Edhe vetë një ndalim i shkurtër para arkës kthehet në një "qëndrim mbi gjemba": njerëzit me difektin e ankthit shoqëror janë timidë të sëmurë. Mjekët shpesh u rekomandojnë atyre antidepresivë. Mirëpo a duhet bërë kjo medoemos?

Specialistët këtë e quajnë defekt të ankthit shoqëror. Të prekurit prej tij frigohen se do të dështojnë ose do të bëjnë ndonjë gjë të papëlqyer në prani të të tjerëve. Duke qenë se gjithnjë e më shumë tërhiqen në vetëvete, si rrjedhim mund të shfaqet depresioni.

"Një defekt i ankthit shoqëror tejkalon së tepërmi ankthin normal nga dritat e skenës", thotë Giovanni Carraro, psikiatër në Spitalin universitar të Zürich-ut. Një ndjenjë tendosjeje do të ishte e natyrshme. "Mirëpo disave u duket kjo gjë si paralajmërues i një katastrofe, si një dëshmi e paaftësisë së tyre." Krijohet kështu një rreth vicioz: sa më i madh të jetë ankthi i të prekurve, aq më shumë u shmangen ata situatave shoqërore – dhe aq më të pasigurt do të jenë në kontakte me të tjerët.

Një studim i ri para pak javësh e vërtetoi këtë zbulim. Hulumtuesit kishin vënë në provë preparatin antidepresiv Fluctine tek pacientët me difektin e ankthit social. Rezultatet më të rëndësishme ishin si më poshtë:

– Medikamenti nuk sjell asgjë më shumë se sa një terapi të sjelljes grupore. – Një kombinim i Fluctines me psikoterapinë nuk sjell përmirësime.

 

Megjithatë, këtë antidepresiv prodhuesit e ngrenë në qiell si një mjet magjik kundër difektit të ankthit social. Markus Heinrichs është psikolog dhe psikoterapeut. Në Universitetin e Zürich-ut ai drejton një studim të Fondit kombëtar për difektin e ankthit shoqëror, për të cilin ai kërkon të prekur të tjerë akoma. Firmat farmaceutike për vite të tëra kanë nënvlerësuar psikoterapinë, thotë ai. "Tani ata duhet ta pranojnë faktin se më në fund medikamentet nuk janë të efektshme."

 

Sapo ndërprehen barërat, simptomat rishfaqen

 

Pikërisht tek të rinjtë Heinrichs nuk e gjen me vend që t'u përshkruhen antidpresivë kundër fobive sociale: "Këto medikamente nuk ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes. Sapo ndërpriten, simptomat rishfaqen, kështuqë të prekurit duhet t'i marrin për gjithë jetën tabletat.

Për psikiatrin Carraro medikamentet nuk janë tabu. Nëse për shembull dikush, përveç difektit të ankthit shoqëror, vuan dhe nga një depresion i lartë, ose kërkon shprehimisht medikamente, ai edhe vetë do të rrëmbejë ndonjëherë bllokun e recetave. Mirëpo zgjidhja e parë për të do të ishte një terapi e sjelljes: "Në këtë mënyrë vetë pacienti do t'ia përshkruajë vetëvetes suksesin ".

 

Difekti i ankthit shoqëror: kundër tij mund të bëni si më poshtë:

– provoni që të viheni në situatat që ju shkaktojnë frikë. Përjetimet e suksesshme do të ndihmojnë në çmontimin e frikës.

– shmangiuni kafesë, kofeini ju bën të përshtatshëm për frikërat.

– po të vendosni për një psikoterapi: është e përshtatshme një terapi kognitive e sjelljes. Kjo rekomandohet si nga psikologët, ashtu dhe nga psikiatrit.

– terapinë tek psikiatri e merr përsipër shkalla bazë e arkës së sigurimit shëndetësor. Një psikolog, ndërkaq, kjo arkë e paguan vetëm po të jetë ai në bashkëpunim me një mjek. Përndryshe, shpenzimet duhet t'i marrë përsipër një sigurim plot

 ësues.

– psikanaliza nuk çmohet si terapia më e mirë.

– pyesni terapeutin nëse ka përvojë për sa i përket difektit të ankthit social.

– në shumë rajone ekzistojnë grupime të organizuara për vetëndihmim kundër fobive të frikës. Disa syresh janë të specializuara për difektet e ankthit shoqëror. 

– të prekurit këshillohen prej të prekurve

 

 

______________

marrë nga sncweb

Të tjera

Trajtimi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *